Refugjatja myslimane që iku nga familja, shfaqet nga Kanadaja me fustan të shkurtë duke ngrënë mish derri

Periskopi.com Lajme

Adoleshenjta saudite, të cilës iu dha azil nga Kanadaja, duket se po e shfrytëzon lirinë larg familjes pasi është parë duke ngrënë mish derri dhe duke shkuar në kafene me një fustan të shkurtër. Ajo ka hequr dorë edhe nga mbiemri i familjes së saj.

Sauditja e kishte tërhequr vëmendjen e tërë botës pasi e kishte mbyllur veten në një dhomë hoteli në Bangkok. Vajza 18-vjeçare e bëri këtë për ta refuzuar kthimin në familje për shkak të frikës së do ta vrasin. Sidoqoftë, famlija e saj i ka mohuar akuzat dhe ka thënë se nuk e kanë keqtrajtuar.

Prej mbërritjes në Toronto, vajza është munduar t’i përshtatet jetës së re, përfshirë blerjen e rrobave të dimrit dhe numrin e ri të telefonit. Ajo i ka shfrytëzuar disa gjëra që më parë nuk ka pasur të drejtë t’i bëjë, përfshirë veshjen e rrobave të shkurta dhe ngrënien e mishit të derrit.

Agjencia kanadeze për refugjatë ka thënë se asaj i është ofruar një truprojë për shkak të shqetësimeve për sigurinë personale. Ky veprim është ndërmarrë për shkak se ajo është kërcënuar nga persona të ndryshëm për deklaratwn publike se ka hequr dorë nga Islami, shkruan “Daily Mail”.