BE-ja dënon Google-in me një shumë marramendëse parash

Periskopi.com Tech & Auto

Gjiganti Google është dënuar me 4.34 miliardë euro (5 miliardë dollarë).

Komisioni Evropian ka thënë se kompania ka përdorur sistemin e vet mobil Android në mënyrë jashtëligjore për të siguruar dominancë në kërkimet e përgjithshme në internet, shkruan Periskopi.

Kompanisë së parë të Google, Alphabet, i janë dhënë 90 afat për të ndryshuar praktikat e saj biznesore ose do të përballet me dënime të reja.

Ky dënim është më i larti në histori kundër një kompanie si Google.

Kompania primare e Google, Alphabet, ka 103 miliardë dollarë rezerva, kështu që pagesa e dënimit nuk shihet si problem i madh.

Megjithatë, kompania me bazë në Kaliforni mund të vendos që ta sfidojë vendimin. /Periskopi/