Adriatik Kryeziu dekretohet Ambasador i Kosovës në Kanada

Periskopi.com Lajme

Adriatik Kryeziu është dekretuar ambasador i Kosovës në Kosova. Burime brenda presidencës dhe Ministrisë së Jashtme të Kosovës bëjnë të ditur se pas marrjes së pëlqimit nga ana e qeverise, si dhe propozimit të Ministrisë së Jashtme, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaqi, e ka dekretuar Ambasador të Republikës së Kosovës në Kanada, diplomatin e karrierës nga radhët e shërbimit të jashtëm diplomatik të Kosovës, Adriatik Kryeziun.

Ai është pjesë e shërbimit diplomatik të Kosovës në Republikën Çeke që nga viti 2014, dhe aktualisht, është duke shërbyer si zëvendës-shef i misionit të Kosovës në Pragë. Diplomati, Kryeziu, ka udhëhequr misionin diplomatikë në Pragë, si i ngarkuar me pune për afro dy vite (fundi i vitit 2016-2018).
Ambasadori i sapo akredituar ka një përvojë të gjatë, për më tepër se një dekadë në diplomacinë e Kosovës. Ai është pjesë e Ministrisë së Jashtme që nga themelimi i sajë, ku ka shërbyer në drejtoritë politike të këtij kësaj ministrie.

Kryeziu, ka të mbaruar Shkencat Politike dhe Administratën Publike, ndërkohe që mban gradën e Magjistrit për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe të Drejtës Ndërkombëtare.
Sipas dokumentacionit të siguruar nga Ministria e Jashtme, ai ka mbaruar një serë specializimesh dhe trajnimesh profesionale e akademike në fushën e Marrëdhënieve ndërkombëtare e të diplomacisë.
Kanada është ndër vendet e para e cila e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ka mbështetur Kosovën në të gjitha proceset e saja shtetë-formuese.