AC Milan-AS Roma, formacionet zyrtare

Periskopi.com Sporti

Sonte të gjithë do të jenë me sy kah ndeshja më interesante e Serie A, dueli mes Ac Milan dhe Roma, përballje kjo që do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45, shkruan Periskopi.

Vendasit do të mundohen që të arrijnë fitore për të vazhduar kështu me formën e mirë që janë duke kaluar, ku deri më tani kanë arritur katër fitore radhazi.

Kurse, Roma në anën tjetër deri më tani ka fituar dy ndeshje, një e ka humbur dhe një ka barazuar.

Formacionet zyrtare:

Milan (4-2-3-1): Tatarusanu; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Hernandez; Kessie, Bennacer; Saelemaekers; Calhanoglu, Leao; Ibrahimovic

Roma (3-4-2-1): Mirante; Kumbulla, Mancini, Ibanez; Karsdorp, Veretout, Pellegrini, Spinazzola; Pedro, Mkhitaryan; Dzeko