Nisin fluturimet, Aeroporti i Prishtinës publikon oraret

Periskopi.com Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka filluar tashmë planifikimin e udhëtimeve, ku janë bërë publike edhe detajet për udhëtimet që do të realizohen deri më datën 14 të këtij muaji.

Sipas njoftimit, më 13 qershor do të ketë një fluturim nga Prishtina në Dusseldorf, me nisje në ora 19:30, ndërkaq më 14 qershor do të jetë një fluturim tjetër nga Prishtina në Stuttgart në ora 09:50.

“Ne, për çdo ndryshim të bërë nga kompanitë ajrore do të bëjmë përditësimin e informacionit dhe do të ju mbajmë të informuar. 13 Qershor 2020 – EW5703 Prishtinë-Dusseldorf (ora 19:30) EUROWINGS. 14 Qershor 2020 EW5713 Prishtinë-Stuttgart (ora 09:50) EUROWINGS”, thuhet në njoftimin e ANP.

Sa u përket fluturimeve në kthim, ANP ka lutur të gjithë që të kontaktojnë me Ambasadat e Kosovës në shtetet përkatëse dhe për bileta të kontaktojnë me kompanitë ajrore e agjencionet.

Aeroporti i Prishtinës njofton për katër fluturime që do të realizohen gjatë majit

Periskopi.com Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar për katër fluturime ndërkombëtare, të cilat do të realizohen gjatë muajit maj.

Përmes një statusi në Facebook, Aeroporti i Prishtinës ka bërë të ditur fluturimet e planifikuara për këtë javë: Prishtinë-Milano, Prishtinë-Zurich, Prishtinë-Dusseldorf dhe Prishtinë-Stuttgart.

Për fluturime, ANP ka kërkuar që pyetjet e qytetarëve të adresohen në Ambasadën e Kosovës në shtetin ku ndodhen, ndërkohë që për ndryshime eventuale të fluturimeve si dhe për bileta të kontaktohen drejtpërsëdrejti kompanitë ajrore dhe agjencionet.

Postimi i plotë:

Të dashur udhëtarë,

Ju lusim që t’i referoheni fluturimeve të planifikuara për këtë javë:

21 Maj

GM 6903 Prishtinë-Milano (ora 16:50) CHAIR

22 Maj

GM 6043 Prishtinë-Zurich (ora 11:50) CHAIR

23 Maj

EW 5703 Prishtinë-Dusseldorf (ora 10:35)

EUROWINGS

24 Maj

EW 5713 Prishtinë-Stuttgart (ora 09:35)

EUROWINGS

Vëmendje: për fluturime në kthim ju lusim që të adresoni pyetjet tuaja në Ambasadën e Kosovës në shtetin ku ndodheni, ndërsa për ndryshime eventuale të fluturimeve si dhe për bileta kontaktoni drejtpërdrejt Kompanitë Ajrore dhe Agjensionet.

Për më tej, ju lusim që të keni mirëkuptim dhe për dokumente udhëtimi kontaktoni autoritetet relevante dhe përcillni informacionin e Ambasadave/Zyreve të Huaja në Kosovë në faqet e tyre zyrtare.

Shiko se si kryen vjedhje një shqiptar dhe një gjermane në aeroportin e Prishtinës

Periskopi.com Lajme

Të shpeshta kanë qenë rastet e vjedhjeve dhe grabitjeve në Kosovë brenda këtij viti.

Si edhe çdo vit tjetër Policia e Kosovës u përball me shumë raste, disa prej tyre tashmë të zgjidhura e disa ende në procedura të rregullta.

Por një vjedhje ndodhi edhe sot, pikërisht në Aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari’.

Një kompanie e cila funksiono për dhënien e veturave me qira apo njohur ndryshe si ‘Rent A Car’ i është vjedhur telefoni që funksionin edhe si telefon zyrtar i tyre.

Gani Syla, punëtorë në këtë biznes privat ka thënë për Indeksonline se vjedhja është kryer nga një gjermane në bashkëpunim me një shqiptar të cilët po bëheshin sikur po kërkonin shërbim për veturë.

Madje në videon e siguruar nga portali ynë shihet qartë se si dyshja mashtruan punëtorin dhe arritën t’ia vidhnin telefonin mobil.

Vjedhja e këtij telefoni është bërë rreth orës 16:00, ndërsa nga kompania janë lutur që t’u kthehet telefoni për shkak se është tejet i nevojshëm për biznesin e tyre.

Autoriteti i Aviacionit Civil thërret për dialog mes palëve dhe ndërprerje të grevës në aeroport

Periskopi.com Lajme

Ka vazhduar edhe sot greva e punëtoreve të Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “ Adem Jashari” e cila është mbajtur nga ora 08:00 deri në orën 10:00, siç ishte paralajmëruar më herët nga kjo sindikatë.

Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës iu ka bërë thirrje të gjitha palëve që të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë e dialogut social për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për palët dhe ndërprerje të grevës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Përmes një njoftimi për media ata thonë se, Inspektorët e AAC- së gjatë kohës së grevës kanë vëzhguar për së afërmi vijimin e operimeve në pajtim me rregullat dhe standardet e zbatueshme për siguri të operimeve dhe nuk kanë vërejtur parregullsi.

“Greva pritet të vazhdoj edhe nesër me dt. 21.08.2019 nga ora 08:00 deri në ora 14:00, luten udhëtarët që të monitorojnë komunikatat e ANP “Adem Jashari” dhe të planifikojnë itinerarin e udhëtimeve në koordinim të ngushtë me kompanitë ajrore apo përfaqësuesit e tyre”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Aeroporti: Fluturimet e planifikuara do të realizohen në kohë

Periskopi.com Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka njoftuar se përkundër grevës së paralajmëruar nga sindikalistët e Aeroportit, të gjitha fluturimet e planifikuara në datat 19, 20 dhe 21 gusht do të realizohen në kohë.

Punëtorët e Aeroportit ‘Adem Jashari’ kanë vendosur që të hyjnë në grevë më 19, 20 dhe 21 gusht.

Sindikata e Aeroportit ‘Adem Jashari’, përmes një njoftimi për media thotë se pas shumë përpjekjeve për të dialoguar me menaxhmentin rreth kërkesave të tyre, këta të fundit nuk kanë treguar gatishmëri për dialog.

“Ju njoftojmë se pas shumë përpjekjeve dhe  kërkesave të shumta drejtuar menaxhmentit të aeroportit për të dialoguar dhe për t’i zgjidhur çështjet tona në mënyrë paqësore, deri më tani nuk kemi pranuar ndonjë ftesë apo gatishmëri nga ana e menaxhmentit për të dialoguar. Ne kemi shterrur të gjitha mënyrat dhe mundësitë paqësore për dialog. Punëtorët janë të vendosur në kërkesat e tyre për çka edhe kanë vendosur përmes delegateve të tyre të shkojnë në grevë, siç kemi paralajmëruar në protestën paqësore të mbajtur javën e kaluar me datën 08.08.2019 se  me datën 19.08.2019 do të kemi grevë një orëshe duke filluar prej orës 08.00h deri në orën 09.00h sipas kohës lokale dhe me datë 20.08.2019 grevë dy orëshe duke filluar prej orës 08.00h deri në orën 10.00h si dhe me datën 21 do mbajmë grevë gjithëditore”, thuhet në njoftim.

Në njoftim theksohet se në grevë do të marrin pjesë të gjithë punëtorët e shërbimeve që nuk janë të rëndësisë jetike.