Brazili me aeroplanë ushtarakë për të luftuar zjarret në Amazonë

Periskopi.com Lajme

Aeroplanët ushtarakë të Brazilit kanë filluar të hedhin ujë mbi zonat e goditura nga zjarri në rajonin e Amazonës. Këto masa u morën nga qeveria pas reagimeve të shumta ndërkombëtare për mungesën e mbrojtjes së pyjeve.

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, i autorizoi operacionet ushtarake në shtatë rajone të dielën për t’i luftuar flakët në pyjet e Amazonës, duke iu përgjigjur kërkesave të autoriteteve lokale për ndihmë nga qeveria qendrore.

Në një video të publikuar në internet nga Ministria e Mbrojtjes shihet një aeroplan ushtarak duke hedhur mijëra litra ujë në kohën kur po fluturonte nëpër retë e tymit të krijuar nga zjarret e mëdha.

Reagimi i qeverisë braziliane erdhi pasi liderët botërorë që po marrin pjesë në samitin e grupit G7 shprehën shqetësim të thellë për gjendjen e pyjeve në Amazonë.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha të dielën se liderët e këtij grupi janë afër arritjes së marrëveshjes për ofrim të ndihmës teknike dhe financiare për vendet e prekura nga zjarret e Amazonës, shkruan “The Guardian’’.

 

 

Britanikët ndalojnë shitjen e firmës për pjesë të aeroplanëve për kinezët

Periskopi.com Lajme

Shitja e firmës britanike për prodhimin e pjesëve rezervë për aeroplanët e Nodern Aerospace nga kompania Beter Capital, ka dështuar, pasi rregullatorët në Londër nuk dhanë lejen pas hetimeve mbi ndikimin e kësaj blerje për sigurinë kombëtare.

Komisioni për mbrojtjen e konkurrencës së tregut në Britani të Madhe nisi muajin e kaluar hetimin mbi shitjen e Nodern Aerospace për 44 milionë funta Gardner Aerospace holding,  e cila është në pronësi të kompanisë kineze Shanki Ligeans Mineral Resources, duke bërë të ditur se ky aranzhim është ndaluar.