Shqiptari arrestohet në Itali pasi kapet me 200 kg marihuanë

Periskopi.com Lajme

Një shqiptar është arrestuar teksa kishte në automjet mbi 200 kilogramë marihuanë.

Makina ishte duke ecur pranë një autostrade në Bolonja kur patrulla e policisë vendosi ta ndalonte shoferin për kontroll.

Por, shqiptari në vend që të ndalonte iku me shpejtësi.

Kështu filloi ndjekja që çoi në kapjen maksimale të 208 kilogramëve marihuane të fshehur në automjet, shkruan Top Channel.

Vlera e saj në treg shkon 1 milionë dhe 200 mijë euro. Shqiptari 29 vjeçar ra në pranga pas një ndjekje që zgjati disa kilometra.