Interi nuk ka nevojë ta poshtërojë kështu Beneventon: Ia shënon edhe të kartërtin me lehtësi të frishme

Periskopi.com Sporti

Interi nuk po e merr aspak shtruar kundër skuadrës së sapo promovuar në Serie A, Benevento.

”Nerazzurrët” po avancojnë 4-1, teksa golin e katërt e ka realizuar Achraf Akimi në minutën e 42-të, shkruan Periskopi.

Një krosim nga krahu i majtë dhe një reagim i dobët në mbrojtjen e nikoqirëve, ia mundësuan Akimit të realizojë nga afërsia.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

 

Interi prezanton Hakimin me një video motivuese

Periskopi.com Sporti

I blerë zyrtarisht në fillim të verës, Achraf Hakimi është prezantuar tashmë si një lojtar i Inter.

Ashtu si është tashmë traditë, për tia prezantuar lojtarin tifozëve interistë, Inter Media House ka zgjedhur një video motivuese për Hakimin: “spanjolli, marokeni, interisti”, djathtoshi i ri në dispozicion të Antonio Conte.

I mbërritur nga Real Madrid pas huazimit tek Borussia Dortmund, 22 vjecari Achraf (lindur në Madrid në 4 nëntor 1998) i ka kushtuar zikaltërve 40 milionë euro e në 30 qershorin e kaluar firmosi një kontratë 5 vjecare me klubin zikaltër.

Zyrtare: Interi kompleton transferimin 45 milionësh

Periskopi.com Sporti

Interi e ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit anësor, Achraf Hakimi nga Real Madridi për 45 milionë euro.

Në komunikatën e klubit italian, shkruhet: “Achraf Hakimi është zyrtarisht lojtar i Interit, transmeton Periskopi.

“Marokeni, i cili ka lindur më 1998, i është bashkuar ‘Nerazzurrëve’ në baza permanente nga Real Madridi dhe ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor, 2025.”

Hakimi raportohet se do të marrë 5 milionë euro në vit.

21-vjecari është një prej mbrojtësve më premtues, derisa impresionoi si i huazuar te Borussia Dortmundi për dy sezone, duke shënuar 12 gola dhe 17 asistime në 72 paraqitje. /Periskopi.com/

Hakimi nuk do të shkojë vetëm në Milano, do t’i bëj shoqëri aktorja e njohur

Periskopi.com Sporti

Inter ka zyrtarizuar blerjen e Achraf Hakimi-t nga Real Madrid për 40 milionë euro.

Një super goditje për të forcuar krahun e djathtë të mbrojtjes dhe ekipin në përgjithësi.

Megjithatë, Hakimi nuk do të shkojë vetëm në Milano. Bashkë me të, në fakt, do të jetë edhe gruaja e tij e bukur, aktorja Hiba Abouk, me të cilën ka një fëmijë.

Firmos Hakimi, zbulohet detaji i parë i kontratës

Periskopi.com Sporti

Achraf Hakimi ka nënshkruar me Interin sipas asaj që bën me dije gazetari Gianluca Di Marzio. Ky i fundit ka bërë me dije se ish-lojtari i Dortmundit u bind nga zikaltrit dhe tani ka hedhur firmën në kontratën e re.

Marokeni ka firmosur deri në vitin 2025 me skuadrën italiane. Ai la ekipin e Real Madridit, pasi skuadra spanjolle nuk e riktheu në Bernabeu pas huazimit në Gjermani. Hakimi u sakrifikua nga trajneri Zinedine Zidane për të konfirmuar Carvajalin.

I riu nuk pranonte stolin dhe kjo është arsyeja se pse vendosi të ndahej përfundimisht nga Reali për të kaluar tek Interi. Trajneri Antonio Conte e sheh si përfekt për skemat e tij, prandaj do e vendosë në qendër të projektit.

Zbarkon në Milano ylli i Real Madridit para se të zyrtarizohet tek Interi

Periskopi.com Sporti

Achraf Hakimi ka ateruar në Milano që të finalizohet transferimi 40 milionë euro plus bonuse nga Real Madrid në Inter.

Sipas Sky Sport Italia, detajet përfundimtare u përpunuan në thirrjen e djeshme të konferencës midis klubeve dhe përfaqësuesit të tij.

Ai fluturoi sot, do të kalojë në teste të ndryshme mjekësore, pastaj të nënshkruajë kontratën pesë-vjeçare me vlerë 5 milionë euro në sezon.

Drejtori i Interit, Beppe Marotta konfirmoi dy ditë më parë, kur tha se ishte “optimist” marrëveshja do të përfundojë gjatë ditëve në vijim.

Hakimi i kaloi dy sezonet e fundit në huazim te Borussia Dortmund, por Nerazzurri punoi me zell që dy muaj më parë.

Mbrojtësi i krahut të djathtë 21-vjeçar bëri 45 paraqitje për Borussia Dortmund këtë sezon, duke shënuar nëntë gola dhe duke siguruar 10 asistime.

Zyrtare: Dje Ronaldo, sot ky lojtar u largua nga Real Madridi (Foto)

Periskopi.com Sporti

Achraf Hakimi është largua nga Real Madridi për të kaluar te Dortmundi

Borussia Dortmund ka nënshkruar me mbrojtësin e Real Madridit, Achraf Hakimin në një marrëveshje dyvjeçare në formër huazimi, shkruan Periskopi.

Hakimi ishte pjesë e të rinjëve të Realit në vitin 2006, ndërsa edicionin e kaluar kishte 17 paraqitje me ‘Loc Blancos’.

“Achraf Hakimi është i ri, një lojtar shumë i mirë i cili ka luajtur në nivele të larta si Real Madrid dhe për kombëtaren e Marokut,” ka thënë drejtori sporti i Dortmundit Michael Zorc. /Periskopi/