Kompletohet transferimi i bujshëm i Man Unitedit – këto janë fjalët e para të lojtarit 55 milionësh

Periskopi.com Sporti

Aaron Wan-Bissaka është shprehur shumë i lumtur me transferimin e tij te Manchester United nga Crystal Palace.

Ai ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare, derisa kartoni i tij i plotë ka kushtuar 55 milionë euro, transmeton Periskopi.

Në intervistën e parë për United TV, Wan-Bissaka tregoi gëzimin e të qenurit lojtar i Manchesterit.

“Është ndjenjë e papërshkrueshme, nder ta quaj vetën lojtar i Manchester United, diçka që vetëm disa lojtarë kanë privilegjin ta bëjnë”, u shpreh ai.

“S’mund të pres për t’i integruar në skuadër. Do të kem tani pushim të shkurt pas aventurës në Kampionatin Evropian, por mezi pres t’i nisë stërvitjet me trajnerin dhe shokët e mi të ri në parasezon”. /Periskopi.com/

Tre lojtarët që Man United dëshiron t’i transferojë pas Aaron Wan-Bissakas

Periskopi.com Sporti

Manchester United më në fund ka arritur marrëveshje me Crystal Palacen për transferimin e mbrojtësit të majtë Aaron Wan-Bissaka.

21-vjeçari pritet t’u nënshtrohet testeve mjekësore para se të kompletojë transferimin 55 milionësh në “Old Trafford”, transmeton Periskopi.

Wan-Bissaka pritet të nënshkruajë kontratë afatgjate me një pagë javore prej afër 85,000 eurove.

England Media Access in Guimaraes

Sidoqoftë, United ia ka vënë syrin edhe tri transferimeve të tjera këtë afat kalimtar, sipas “Evening Standard”.

Dhe emri i parë është mbrojtësi i Leicester Cityt, Harry Maguire.

I riu i Newcastle, Sean Longstaff është tjetri, ndërsa Bruno Fernandes i Sporting CP është i treti. /Periskopi.com/

Arrihet marrëveshja 55 milionëshe – ky do të jetë transferimi i bujshëm i Man Unitedit

Periskopi.com Sporti

Manchester United ka arritur marrëveshje me Crystal Palace për transferimin e mbrojtësit të djathtë, Aaron Wan-Bissaka për 55 milionë euro.

Kjo sipas gazetarit të “BBC Sport’s”, David Ornstein, i cili potencon se Wan-Bissaka pritet të udhëtojë drejt veriut për t’iu nënshtruar testeve mjekësore, transmeton Periskopi.

Ai gjithashtu pritet të nënshkruajë kontratë afatgjate me Unitedin, sipas të cilës do të marrë një pagë javore prej 90,000 eurove – rritje e madhe nga 13,000 eurot sa fiton tani në javë në “Selhurst Park”.

Transferimi i Wan-Bissakas është një hap në drejtimin e duhur për Unitedin, klub i cili ka stagnuar në vitet e fundit sidomos në repartin e mbrojtjes. /Periskopi.com/

Arrihet marrëveshje rekorde – Man United bën goditjen e madhe në Premier League

Periskopi.com Sporti

Manchester United ka arritur marrëveshje 61 milionëshe me Crystal Palacen për transferimin e Aaron Wan-Bissaka.

Anglezi do të bëhet mbrojtësi i krahut më i shtrenjti në histori të futbollit kur ta kompletojë zyrtarisht transferimin, transmeton Periskopi.

Aaron Wan-Bissaka is closing in on a move to Man Utd

United kishte bërë disa oferta që ishin refuzuar nga “Shqiponjat”, por më në fund është arritur akordi, të paktën sipas gazetarit Duncan Castles.

Kjo shumë e parakalon atë që Man City e kishte shpenzuar për Benjamin Mendyn, kur e kishte transferuar atë për 57.5 milionë euro para dy afateve kalimtare.

Ole Gunnar Solskjaer ka qenë në kërkim të një mbrojtësi të krahut për një kohë të gjatë. /Periskopi.com/

Wan-Bissaka in action