Papa Françesku: Klerikët që abuzojnë me fëmijë janë vegla të djallit

Periskopi.com Lajme

Papa Françesku e krahasoi abuzimin seksual të fëmijëve me sakrificën njerëzore.

“Më kujton praktikat mizore fetare, dikur të përhapura në kultura të caktuara, që sakrifikonin qenie njerëzore – shpesh fëmijë – në ritet pagane”, tha Papa Françesku.

Këto deklarata i bëri në përfundim të një takimi të thirrur për të hartuar një plan për priftërinjtë që kanë abuzuar seksualisht me fëmijë dhe të rritur për dekada me rradhë.

“Klerikët katolikë që abuzojnë me fëmijët janë “vegla të djallit”, tha Papa Françesku në një meshë me 190 peshkopë katolikë dhe drejtues fetarë të dielën që shënoi fundin e një takimi katër-ditor për mbrojtjen e të miturve.

Gjatë meshës, Papa Françesku tha se çdo abuzim brenda Kishës do të “ballafaqohet me seriozitetin më të madh”.

Duke ju drejtuar kardinalëve dhe peshkopëve në Vatikan, Papa tha se ndërgjegjësimi po rritet brenda kishës për të siguruar masa disiplinore për të luftuar abuzimin seksual ndërsa premtoi të mbrojë fëmijët nga “ujqërit grabitqarë”.

Papa Françesku thirri krerët katolikë nga e gjithë bota për takimin e nivelit të lartë për të trajtuar skandalin që ka shkatërruar besueshmërinë e Kishës në Shtetet e Bashkuara – ku ka paguar miliarda dollarë për të mbyllur çështje ligjore – Irlandë, Kili, Australi dhe gjetkë gjatë tre dekadave të fundit.

Pas konferencës, Vatikani tha se do të formulojë masa pasuese për të siguruar që të gjithë peshkopët të dijnë se si të vendosin procedurat kundër abuzimit.

Por të mbijetuarit dhe analistët thonë se megjithëse takimi ishte një hap i rëndësishëm, Vatikani tani duhet të ndjekë udhëzimet e sakta për peshkopët për trajtimin e rasteve të abuzimit seksual.

Peter Isely, një nga anëtarët themelues të Përfundimit të Abuzimit të Klerikëve, një organizatë ndërkombëtare e aktivistëve për të drejtat e njeriut dhe të mbijetuarve të abuzimeve, e quajti samitin sukses për të mbijetuarit.

Por ai shprehet me rezerva për mospublikimin e dokumenteve që tregojnë të vërtetën se si janë mbuluar krimet e abuzimit seksual të fëmijëve.

“Nuk dëgjuam asgjë në deklaratat e Papës rreth publikimit të dokumentave që demonstrojnë të vërtetën se si po i mbulojnë dhe i kanë mbuluar krimet e abuzimit seksual me fëmijët. Pra ka fshehtësi. Nëse ai është kundër fshehtësisë dhe mbulimit të abuzimeve, të hënën në mëngjes duhet të shohim publikimin e këtyre arkivave dhe provave kriminale.”

Ndërkohë, analisti i Vatikanit Marco Politi beson se samiti ishte një hap i rëndësishëm për kishën pasi deri më sot “90 përqind e konferencave të peshkopëve në të gjithë botën nuk kanë vënë në veprim praktikat më të mira” për mbrojtjen e fëmijëve në Kisha.

Raporti: Mbi 3600 fëmijë u abuzuan nga priftërinjtë në Gjermani

Periskopi.com Lajme

Mbi 3,600 fëmijë në Gjermani janë sulmuar nga priftërinjtë katolikë në mes të viteve 1946 dhe 2014, zbulon një raport që ka rrjedhur në publik. Studimi është autorizuar nga vetë Kisha dhe pritet të publikohet më 25 shtator.

Sipas raportit, të publikuar nga Spiegel Online, rreth 1,670 klerikë në Gjermani kanë kryer një formë të sulmit seksual ndaj 3,677 të miturve. Një zëdhënës i Kishës tha se është “i tronditur dhe i turpëruar” nga gjetjet. Raporti është i fundit në një seri të gjatë sish, që kanë zbuluar dekada të tëra të abuzimit seksual nga priftërinjtë katolikë në mbarë botën.

Sipas studimit të ri, vetëm 38% e autorëve të dyshuar janë ndjekur penalisht dhe janë ballafaquar vetëm me procedura të vogla disiplinore. Rreth një në gjashtë raste ka përfshirë përdhunim. Shumica e viktimave ishin djem dhe më shumë se gjysma ishin 13 vjeç ose më të rinj./REL/ 

Dështimi i Françeskut: Kur u bë Papë premtoi aksione ndaj rasteve abuzuese me fëmijë – ato veç po shtohen

Periskopi.com Lajme

Papa kishte premtuar ‘aksione të menjëhershme’ ndaj priftërinjve abuzues kur ishte zgjedhur, por deri tani ka dështuar t’u përgjigjet një serie skandalesh të abuzimeve seksuale.

Raporti i tmerrshëm që doli sot ku flitet për abuzime seksuale, potencialisht të qindra fëmijëve nga priftërinjtë në Pensilvani si dhe fshehja e këtij skandali nga kisha katolike, është edhe një goditje e madhe për Papa Françeskun, i cili, tashmë është mbuluar nga hije e një serie skandalesh të tilla , shkruan Guardian.

Numri i madh, shokues i rasteve të përdhunimit të fëmijëve nga njerëzit që supozohet se janë shembuj të moralit, është mjaft i madh, shkruan gazetari i Guardian për religjionin, Harrier Sherëood, transmeton Periskopi.

‘Edhe më shokuese, bëhet kur e gjithë kjo ka ndodhur me dijeninë e kishës dhe rastet janë fshehur”, shkruan më tutje Guardian.

Françesku është konsideruar mjaft progresiv dhe i hapur për shumë çështje, pork a dështuar të ndalë skandalet që kanë goditur autoritetin moral të Kishës katolike gjatë muajve të fundit.

Përkundër që ka bërë thirrje për aksione përfundimtare kur u zgjodh Papë, në vitin 2013, ai ka dështuar ta bëj këtë premtim realitet.

Rastet e abuzimeve seksuale me fëmijë nga priftërinjtë janë alaramante, vetëm zbulimet e muajve të fundit, janë tejet shqetësuese.

Hetimi i fundit që ka bërë gjykata në Pensilvani në një periudhë 2 vjeçare, ka nxjerrë në pah se më shumë se 300 priftërinjë të këtij vendi, kanë abuzuar me më shumë se 1000 fëmijë. /Periskopi/