As pas katër ditësh kërkim, ende nuk u gjet 55-vjeçari i zhdukur në Batllavë

Periskopi.com Lajme

U bënë katër ditë që një 55-vjeçar me inicialet Sh.Sh., nga Obiliqi është zhdukur në Liqenin e Batllavës.

Ndërkaq edhe sot ekipet e FSK-së, vazhdojnë kërkimin për gjetjen e tij. Rasti ka ndodhur gjatë ditës së diel, rreth orës 15:30.

Familjarët e 55-vjeçarit, kanë thënë se të dielën ata kishin shkuar për pushim në Batllavë.

Sipas tyre, Sh.Sh., së bashku me disa persona të tjerë të familjes kishin dalë me dy varka në liqe.

Ata ishin futur në ujë për t’u freskuar, dhe pas një kohe kur po notonin, papritur ishte zhdukur 55-vjeçari.

“Babai ka ditur të notojë shumë mirë, madje të gjithëve na ka mësuar të notojmë kur ishim të vegjël”, ka thënë njëri nga fëmijët e tij për Telegrafin.

Edhe pse pjesëtarët e Kompanisë së Kërkim- Shpëtimit në Ujëra të Forcës së Sigurisë të Kosovës ( FSK ), që nga dita e parë janë duke kërkuar për gjetjen e tij, familjarët kërkojnë që të rriten kapacitetet e kërkimit.

“Po, ne e dimë që FSK, me kapacitetet që ka është duke kërkuar vazhdimisht për gjetjen e babit tonë, por u bënë katër dite dhe ne po shpresojmë që të rriten kapacitetet e kërkimit edhe nga të tjerët që e  njohin këtë punë”, kanë thënë nga FSK-ja.

Familjarët falënderojnë të gjithë personat, ekipet e ndryshme të cilët po ndihmojnë në këtë proces për gjetjen e tij.

Dyshohet se një person është fundosur në Batllavë

Periskopi.com Lajme

Një person dyshohet se është fundosur para rreth një ore në liqenin e Batllavës, raporton Periskopi.

Lajmin e ka konfirmuar për Periskopin  zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin  e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth ores 16:00 kemi pranuar nje informacion se nje person dyshohet te jete fundosur ne liqenin e Batllaves. Ekipet policore jane ne vendin e ngjarjes”, tha ajo.

Ahmeti nuk dha detaje të tjera për rastin duke shtuar se për gjithçka do të njoftojnë me kohë./Periskopi