Çka do të ndodh sot në Kosovë?

Periskopi.com Lajme

Ngjarjet e paralajmëruara për sot, 28 qershor 2019: 

Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) organizon pritje në shenjë falënderimi për bashkëpunëtorët ndër vite, me rastin e 20-vjetorit të çlirimit. (Para objektit të OEK-ut, ora 10:00)

Mbahet ceremonia e ndërrimit të drejtorit të Ekipit Këshillues Ndërlidhës i NATO-s (NALT) në Ministrinë të Mbrojtjes. (Ndërtesa e Ministrisë së Mbrojtjes, ora 10:00)

Mbahet ngjarje përmbyllëse e projektit “Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut në Kosovë përmes shoqërisë civile aktive”. (Institucioni i Avokatit të Popullit në Kosovë, ora 10:00)

OAK mban konferencë me temë “Projekt Ligji i punës, të metat dhe përparësitë”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

CLARD dhe Qendra për Ndihmë Juridike e Institutit të Kosovës për Drejtësi mbajnë konferencë. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”  promovojnë botimin e librave  “Kujtesa e Kosovës”. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

Ambasadori i SHBA-së, Philip Kosnett, mban fjalim gjatë ceremonisë së diplomimit të Shkollës së Stafit dhe Komandës së Policisë (SPSC). (Hotel “Emerald”, ora 12:00)

Zhvillohet ndeshja finale e turneut preliminar për kualifikime në Ligën e Kampionëve ndërmjet KF Feronikeli – FC Santa Coloma. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 20:45)