Abbot: Shfrytëzojeni këtë sfidë të lexoni për bukuritë e Kosovës

Periskopi.com Lajme

Ambasadori i Britanise se Madhe ne Kosove, Nicholas Abbot, në këto kohë kur shumica e qytetarëvë të Kosovës po qëndrojnë të izoluar në shtëpitë e tyre për shkak të covid-19, ka shpërndarë një artikull udhëzues për majat e Ballkanit.

Aty bëjnë pjesë edhe bukuritë e shtetit të Kosovës.

 

 

Abbot ka thënë se në këto kohë sfiduese është mirë të e lexoni këtë artikull.

Sipas tij për tu informuar me mundësitë e bukura që i ofron Kosova.

“Në këto kohë sfiduese, është mirë të lexoni për disa nga mundësitë e tjera sfiduese, por të bukura që ofron Kosova”, ka thënë ai.

Abbott mirëpret emërimin e Gashit në krye të AKA-së

Periskopi.com Lajme

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, ka reaguar pasi Qeveria emërimin e shefit të Agjencisë Kosovare të Akreditimit, Naim Gashit. Abbott thotë se ky emërim është shenjë pozitive e dhënë nga Qeveria për depolitizim

Abbott shkruan se më parë, Britania e Madhe përmes një projekti e ka përkrahur emërimin e shefit të AKA’së, por kjo s’kishte përfunduar.

“Mirëpres vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës për emërimin e Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë Kosovare të Akreditimit. Rekrutimi për këtë pozitë ishte mbështetur nga Projekti ynë i Rekrutimit në vitin 2018; por që atëherë, kishte mbetur i papërmbyllur me emërim”, ka shkruar Abbott.

Tash, ambasadori britanik është i kënaqur me vendimin e Qeverisë së re e thotë se është respektuar parimi i meritokracisë.

“Emërimi i sotëm është shenjë pozitive që dërgon Qeveria për depolitizim dhe respektim të parimit të meritokacisë në emërime të larta. Kosova përparon vetëm me transparencë, meritokaci, qeverisje të mirë dhe llogaridhënje. Mbretëria e Bashkuar është e lumtur t’ju ndihmojë në këtë rrugëtim”, thuhet në shkrimin e ambasadorit.

Dita e fundit e Britanisë së Madhe në BE, Abbott: Ne mbetemi gjithmonë të përkushtuar për Kosovën

Periskopi.com Lajme

Sot është dita e fundit e Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian, në kuadër të marrëveshjes për Brexit.

E bashkë me këtë çështje, në Kosovë është shtruar edhe dilema e ndryshimit të përkushtimit të Britanisë karshi vendit tonë.

Për këtë çështje, ka folur ambasadori i Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Britania mbetet fuqishëm e përkushtuar për sigurinë euroatlantike, përfshirë edhe Kosovën.

Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje i Abbott:

Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga Bashkimi Evropian sot, dhe do të fillojë një marrëdhënie të re me partnerët tonë në BE-në dhe partnerët tjerë. Britania Globale do të mbetet forcë për të mirën e botës. Ne do të krijojmë një partneritet të ri në Evropë dhe do të vazhdojmë të jemi partnerë dhe miq të afërt të Kosovës. Marrëdhëniet tona janë të bazuara në historinë dhe vlerat e përbashkëta. Siguria e Evropës është po ashtu siguria e Britanisë dhe ne do të mbesim fuqishëm të përkushtuar për sigurinë Euro-Atlantike dhe ndaj fqinjëve Evropianë, duke përfshirë Kosovën dhe vendet tjera të Ballkanit perëndimor.