5 femrat që kanë korrur sukses si menaxhere në botën e futbollit (FOTO)

Periskopi.com Sporti

Futbolli njihet botërisht si sporti i dominuar nga meshkujt, por femrat po ngjisin gjithnjë e më lart shkallët e karrierës, sidomos në sektorin e menaxhimit.

Më poshtë do t’u sjellim në vëmendje 5 raste kur femrat kanë marrë në duar aspektin menaxherial duke ia dalë mbanë:

1.Wanda Nara menaxhoi karrierën e bashkëshortit të saj këtë verë duke mbyllur me sukses rinovimin e tij me Interin. Ajo ka krijuar gjithashtu edhe kompaninë e saj të menaxhimit të futbollistëve.

Image result for Wanda Nara

2. Dinorah Santana, ish-bashkëshortja e Dani Alves, ka qenë agjentja e tij gjatë kohës që ata ishin të martuar, por ata vendosën që ajo të qëndronte e tille edhe pas ndarjes së tyre.

3. Ish-bashkëshortja e Dani Guiza, Nuria Bermudez, e cila arriti të mbyllte me sukses marrëveshjen me Fenerbaçen në vitin 2008. Ndryshe nga ish-gruaja e Alvesit, ajo nuk vazhdoi të ishte agjentja e tij pas ndarjes nga Guiza.

4. Natalia Simeone, po menaxhon karrierën e trajnerit të Atletiko Madrid-it, Diego Simeone.

5. Klaudia Vilafane, ish-bashkëshortja e Maradonës, ishte ndër të parat gra që nisi të përfshihej në menaxhimin e karrierës së futbollistëve. /Periskopi/