Çka do të ndodh sot në Kosovë?

Periskopi.com Lajme

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot, 25 korrik 2019:

Fillojnë punimet për asfaltimin e rrugës që lidhë fshatrat Ujmirë dhe Qupevë të Klinës. (Vendtakimi te restorant “Gjahtari: në Rixhevë, ora 10:20)

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, do të marrin pjesë në ceremoninë e vënies së gurëthemelit të Shkollës “Dëshmorët e Kombit”. (Fshati Vraniq në Suharekë, ora 11:00)

Mbahet Kupa memoriale në not “Esmir Shala”. (Banjë e Malishevës, ora 10:00)

Mbahet panairi vjetor “E dua Kamenicën 2019”. (Sheshi “Metush Krasniqi” në Kamenicë, ora 11:00)

Lëvizja “FOL” mban konferencë, ku do të prezantohet Platforma e Krahasimit të Pasurisë së Zyrtarëve të Lartë Publikë nga viti 2010-2019. (Zyra e Lëvizjes “FOL”, ora 11:00)

Drejtoria e Inspektorateve në Prizren do të vazhdojë me ekzekutimin e vendimit për rrënimin e pjesës pa leje të objektit “Abi Çarshia”. (Prizren, ora 12:00)

Rinia Demokratike e PDK-së në Prishtinë zhvillon aktivitetin simbolik “3 Zall, 1 Cement”. (Rruga “Agim Ramadani”, prapa Teatrit Kombëtar, ora 12:00)

Inaugurohet ura në fshatin Smolicë të Gjakovës. (Ora 13:00) Inaugurohet rruga Dol – Lipovec në Gjakovë. (Ora 14:00)

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, do të marrin pjesë në ceremoninë e vënies së gurëthemelit të Shkollës “28 Nëntori”. (Fshati Dobërdelan në Suharekë, ora 15:00)

Inaugurohet rruga në fshatin Ramamat të Gjakovës. (Ora 15:00)

Inaugurohet rruga “Muharrem Domi” në Çabrat të Gjalovës. (Ora 16:00)

Mbahet edicioni i nëntë i Festivalit “Beerfest Kosova”. (Parkingu prapa Pallatit të Rinisë në Prishtinë, ora 17:00)