Kjo është Parma, që gjatë viteve 92 – 99 rrëmbeu 8 trofe, duke e kaluar Juventusin e Interin

Periskopi.com Sporti

Parma është një qytet i vogël në veri të Italisë i cili numëron pak më shumë se 180,000 banorë.

Por megjithatë, ka diçka e cila njerëzit atje i bën të krenohen, me një nga ambasadorët më të mire të tyre: ekipin e futbollit, AC Parma.

Në vitin 1990, Parma nisi aventurën e saj në ligën italiane, Seria A, duke iniciuar një periudhë të lavdishme të klubit, shkruan Periskopi.

Me trajner fillimisht Carlo Ancelottin dhe Alberto Malesani më pas, Parma prodhoi një ekip të mrekullueshëm.

Duke anagazhuar kontigjent të lojtarëve me yje si; Faboi Cannavaro, Juahn Veron, Buffon, Crespo, Lilian Thuram, Enrico Ciesa, Roberto Sensini, Antonio Benarrivo, Faustino Asprilla, Tomas Brolin, Dino Baggo, Gianfranco Zola, Fernando Couto, brenda me pak se 10 viteve, gjegjësisht që nga viti 1992 deri në vitin 1999, Parma fitoi 8 trofe, duke bërë keshtu që pas Milanit të jetë skuadra italiane më e trofeshme në garat ndërkombëtare.

Parma gjatë sezonit 1997- 98. /Periskopi.com/