‘A flejmë më pak a më shumë’ pas dorëheqjes së Haradinajt? Tregon Ilir Meta

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar pas dorëheqjes së Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, raporton Periskopi.

Duke qenë se kjo dorëheqje ka ngjallur debat në të gjitha anët sidomos pasi u bë për shkak të ftesës që Haradinaj ka pranuar nga Gjykata Speciale, në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.

Ajo që bije në sy është shprehja “e famshme” e kosovarëve, të cilën Meta e ka përdorur në shkrimin e tij.

“Nga sot të gjithë duhet të flemë më pak”, shkruan ai.

Ndërsa shprehja “A duhet të flejmë tash më pak a më shumë” mund të konsiderohet si “virale” në Kosovë.

Kjo pasi përdoret në formë shakaje për gjithçka që ndodh.

Kjo shprehje lidhjet me ndërrimin e orës, por që në formë shakaje e përdorin për ngjarje të ndryshme. /Periskopi

Më poshtë mund ta lexoni të plotë postimin e Metës në facebook: