Arrestohet grupi prej pesë personave të dyshuar, vjedhin 38 mijë euro

Periskopi.com Lajme

Policia në Ferizaj ka arrestuar një grup prej pesë personave pasi, ditë më parë ata kanë hyrë në shtëpinë e viktimës A.M. në fshatin Sazli të Ferizajt dhe nga aty kanë vjedhur 36.000 euro dhe stoli ari në vlerë 8.000 euro.

Sipas policisë, vjedhja kishte ndodhur më 3 nëntor. Hetuesit policor gjatë zhvillimit të procedurës hetimore, kanë siguruar prova të mjaftueshme lidhur me kryerjen e kësaj vepre penale.

|Të dyshuarit, A.XH. (m/sh/k 19 vjeç),  A.M. (m/sh/k  16 vjeç), I.M. (m/sh/k 30 vjeç ) , A.TH. (m/sh/k 24 vjeç) dhe A.TH. (f/sh/k/ 30 vjeçare,  më datën 03.11.2019,në bashkëveprim, me forcë kanë depërtuar në  shtëpinë e viktimës A.M. nga ku kanë vjedhur 36.000 euro dhe stoli ari në vlerë 8.000 euro. Gjatë hetimeve është gjetur një sasi e të hollave të vjedhura ,të cilat i kishin ndarë mes veti, si dhe të dyshuarit kanë pranuar se stolitë e arit i kanë shitur. Gjatë intervistimit dhe në prani të avokatëve mbrojtës, të dyshuarit kanë pranuar në tërësi veprën e kryer”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Ndaj katër të dyshuarve, në konsultim me prokurorin e shtetit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa ndaj të dyshuarit të mitur 24 orë.