Rrëfimi nga Besia: Babai i 23 vjeçarës së vdekur thotë se vajzën mund t’ia ketë vrarë dikush

Periskopi.com Lajme

E marta kishte qenë dita e fundit e jetës për B.Osmanin, 23-vjeçaren nga fshati Besi, komuna e Prishtinës. Ajo u gjet e shtrirë në oborrin e shtëpisë mbrëmjen e 1 tetorit.

Në pjesën e kokës ka pasur një plumb, vrima e të cilit nuk ka qenë dalëse. Familja e saj nuk po beson se vajza iu vetëvra. Po thonë se dikush mund ta ketë mbytur atë. Express ju sjell rrëfimin nga Besia. Aty ku askush nuk po e di se çka ndodhi me fatin e B.Osmanit të ndjerë.

Me lot në sy po e pret kamionetën e Institutit të Mjekësisë Ligjore. Në të gjendet trupi i vajzës së tij të ndjerë, 23-vjeçarës, B.Osmani. Ajo në rrethana ende të paqarta ndërroi jetë mbrëmë në oborrin e shtëpisë së saj në fshatin Besi.

Si vajzë të qetë dhe të urtë po e përshkruajnë fqinjët 23-vjeçarën. Në trupin e saj, saktësisht ne regjionin e kokës iu gjet një plumb i cili dyshohet që u shkrep nga një armë. Por, si erdhi deri tek shkrepja e armës, ende nuk po e di askush.

Gazeta Express sot ka qëndruar në familjen e B.Osmanit të ndjerë. Ata po deklarojnë se nuk e dinë se si iu vdiq vajza. Babai i saj, i tha gazetës se nuk e di se çka ndodhi me vajzën e tij.

Megjithëkëtë, ai hedh dyshime se vajzën mund t’ia ketë vrarë dikush.

“Nuk po di asgjë. Qysh ka ardhë deri te kjo punë për besë nuk e di. Unë nuk po besojë që çika jem e ka vra vetën. Dikush i ka ba diçka”, i tha Gazetës, babai i së ndjerës.

E vajza e dytë e familjes Osmani nga Besia e Prishtinës, sipas familjes nuk kishte pasur probleme me askënd.

Ndërkaq fqinjët e tjerë të kësaj familjeje deklarojnë se nuk kanë asnjë lloj kontakti me familjen e së ndjerës. Ata thonë se familja Osmani është familje e mbyllët dhe se për arsye të ndryshme nuk kanë kontakte me ta.

“Nuk e dimë se çka ndodhi. Ne nuk endemi me këtë familje”, thonë fqinjët.

E ndërkaq, detaje për viktimën ka dhënë për Express sot gjatë ditës, mjeku kujdestar i QKUK’së i cili ka pranuar viktimën, doktori Sami Bajqinca.

“Mund t’ju konfirmoj se rreth orës 20:00 në Klinikën Emergjente të QKUK-së ka ardhë një paciente pa shenja jete. Në kokë viktima kishte pasur një plumb. Ekipet kujdestare të emergjencës e kanë konfirmuar vdekjen e saj”, ka thënë për Express mjeku kujdestar në QKUK.

E ndërkohë, Mjekësia Ligjore tashmë e ka kryer analizën e obduksionit në trupin e viktimës. Trupi i saj, i është dorëzuar familjes për ceremoninë mortore.

Me rastin tashmë është duke u marrë edhe prokuroria e shtetit. Këta të fundit kanë deklaruar se rastin po e hetojnë ende.

“Rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë, me urdhër të prokurorit viktima është dërguar në Institutin Mjekësor Ligjor për obduksion, dhe jemi në pritje të rezultateve”, kanë deklaruar nga Prokruoria.

Ndryshe, edhe Policia e Kosovës ka konfirmuar për Express se rasti ka ndodhur rreth orës 20:00 dhe se dyshimet e para janë se ajo është qëlluar me armë zjarri.

“Rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën se ekipi mjekësor në QKUK, ka konstatuar vdekjen e një personi (femër). Viktima sipas të dhënave fillestare, dyshohet se kishte marrë plagë nga arma e zjarrit”, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur se hetuesit policorë kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

Detaje nga tragjedia në fshatin Besi të Prishtinës ku humbi jetën një 23-vjeçare

Periskopi.com Lajme

Mbrëmë në fshatin Besi të Prishtinës ka ndërruar jetë në rrethana ende të pasqaruara një femër 23-vjeçare.

Ndërsa, sot në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës bashkë me ekipet tjera të Forenzikës dhe mjekoligjorët, për t’u marrë me rastin.

Sipas hetuesisë viktima ka një plumb në kokë.

“Prokuroria e Shtetit është duke i hetuar rrethanat e vdekjes së 23-vjeçares me inicialet B.O., nga fshati Besi i Komunës së Prishtinës. Viktima është gjetur e vdekur mbrëmë rreth orës 19 e 30, në oborrin e shtëpisë. Ajo është goditur me një plumb në kokë. Vrima ka qenë vetëm hyrëse dhe jo dalëse”, kanë thënë burime nga hetuesia për Gazetën Express.

Ndërkohë, mjeku kujdestar në QKUK që e ka pranuar rastin ka konfirmuar vdekjen e viktimës.

“Mund t’ju konfirmoj se rreth orës 20:00 në klinikën emergjente të QKUK-së ka ardhë një paciente pa shenja jete. Në kokë viktima kishte pasur një plumb. Ekipet kujdestare të emergjencës e kanë konfirmuar vdekjen e viktimës”, ka thënë mjeku kujdestar në QKUK.

Ndërsa, Gazeta Express mëson nga burime brenda institucioneve të drejtësisë se rasti po hetohet nën dyshimet për vrasje apo shtytje në vetëvrasje.

Vdiq 23-vjeçarja, e cila u godit nga makina javë më parë te Rruga B

Periskopi.com Lajme

Ka vdekur e aksidentuara e dytë në Rrugën B në Prishtinë në fund të muajit të kaluar.

Ajo është Florijeta Rugova, 23 vjeçe nga Istogu.

E ndjera ishte aksidentuar në Prishtinë në aksidentin ku kishte humbur jetën edhe 30 vjeçarja, Lendita Bardhi.

Florijeta ishte në repartin e intensivës në QKUK që nga dita e aksidentit, por që nuk ka arritur të mbijetoi.