6 të arrestuar, një person përfundon në spital pas përleshjes në BeerFest në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Një përleshje ka ndodhur në mes disa personave në festivalin e Birrës, BeerFest.

Për shkak të kësaj përleshje policia ka arrestuar gjashtë persona kurse një për shkak të plagëve të marra është dërguar në emergjenc, kanë treguar burimet e Indeksonline.

Përkundër këtij incidenti festivali i birrës po vazhdon të mbahet, ku i ftuar për të performuar është Alban Skenderaj.

BeerFest ka filluar gjatë ditës së sotme.