Adem Maliqi transferohet te Feronikeli

Periskopi.com Sporti

Ish anësori i KF Flamurtarit, Adem Maliqi, ka nënshkruar me klubin  e FC Feronikelit.

Adem Maliqi është i lindur me 17/07/1997, i aftë të luajë në dy pozitat anësore të sulmit i është bashkuar sot FC Feronikelit.

“Unë jam shumë i lumtur që nga sot jam pjesë e FC Feronikelit, ku unë dhe klubi kemi objektiv të njëjtë, titullin kampion, objektiv për të cilin do të punojmë dhe luftojmë shumë fortë” tha Maliqi në ditën e tij të prezantimit për faqen zyrtare të klubit drenicas.

Maliqi pritet të jetë një ndër sulmuesit kyç të lojës së Feronikelit.