Zëdhënësi i PDK-së: Albin, me hajna nuk ka shtet

Periskopi.com Lajme

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurtin për emërimin e shefit të stafit të tij, Luan Dalipi si dhe zëvendëskryeministrin Haki Abazi, të cilët vijnë nga shoqëria civile, e të cilët, sipas Bytyçit, kanë të kaluar dyshimtë dhe kanë keqpërdorur fonde të mëdha.

Bytyçi ia ka kujtuar kryeministrit Albin Kurti moton e Vetëvendosjes “Me hajna, me hajna, nuk ka shtet”.

Nëpërmjet një shkrimi në faqen e tij në Facebook, Bytyçi ka thënë se shefi i stafit të kryeministrit Kurti është dënuar edhe nga Gjykata për keqpërdorim të fondeve të shoqërisë civile, ndërsa Haki Abazi, siç shkruar Bytyçi, fondet që i menaxhonte nga fondacioni “Rockfeller” i shfrytëzone duke krijuar një rrjet klientelist me organizatat e shoqërisë civile të cilat nuk i përdorën për zhvillimin e Kosovës, por, për interesa dhe përfitime të ngushta personale.

Shkrimi i plotë i Avni Bytyçit:

Dje, Albini Kurti ka emëruar Shef stafi të Kryeministrisë, Luan Dalipin, sigurisht për shumë qytetarë një emër anonim, por jo i panjohur siç ka qenë emri i zv. kryeministrit Haki Abazi. Për ata të cilët nuk i njohin këta dy persona, më lejoni që si ish aktivist t’i përshkruaj këto “dy dele të zeza” të shoqërisë civile, të cilët vetëm një gjë e kanë të përbashkët- dyshimin që kanë qenë figurat më të inkriminuara të shoqërisë civile. Njëri është i dënuar për korrupsion nga gjykata themelore, e që më vonë për çudi është liruar nga Gjykata e Apelit. Ndërsa tjetri, si “kapo” i shoqërisë civile, fondet që i menaxhonte nga fondacioni “Rockfeller” i shfrytëzone duke krijuar një rrjet klientelist me organizatat e shoqërisë civile të cilat fondet e shumëta nuk i përdorën për zhvillimin e Kosovës, por, për interesa dhe përfitime të ngushta personale. Për këtë të fundit organizata Çohu nën udhëheqjen e Avni Zogianit, sot bashk-partiak i Haki Abazit kishte inicuar një kallëzim penal në Prokurorinë Speciale. Është çudi se si dy figurat më të errëta të shoqërisë civile, janë bashkuar në pozita udhëheqëse të Qeverisë Kurti. Siç duket, Albin Kurti përpos ndryshimit në qendrime e paska e harruar edhe moton politike: “Me hajna, me hajna nuk ka shtet”.

Nga sot nis numërimi prej 15 ditësh për Albin Kurtin. Çka ndodhë më pas?

Periskopi.com Lajme

Vetëvendosje sot ia ka dërguar presidentit Hashim Thaçi emrin e të nominuarit të kësaj partie për kryeministër, që është Albin Kurti. Presidenti, ditë më parë, tha se ai e ka të gatshme letrën e nënshkruar ku ka mandatuar Kurtin për kryeministër derisa i bënte thirrje këtij të fundit që ta merrte mandatin ose ta refuzonte atë.

Duke pasë parasysh që ende nuk ka një marrëveshje mes partive që janë në negociata për ta formuar bashkë Qeverinë, Vetëvendosje dhe LDK, i bie që Albin Kurti, aktualisht i ka vetëm 29 vota në Kuvend.

Periskopi ka biseduar me njohësin e Kushtetutës, Mazllum Baraliu, për ta marrë një shpjegim lidhur me numërimin prej 15 ditësh për formimin e Qeverisë.

‘’Nëse e kanë dërgu tek Presidenti ai e ka përgatitë vendimin, ka deklaruar se e ka të gatshëm që e ka nënshkruar vendimin, tash presidenti e dërgon në Kuvend. Nëse sot e dërgon në Kuvend vendimin për mandatimin e Albin Kurtit për kryeministër të vendit, prej sot fillon me rrjedhë afati prej 15 ditësh. Nëse brenda 15 ditëve nuk mund ta formoj qeverinë Kurti,  dhe parlamenti në seancë pritet ta votojë, nëse jo, humb afati dhe fillon afati i dytë 10 ditor. Meqenëse Kushtetua nuk është e definuar as vendimi i Gjykatë Kushtetutës së 2014-tës,  ka vështirësi dhe paqartësi në formulim por arsyetohet dhe thuhet që ja dërgon një kandidati tjetër pra jo kandidatit të njëjtë që i bie të jetë partia e dytë, LDK’’, përfundon Baraliu./Periskopi/Zana Rugova/