Arrestohen 6 persona, pasi falsifikuan dokumentet e Ministrisë së Infrastrukturës

Periskopi.com Lajme

Tre shtetas të Kosovës dhe tre të Shqipërisë janë arrestuar në pikë kalimin kufitar Vermicë, nën dyshimin se kanë falsifikuar dokumentet e lëshuar nga Ministria e Infrastrukturës, për qëllim të përfitimit personal.

Sipas Policisë, dëshmitë janë mbledhur dhe me vendim të prokurorit rasti do të hetohet në procedurë të rregullt.

Lëndohen gjashtë persona në një aksident në rrugën Mitrovicë – Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar të ketë ndodhur në pasditen e sotme në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.

Aksidentin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i cili ka theksuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë te segmenti rrugor në fshatin Shupkovc.

“Të përfshira në aksident janë dy vetura civile, ku si pasojë lëndime kanë pësuar gjashtë persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë. Nga hetimet e bëra në vendin e ngjarjes, shkaktar i aksidentit dyshohet të jetë mos mbajtja e distancës”, thotë Zahiti.