Vetëvritet 60 vjeçarja në veri të Mitrovicës

Periskopi.com Lajme

Një grua e moshës mbi 60 vjeçare, i ka dhënë fund jetës, duke kërcyer nga ballkoni i banesës, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 9;00 afër banesave të ashtuquajtura ‘Kombet e Bashkuara’ në veri të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress edhe zëvendës drejtori i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti.

“Policia është njoftuar për një trup të pajetë sot rreth orës 9:10, ndërsa njësitet e policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti”, ka thënë Hoti.

Ai nuk ka dhënë detaje shtesë, për të cilat tha se do t’i bëjë të ditura sapo të përfundojnë të gjitha procedurat.