Eksperti Butrint Batalli aderon në PDK në mbështetje të Kadri Veselit për Kryeministër të ardhshëm

Periskopi.com Lajme

Kandidati i PDK-së për kryeministër të ardhshëm, Kadri Veseli, ka prezantuar edhe anëtarin më të ri që i është bashkuar sonte vizionit të tij për të ardhmen e vendit.

“Edhe Butrint Batalli, ligjërues për ndërmarrësi, udhëheqje dhe menaxhim projektesh, nga sot është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës. Butrinti është një ndërmarrës i suksesshëm, konsulent menaxherial i çertifikuar dhe auditues i njohur ndërkombëtarisht për skema të ndryshme të sistemeve menaxheriale”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

“Më herët ka qenë edhe zëvendëskryetar dhe anëtar bordi i Këshillit të Konsulentëve për Biznes, Kryetar i Shoqatës së Përpunuesve të Plastikës pranë Odes Ekonomike të Kosovës dhe Kryetar i Këshillit Profesional të Standardizimit. Mirë se erdhe në Partinë Demokratike të Kosovës, Butrint!”, ka shkruar Veseli.

 

Kaci ia “mësynë” politikës, bashkë me klientet e tij aderon në AAK

Periskopi.com Showbiz

Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj ka prezantuar sot aderimet e reja në partinë e tij, të cilët vijnë nga fushat e artit dhe sportit.

Ai ka thënë sot në një tubim se përveç trajnerit të xhudos, Driton Kuka, pjesë e AAK’së janë bërë edhe këngëtarë, madje flokëtari njohur Kaci Lleshi.

“AAK-së iu bashkuan figura të ndryshme nga qytete të ndryshme të Kosovës, ndër ta janë: Faton Xabarri, Shkumbim Sopjani, Driton Kuka, Kaci Lleshi, Besim Aliu, Afërdita Kastrati, Adelina Berisha, Aida Doçi, Gjon Culaj, Hyzri Llabjani, Yllka Behluli, Resul Sinani, e të tjerë”, tha Haradinaj, transmeton Gazeta Express.

Kreu i AAK’së dhe liderë të partive të tjera tashmë kanë nisur fushatën e tyre, edhe pse ajo zyrtarja nuk është shpallur akoma.