Presidenti Thaçi kujton Enver Zymberin: Rënia e tij rrënoi ambiciet e Serbisë për krijimin e një Republike Serbe në Veri

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kujtoi Enver Zymberin, policin i cili ra në krye të detyrës 8 vite më parë.

Thaçi tha se rënia e tij në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës i rrënoi njëherë e përgjithmonë ambiciet e Serbisë për krijimin e një Republike Serbe në veriun e vendit.

“U bënë 8 vjet nga rënia heroike në krye të detyrës e heroit Enver Zymeri. Rënia e tij në mbrojtje të sovranitetit të Republikës së Kosovës i rrënoi njëherë e përgjithmonë ambiciet e Serbisë për krijimin e një Republike Serbe në veriun e vendit tonë. Përkulemi para veprës heroike të Enver Zymerit – heroit të Kosovës së lirë!”, deklaroi Thaçi.