Vetura luksoze e babait të Adnan Januzajt që kushton mbi 100 mijë euro në Istog

Periskopi.com Sporti

Abedin Januzaj po kalon pushimet në Kosovë.

Babai i Adnanit ndodhet në Istog pranë familjes e miqve të tij, transmeton Periskopi.

Në pushimet e verës, Abedini ka ardhur në Kosovë me një veturë tejet luksoze, e tipit Porche GTS Cayenne, që vlerësohet të kushtojë rreth 103 mijë euro.

Një muaj më parë në Kosovë ishte edhe djali i tij, futbollisti i njohur, Adnan Januzaj.

Djaloshi nga Lubozhda e Istogut është rikthyer në Spanjë ku këtë vikend fillon La Liga dhe pritet një edicion plot shpresë me Real Sociedadin. /Periskopi.com/

Përfshihet në debat me Abedin Januzajn edhe deputeti i PDK-së: Nuk deshët ta takonit Fadil Vokrrin (Foto)

Periskopi.com Sporti

Në një postim në Facebook, me përplot gabime drejtshkrimore, ka reaguar edhe deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, duke iu kundërvënë babait të Adnan Januzajt, Abedinit.

Haxhiu ndër tjerash, ka thënë se Abedin Januzaj nuk ka pranuar që djali i tij të takohej me legjendën e futbollit kosovar, Fadil Vokrrin, shkruan Periskopi.

“Abedin, ma mirë mos fol, pasi nuk pranove me bisedu me legjendën Fadil Vokrri, rri shijoje suksesin personal, jo nacional!” – ka shkruar ai.

Ndër tjerash, deputeti i PDK-së që ishte pjesë e FFK-së në të kaluarën, ka thënë se Federata e kishte bindur Edon Zhegrovën për të luajtur për Kosovën për vetëm 30 sekonda. Ai i ka mbrojtur edhe dy analistët Bylbyl Sokolin dhe Ismet Munishin, duke thënë që ata janë “profesora” për të. /Periskopi

 

Munishi sërish i reagon Januzajt: Ki honger sendviça të ftohtë ka Belgjika, kur kam luajtur unë në Champions League

Periskopi.com Sporti

Kohë më parë në konferencë për shtyp, Adnan Januzaj si pjesë e Kombëtares së Belgjikës kishte thënë se: “jam belg dhe ndihem belg”.

Për këtë deklaratë të tij, në Kosovë dhe Shqipëri kishin reaguar shumë analistë të sportit dhe gjithashtu njohës të futbollit sepes për shkak të tyre ai ka mohuar kombin e tij.

Për këto deklarata kishte reaguar babait i Adnan Januzaj, duke i ofenduar rëndë Ismet Munishin dhe Bylbyl Sokolin.

I kishte quajtur trajnerë amatera.

Ismet Munishi ka folur për këtë intervistë dhe për deklaratën e babait të Adnan Januzaj, Abedinin.

“Mua më vjen mirë që pas një kohe se Abedini është lajmruar. Patriot me diplomë nuk ka. Na e kemi dëgjuar këtu në studio Adnanin duke thënë se jam belg, mirëpo na duhet ta dëgjojmë Adanin. Neve këtu na njohin për futboll kush e njeh Abedinin për futboll”, ka thënë Munishi.

“Ai e ofendoi edhe profesorin  që ka jep shumë për futboll të Kosovës. Unë kam dhënë shumë për futboll. Mohimi i kombit nuk është gjë e mirë, askush nuk e mohon identitetin e tij”.

“Abedini ka hongër sendviça të ftohtë ka Belgjika. Kur unë kam luajtuar në Champions League, ai ende letrat nuk i ka pasur në Belgjikë”, ka thënë Munishi.

Munishi kishte folur më herët edhe për Periskopin për këtë çështje.

Munishi thotë që djali i tij nëse një ditë do të bëhet futbollist ai do ta zgjedh Kosovën dhe se golat do t’i festojë me shqiponjë.

“Mundem me qenë i papërgjegjshëm, por jam shumë krenar që jam shqiptar dhe djali im nëse bëhet futbollist, ai do të luajë vetëm për Kosovën dhe çdo gol do ta festojë me shqiponjë” ka thënë Munishi për Periskopin.

Ismet Munishi është trajner i Besës, derisa gjatë Botërorit po kryen punën e analistit.

Abedin djali yt nuk bëri asnjë gabim që zgjodhi Belgjikën, por ti të paktën mos na shit patriotizëm

Periskopi.com Sporti

Adnan Januzaj zgjodhi të luante për Belgjikën disa vite më parë dhe në fakt nuk bëri as ndonjë krim dhe as gabim.

Është vendi ku lindi dhe ku u formua si njeri dhe futbollist. Përtej dëshirës së madhe të shqiptarëve anembanë botës për ta parë me fanellën kuqezi, por pse jo më pas edhe me atë të Kosovës, ai bëri një zgjedhje që iu duk më e arsyeshmja. Nuk ishte tradhti, sepse fundja në Belgjikë lindi.

Nuk do të bënte ndonjë mëkat edhe po të kishte zgjedhur Shqipërinë. Përkundrazi, do respektonte rrënjët e tij dhe gjakun e të parëve, siç kanë bërë dhjetëra shqiptarë nga Kosova, si Cana, Basha, Mavraj, Berisha, T.Xhaka, Abrashi, Kukeli dhe shumë të tjerë. Por nuk e bëri. Nuk ka asgjë të keqe nëse Januzaj thotë se ndihet belg, sepse e theksojmë: aty ka lindur. Fundja as ai dhe as familja e vet nuk e kanë mohuar ndonjëherë origjinën e tyre. Por kur dëgjon babanë e lojtarit, Abedinin, që të thotë se nuk ka pasur asnjë interesim apo ftesë nga Shqipëria, atëherë ndryshon puna.

Jo se FSHF-ja nuk bën gafa me talentet, përkundrazi. Zakonisht federata jonë dhe zyrtarët e saj janë kujtuar e fundit për ndonjë xhevahir që spikat në klubet europiane, ose janë treguar fodullë deri në papërgjegjshmëri me disa lojtarë që kanë qenë në dilemë dhe që më pas kanë lënë gjurmë në skuadrën tonë kombëtare. Sa për ilustrim, mjafton të kujtohet koha kur Mavrajt i kërkonin të kthente pasaportën, apo kohën kur zyrtarët e FSHF ishin gati të vinin bast se nuk kishte asnjë shans që T.Xhaka, Kukeli, Abrashi dhe Basha të luanin me Shqipërinë sepse ata më parë kishin luajtur me ekipet e moshave të Zvicrës.

Por ja që falë kulturës së punës së De Biazit dhe këmbënguljes së tij, të gjitha ata sot janë pjesë e kombëtares. Por le të kthehemi tek Abedin Januzaj, i cili thotë se nuk ka pasur ansjë ftesë nga Shqipëria. Gënjeshtër. Pooo, ftesa mund të të ketë ardhur me vonesë, por Januzaj duhet zbresë nga retë dhe të shpjegojë nëse po gënjen tani, apo po gënjen kur vite më parë deklaronte se “nuk e pranonte Dukën si negociator”?!

Januzaj, Abedini pra, paturpësisht dhe në mënyrë aspak “profesionel” nuk denjoi t’i përgjigjej trajnerit të asaj kohe, Xhani De Biazi. Ky i fundit i pat nisur një mesazh në tre gjuhë (anglisht, frëngjisht dhe shqip) që të mund të linte një takim. Abedini, nuk denjoi as t’i kthente përgjigje, paçka se ajo mund të kishte qenë edhe negative. Prandaj Abedin mbaj shënim: djali yt nuk bëri asnjë gabim që zgjodhi Belgjikën, por ti të paktën mos na shit patriotizëm duke sharë Shqipërinë. Jo këtë herë. E dimë të gjithë se çfarë ndodhi.

ANALIZË E PANORAMA SPORT.

Munishi i kundërpërgjigjet babait të Januzajt: Djali im do të luaj veç për Kosovën dhe golat do t’i festojë me shqiponjë

Periskopi.com Sporti

Abedin Janzuaj ka kritikuar ashpër Ismet Munishin duke e cilësuar atë si trajner amater

Babai i Adnan Januzajt gjatë ditës ka dhënë një intervistë ku e ka cilësuar Ismet Munishin si një trajner amater, raporton Periskopi.

“Dy njerëz që unë nuk i kam njohur, madje as që e kam ditur se kush janë ata. Por kohëve të fundit më kanë ardhur informatat se kush janë ata të cilët ofendojnë Januzajn dhe familjen. Ky është një gjest shumë i vogël, nga ata njerëz që mendojnë për se janë profesionist. Këta janë, Ismet Munishi dhe Bylbyl Sokoli. Këta janë njerëz të papërgjeshëm, dalin në media dhe flasin të pavërteta. Unë dua vetëm t’ia sqaroj opinionit se Adnani nuk e ka mohuar dhe s’do ta mohoj kombin e tij. Nëse me këta persona kam diçka private, nuk e kam problem edhe të flas me ta. Këta kanë dështuar në karrierën profesionale futbollistike dhe si trajner. Prandaj merren me këto gjëra”, ka thënë Abedin Januzaj,” ka thënë Abedin Januzaj për ‘Lajm Tv’.

Ismet Munishi i njohur ndryshe edhe si baba i futbollit kosovar iu është kundërpërgjigjur babait të futbollistit të Belgjikës me anë të një prononcimi për Periskopin.

Munishi thotë që djali i tij nëse një ditë do të bëhet futbollist ai do ta zgjedh Kosovën dhe se golat do t’i festojë me shqiponjë.

“Mundem me qenë i papërgjegjshëm, por jam shumë krenar që jam shqiptar dhe djali im nëse bëhet futbollist, ai do të luajë vetëm për Kosovën dhe çdo gol do ta festojë me shqiponjë” ka thënë Munishi për Periskopin.

Ismet Munishi është trajner i Besës, derisa gjatë Botërorit po kryen punën e analistit. /Periskopi/

Babai i Januzajt: Munishi dhe Sokoli janë amatera, djali im s’e ka mohuar asnjëherë kombin e tij (Video)

Periskopi.com Sporti

Januzaj para disa dite kishte deklaruar se është dhe ndihet si belg, duke hedhur poshtë në njëfarë mënyre prejardhjen shqiptare.

Për televizionin “Lajm TV”, Abedini ka folur shumë gjëra duke përgënjeshtruar edhe intervistën e Januzajt.

“Nuk e kom pas dijeni deri tash vonë, kinse Januzaj e ka mohuar origjinën shqiptare. Por këtë gjë e kanë bërë njerëzit e pa papërgjeshëm dhe jo të mirë. Pasi kjo intervistë nuk ka pasur të bëjë për Kosovën”, ka thënë prindi i Adnanit.

Abedini gjithashtu ka kritikuar ashpër edhe analistët dhe trajnerët e njohur në Kosovë, Ismet Munishi dhe Bylbyl Sokoli.

“Dy njerëz që unë nuk i kam njohur, madje as që e kam ditur se kush janë ata. Por kohëve të fundit më kanë ardhur informatat se kush janë ata të cilët ofendojnë Januzajn dhe familjen. Ky është një gjest shumë i vogël, nga ata njerëz që mendojnë për se janë profesionist. Këta janë, Ismet Munishi dhe Bylbyl Sokoli. Këta janë njerëz të papërgjeshëm, dalin në media dhe flasin të pavërteta. Unë dua vetëm t’ia sqaroj opinionit se Adnani nuk e ka mohuar dhe s’do ta mohoj kombin e tij. Nëse me këta persona kam diçka private, nuk e kam problem edhe të flas me ta. Këta kanë dështuar në karrierën profesionale futbollistike dhe si trajner. Prandaj merren me këto gjëra”, ka thënë Abedin Januzaj.

Abedini flet edhe për golin e Januzajt që e shënoi ndaj Anglisë.

“Januzaj ka punuar shumë. Dhe me plotë meritë ai është ftuar nga trajneri i Belgjikës. Adnani është një lojtar shumë i disiplinuar dhe nuk lazdrohet shumë. Prandaj Belgjika e ka ftuar. Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e djalit tim”, ka shtuar Abedini.