Hoxha i Listës Serbe po merr pjesë në seancën e Kuvendit

Periskopi.com Lajme

Deputeti Adem Hoxha, që është pjesë e Grupit Parlamentar të Listës Serbe, është i pranishëm në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të votohet Projektligji për pagat në sektorin publik, Projektligji mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019.

Sipas burimeve të Telegrafit, deputeti Hoxha do të marrë pjesë në votimin për Projektligjin për pagat.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës po mban seancë, ku do të shqyrtohet Projektligji për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë si dhe Projektligji për pagat në sektorin publik, Projektligji mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019, si dhe projektligje të tjera.