Protesta për rastin e të miturës nga Drenasi vazhdon nesër në Ferizaj

Periskopi.com Lajme

Organizuar nga gratë dhe aktiviste të tjera të shoqërisë civile nesër në Ferizaj mbahet protestë lidhur me rastin e fundit që ndodhi në Drenas.

Marshi protestues fillon në ora 11.30 nga ish-objekti i Gjykatës Komunale, për të vazhduar deri te Stacioni i Policisë dhe Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Ndryshe, dy persona janë vendosur me nga një muaj paraburgim lidhur me akuzat për përdhunimin e një të miture 16-vjeçare në Drenas./Kp

Këshilli i nxënësve të Kosovës thotë se nxënësit shpesh janë viktima të abuzimeve në shkollat ku mësojnë

Periskopi.com Lajme

Këshilli i Nxënësve të Kosovës (KNK) përmes një deklarate për media dënon ashpër rastin e shfrytëzimit dhe keqtrajtimit të bashkëmoshatares së tyre 16-vjeçare në Drenas dhe kërkon ndërmarrjen e masave dënuese për autorët e këtij rasti.

“Ne si Këshill i Nxënësve të Kosovës – strukturë përfaqësuese e nxënësve të gjitha shkollave të mesme në Kosovë në bashkëpunim me Këshillin Rinor Kosovar (KYC), organizatën nën ombrellën e së cilës funksionojmë konsiderojmë që ngacmimi dhe shfrytëzimi seksual nga ana e mësimdhënësit dhe policit hetues duhet të dënohet, dhe drejtësia të vihet në vend. Jo rrallë herë nxënësit/et, janë viktima të dhunës qoftë fizike, psikike/emocionale dhe seksuale ushtruar kundrejt nesh nga hisedarë të ndryshëm në institucione ku presim të edukohemi dhe mbrohemi. Reagoni sot, sepse nesër mund të jetë shumë vonë!”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Ndryshe, Këshilli i Nxënëseve të Kosovës është strukturë përfaqësuesve e nxënësve brenda territorit të Republikës së Kosovës e themeluar në vitin 2005 nga Këshilli Rinor Kosovar- KYC organizatë jo qeveritare nën ombrellën e së cilës funksionon kjo strukturë./Periskopi

LDK reagon përmes grave për rastin e abuzimit të 16 vjeçares në Drenas

Periskopi.com Lajme

Forumi i Gruas i LDK-së, është shprehur tejet i shqetësuar për rastin e fundit që ka ndodhur në Drenas, ndaj 16 vjeçares, ku janë të përfshirë zyrtarë të institucioneve që janë të thirrura të edukojnë dhe mbrojnë vlerat njerëzore.

“Rasti i fundit është në dëm të personalitetit dhe integritetit njerëzor të vajzave dhe grave në Kosovë.Sot, kur ky vend ka shtet dhe institucione për të mbrojtur vajzat dhe gratë të cilat po përjetojnë dhunë, ato në vend se të mbrohen, po torturohen dhe dhunohen fizikisht dhe psiqikisht.

Andaj, si Forum i Gruas i dënojmë këto veprime dhe i bëjmë thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse që të japin dënimin e merituar përgjegjësve të këtyre rasteve dhe mos të lejojnë të bëhen dukuri që janë karakteristikë e shoqërive primitive”, thuhet nw reagimin e Forumit të Gruas së LDK-së./KosovaPress/

Pacolli kërkon linçim publik të “ofenduesve seksual”

Periskopi.com Lajme

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka theksuar se rasti i nëpërkëmbjes dhe cenimit deri në skllavërim, i një vajze 16 vjeçare, dëshmon dështimin e një morie institucionesh, “prandaj së shpejti do të propozoj që sikurse në botën e civilizuar dhe demokratike, këta shkelës monstruoz dhe kushdo që guxon të prek nderin dhe moralin e tjetrit, të konfirmuar me vendim nga një gjykate, me automatizëm të figuroj në një listë publike të ofenduesve seksual”.

Postimi i Pacillit në Facebook:

Veprim urgjent institucional

I alarmuar nga rasti i sotshëm monstruoz i shkeljës së dinjitetit dhe i fyrjes që i bëhet vlerave e traditës sonë, si dhe cënimit të vet themeleve ligjore e institucionale nuk mund të qëndroj indiferent nga ajo çfarë pamë e dëgjuam sot. Rasti i nëpërkëmbjes dhe cënimit deri në skllavërim, i një vajze 16 vjeçare, dëshmon dështimin e një morie institucionesh, prandaj së shpejti do të propozoj që sikurse në botën e civilizuar dhe demokratike, këta shkelës monstruoz dhe kushdo që guxon të prek nderin dhe moralin e tjetrit, të konfirmuar me vendim nga një gjykate, me automatizëm të figuroj në një listë publike të ofenduesve seksual. Atyre do t’ju ndalohej ushtrimi i çfardo roli a pozite zyrtare. Madje një listë dhe masë e ngjashme, do të duhej t’i nxirrte siç janë, edhe ata që dënohen për korrupsion. Kupa është mbushur, duhet veprim urgjent institucional!

Reagon zëdhënësja e PSD-së: Keqtrajtimet e dhunimet e grave pasojë e patriarkalitetit

Periskopi.com Lajme

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka reaguar ndaj lajmit për abuzimin e të miturës 16 vjeçare nga Drenasi nga mësuesi i saj si dhe hetuesi policor që abuzoi me të pasi ajo kishte raportuar rastin.

Sipas Kuçit, keqtrajtimi i pacientëve në njërën anë, dhe dhunimet veçanërisht të grave në anën tjetër, janë dy anët e të njëjtës monedhë – patriarkalitetit.

Ja postimi i saj i plotë:

Keqtrajtimi i pacienteve në njërën anë dhe dhunimet e qytetarëve, veçanërisht grave, në anën tjetër, janë dy anë të së njëjtës monedhë – patriarkalitetit.
Konteksti e mënyra janë të ndryshme por qëllimi e mendësia janë të njëjta: ndjenja e superiorioritetit gjinor që e ka burri.
Keqtrajtimi i pacientëve është i gjithëpranishëm, mirëpo ky merr përmasa më të frikshme kur pacienti është grua.
Dhuna policore është e njëjtë si keqtrajtimi i pacientëve, por karshi gruas ajo është edhe më makabër.
Institucionalizimi i supremacisë gjinore është më e keqja që mund t‘i ndodhë një shoqërie!

Reagojnë familjarët e policit që akuzohet për dhunim: Ia montuan, ka shumë armiq brenda stacionit ku punon

Periskopi.com Lajme

Reagime të shumta ka pasur pas raportimit të Insajderit, për përdhunimin seksual të 16 vjeçare nga Drenasi.

Ajo dyshohet fillimisht se ishte keqpërdorur nga arsimtari i saj, e më pastaj nga zv.shefi i hetimeve në Stacionin Policor në Drenas, Vesel Veselit.

Por, një familjar i Vesel Veselit i ka mohuar akuzat ndaj tij. Në kushte anonimiteti ai i ka thënë shkurt Klanit, se e gjithë ngjarja është e montuar ndaj Vesel Veselit, pasi që siç ka thënë ai “brenda stacionit policor ka shumë armiq të tij”.

“Ka armiq në stacionin policor që ia kanë montu këtë punë asgjë më shumë”, ka thënë ai për Klan Kosovën, transmeton Periskopi.

26 vjeçari nga Gjilani shantazhonte të miturën me fotografi dhe e detyronte të bëjë seks me të

Periskopi.com Lajme

Kallxo.com ka siguruar kërkesën e Prokurorisë e cila i është dërguar Gjykatës Themelore në Gjilan.

Në kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan thuhet se 26 vjeçari ka shantazhuar të miturën përmes rrjetit social Facebook, që të dal të takohet me të dhe të ketë marrëdhënie intime, sepse në të kundërtën ai do t’i zbuloj dhe publikoj fotografitë.

Në kërkesën për paraburgim thuhet se në ato fotografi, e mitura kishte dal e zhveshur me ish të dashurin e saj.

Prokuroria Themelore në Gjilan në kërkesën për paraburgim ka cekur se për këtë vepër penale parashihet dënim me brug prej gjashtë deri në pesë vite,.

‘Këto janë rrethana të cilat ashtu të sublimuara paraqesin rrethana veçanërisht rënduese për natyrën e veprës penale ,pasi që me këtë rast është bërë atak mbi nderin dhe autoritetin e një fëmije e që organet e drejtësisë e kanë për obligim në mbrojtjen e të mirës juridike që i përkasin njeriut në përgjithësi e në theks të veçantë të kësaj kategorie të ndjeshme –fëmijëve që mbrohen me konventat ndërkombëtare e që institucionet gjyqësore ,, si autoritet e kanë obligim për respektuar obligimet e njëjta pozitive që bien mbi institucionet e Kosovës’, thuhet në kërkesën e prokurorisë.

I pandehuri, 26 vjeçar gjendet nën masën e ndalimit që nga data 24 janar, ndërsa rasti ka ndodhur me 23 janar rreth orës 20:00.

Bazuar në provat, dëshmitë dhe fotografitë e mesazheve, prokuroria ka paraqitur kërkesën kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj 26 vjeçarit.

Në kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, kërkohet nga Gjykatësi i procedurës paraprake pas seancës dëgjimore të pandehurit t’i shqiptojë masën e paraburgimit si masë e sigurisë së prezencës së të pandehurit në procedurë si dhe të pengohet obstruksioni që mund t’i bëhet procesit të provuarit në njërën anë dhe shqetësimit të të dëmtuarës dhe familjarëve të saj nga ana tjetër./Periskopi