Ishte duke punuar në ndërtimin çerdhes, punëtori bjen nga lartësia dhe është në gjendje kome

Periskopi.com Lajme

Punëtorët e ndërtimtarisë në vendin tonë vazhdojnë të punojnë në kushte të jashtëzakonshme, madje jo rrallë herë janë shënuar edhe viktima.

Një punëtor ka mbetur në gjendje kome, deri sa sot është rrëzuar duke punuar në ndërtimin e një çerdheje në Rrugën “Afrim Loxha”, në kryeqytet.

Vrojtuesit e Lagjes kanë publikuar edhe imazhet ku shihen derisa kolegët e viktimës po i vijnë në ndihmë atij, ndërsa banorët kanë rrëfyer se janë tronditur nga pamjet dhe britma që punëtori ka lëshuar gjatë rrëzimit.

Kujtojmë që në vitin e kaluar 17 persona kanë vdekur në vendin e punës.