Lojtari i Premier Leagues: Jam i befasuar, nuk e di si e mora koronavirusin – nuk kam dalë fare nga shtëpia

Periskopi.com Sporti

Adrian Mariapa zbulon se është ai lojtari i infektuar me koronavirus në radhët e Watfordit, por nuk arrin ta kuptojë sesi ka ndodhur kjo gjë duke qenë se nuk ka dalë pothuajse fare nga shtëpia.

adrian

Qendërmbrojtësi xhamajkan shpjegon që e ka lënë shtëpinë gjatë periudhës së karantinës vetëm për ndonjë stërvitje të shkurtër apo shëtitje me fëmijët, prandaj dhe është e çuditshme si mund të jetë infektuar.

“Që kur mora vesh se jam i infektuar, unë kam vrarë mendjen sesi e kam marrë virusin. Ishte një surprizë e madhe, sepse nuk e kam lënë fare shtëpinë, përveçse për disa ushtrime apo për ecje me fëmijët,” tha 33 vjeçari për “The Telegraph”.