Kritikohet Papa: Po merret me ndryshimet klimatike e po i harron abuzimet seksuale me fëmijë në kisha

Periskopi.com Lajme

Mediat e huaja i janë qasur me mjaft kritikë një ligjërate të Papa Françeskut mbajtur këtë të hënë. Kjo për shkak se Papa në fjalimin e tij ka folur për dy rreziqet e mëdha që po i kanosen njerëzimit, që sipas tij janë: ndryshimet klimatike dhe armët bërthamore, përcjell Periskopi.

Por opinioni duket i inatosur në atë se Papa në asnjë rresht nuk ka përmendur abuzimet seksuale me fëmijë nëpër kisha, skandale që shpërthyen ne shumë vende të botës.

‘Papa ndryshon temën, në vend se të flasë për abuzimet seksuale me fëmijë në kisha, ai merret me armët bërthamore’, shkruajnë mediat e huaja.

Ndryshe, Françesku në mesazhin e tij të hënën veç tjerash ka thënë se ‘duhet të bëhemi bashkë për t’i mposhtur dhe tejkaluar dy sfidat më të mëdha aktuale në botë: ndryshimet klimatike dhe armët bërthamore’.