Agim Ademi Archives - Periskopi

Urimi i Presidentit të FFK-së, Agim Ademi: Në këto 13 vjet, sporti ishte ambasadori më i mirë i shtetit

Periskopi.com Sporti

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi i është drejtuar audiencës me një letër urimi me rastin e 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Më poshtë, letra e plotë:

Të nderuar krerë të institucioneve shtetërore,

Familje të heronjve e të dëshmorëve,

Invalidë e veteranë të luftës;

Të nderuar futbollistë e futbolliste, drejtues të klubeve, trajnerë, ish-udhëheqës të sportit, ish-futbollistë, gjyqtarë, anëtarë të FFK-së, Dardanë e tifozë të klubeve, sponsorë e donatorë;

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës!

17 Shkurti është data më e rëndësishme e historisë sonë të re.

Sot, Kosova feston 13 vjetorin e Pavarësisë, një ditë kjo sa e veçantë po aq e lavdishme dhe emocionuese.

Gjatë këtij rrugëtimi 13-vjeçar kemi bërë përparime të dukshme në çdo sferë të jetës, por kemi ende shumëçka për të bërë.

Për këtë ditë të madhe populli ynë kaloi nëpër shumë peripeci e sakrifica, prandaj çdo herë në ditë të tilla si kjo duhet të kujtojmë me krenari të gjithë ata që kontribuuan dhe i shërbyen atdheut nëpër dekada.

Sporti në këto 13 vjet është dëshmuar si ambasadori më i mirë i shtetit. E futbolli në këtë drejtim ka bërë shumë, pasi paraqitjet e suksesshme të Kombëtares tonë në të gjitha kategoritë, por edhe kultura e lartë sportive dhe kreativiteti i tifozëve tanë Dardanët kanë bërë që shteti ynë të promovohet në mënyrën më të mirë të mundshme kudo në botë.

Besoj fuqishëm se edhe gjatë këtij viti të arriturat e shtetit tonë nuk do të mungojnë, jo vetëm në sport por në çdo sferë tjetër.

Uroj që sa më parë ta tejkalojmë sfidën e madhe me pandeminë Covid-19 dhe t’i rikthehemi jetës normale, duke punuar secili prej nesh në profesionin e tij me kapacitete të plota në forcimin e shtetit tonë.

Gjithashtu, uroj që festat e ardhshme t’i kremtojmë me suksese të reja.

E gëzofshim për jetë e mot 17 Shkurtin!

Zoti e bekoftë Pavarësinë e Kosovës,

Zoti e bekoftë popullin e Kosovës,

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi takohet me Arsene Wengerin – ja çka u diskutua

Periskopi.com Sporti

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, është takuar dhe ka bashkëbiseduar me trajnerin francez, Arsene Wenger.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, FFK, Agim Ademi, është duke qëndruar në kryeqytetin e Katarit, Doha, ku është takuar me krerët e federatave të futbollit botëror, shkruan lajmi.net.

Në kuadër të këtyre takimeve, Ademi pati një takim edhe me trajnerin e mirënjohur francez, Arsene Wenger.

Ademi u shpreh se pas një dite të mbushur me takime, ai kishte nderin të takohej dhe të bashkbisedonte me Arsene Wenger për futboll. I pari i FFK-së e cilësoi teknikun francez si njërin nga trajnerët më të mirë në botë, ku tregoi se kishte treguar për futbollin kosovar dhe sfidat që jemi përballur si shoqëri.

“Ishte kënaqësi ta takoja dhe të bashkëbisedoja për futbollin me trajnerin e mirënjohur francez, Arsene Wenger”, tha ai.

“Përvoja e tij dhe sukseset e arritura në karrierën e tij të mahnitshme si trajner, por edhe historia e rrugëtimit të futbollit kosovar nga rezistenca deri në ditët e sotme të suksesit e krenarisë ishin pjesë e pashmangshme e këtij bashkëbisedimi”, tha Ademi.

“Kënaqësi të krijosh miqësi të reja dhe ura bashkëpunimi me personalitete të tilla si Wenger”, përfundoi Agim Ademi.

Ministri Zemaj takohet me presidentin e FFK-së, Agim Ademi: Diskutohet rikthimi i fansave nëpër stadiume

Periskopi.com Sporti

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi sot priti në takim Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, ku të pranishëm ishin edhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Xhelal Broja dhe drejtuesit e tifo-grupit “Dardanët”, Lulzim Berisha e Lik Berisha.

Ministri Zemaj shprehu mirënjohje për punën e mirë që po bënë Federata në krye me presidentin Ademi dhe e falënderoi atë për menaxhimin e mirë të situatës me pandeminë dhe zhvillimin e të gjitha aktiviteteve gjatë kësaj periudhe.

Presidenti Ademi po ashtu e falënderoi ministrin Zemaj për kontributin e tij në kohën e pandemisë dhe mbështetjen që i dha futbollit me të gjitha institucionet shëndetësore.

Takimi ishte i fokusuar për gjetjen e mundësisë së rikthimit të tifozëve në numër të reduktuar në stadium për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2022 që nisin në mars, në mënyrë që Kombëtarja ta ndjejë sadopak atmosferën që dinë ta krijojnë tifozët Dardanët.

Kreu i FFK-së i kërkoi ministrit Zemaj ta shqyrtojë mundësinë e rikthimit të tifozëve në stadium me institucionet tjera relevante. Rreth kësaj çështje ministri Zemaj tha se do të veprohet varësisht nga situata, teksa kërkoi një model nga vendet evropiane, që ka qenë funksional dhe i cili do të mund të aplikohej edhe në Kosovë.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi falënderon Federatën Turke: Na realizuan çdo kërkesë

Periskopi.com Sporti

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka shprehur mirënjohjen e tij për Federatën Turke të Futbollit.

Kjo pasi Federata Turke ndihmoi në organizimin e finales së Superkupës së Kosovës në futboll mes Dritës dhe Prishtinës, e cila u luajt në Antalia të Turqisë, shkruan Periskopi.

Prishtina në fund triumfoi me rezultat 3-1, derisa pas ndeshjes, Ademi ka shprehur ngazëllimin e tij me paraqitjen e skudrave si dhe ka falënderuar vendin nikoqir për ndihmën.

”Ishte një lojë që nuk pat asnjë lëndim, pasi ndeshjet e parë kontrolluse. E uroj Prishtinën për një lojë shumë të mirë, por të dyja treguan se janë skuadra shumë të mira dhe pretendente për tituj,” u shpreh fillimisht Ademi.

”Marrëdhëniet i kemi të shkëlqyer me Federatën Turke, FFK zë vend të veçantë në Federatën e tyre.

”Çkado që kemi kërkuar na kanë realizuar. Falenderoj jashtëzakonisht shumë për mikpritjen,” përfundoi numri 1 i FFK-së. /Periskopi.com/

 

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi për Periskopin: Shkarkimi i Challandesit dhe Prekazit është i mundshëm

Periskopi.com Sporti

Po përflitet shumë për të ardhmen e trajnerëve të Kombëtares së Kosovës, atij të grupmoshave U21, Rafet Prekazi poashtu edhe të Kombëtares A, Bernard Challandes.

Të dy teknikët e kanë gjetur veten nën presion të madh dhe vazhdimisht po spekulohet për shkarkimin e tyre, shkruan Periskopi.

Rafet Prekazi e mbylli ciklin me U21-shat mbrëmë me një humbje 3-0 nga Turqia, si dhe në pozitën e parafundit të Grupit C, duke mos arritur që të sigurojë vendin që dërgon në Euro 2021.

Në anën tjetër, as Challandes nuk qëndron më mirë, derisa ‘Dardanët’ mund të bien në Ligën D përsëri me një disfatë sonte kundër Moldavisë në ‘Fadil Vokrri’.

Periskopi ka kontaktuar me presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili ka refuzuar të përjashtojë mundësinë e shkarkimit të dyshes, duke thënë:

”Ndryshimet janë të mundshme. Do t’i konsiderojmë mundësitë, por deri më tash nuk kemi vendosur asgjë,” është shprehur numri 1 i FFK-së për Periskopin.

”Sigurisht pas përfundimit të ciklit do të vlerësohet puna e secilit. Sepse përveç aftësive dhe kritereve që ka një trajner, puna vlerësohet më së shumti.

”Kështu që gjithçka do të analizohet pas përfundimit të ciklit, pasi përfundojnë edhe kontratat e trajnerëve, por mund të ketë ndryshime,” u shpreh ai. /Periskopi.com/

Ademi paralajmëron shkarkimin e Challandesit, kaq para i kushton FFK-së shkarkimi i tij

Periskopi.com Sporti

curia e 10 ndeshjeve pa fitore duket se do t’i kushtojë me shkarkim selektorit të Kosovës, Bernard Challandes. 

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi në një prononcim për ”Kanal 10” e ka paralajmëruar indirekt shkarkimin e Challandes.

”Trajneri matet me rezultate. Jo vetëm Challandes, por të gjithë trajnerët e secilës grupmoshë te Kosova maten me rezultate”, tha Ademi kur u pyet për shkarkimin e mundshëm të trajnerit zviceran.

”Nuk jemi të bindur plotësisht ta shkarkojmë atë, por pas shortit për kualifikimet e Botërorit, ne do të ulemi dhe të diskutojmë, për të marrë vendimin final”, shtoi ai.

Por nëse FFK-ja vendos për shkarkimin e tij, një problem i ri do të shfaqej.

Kjo pasi organizata e futbollit kosovar vetëm pak muaj më parë vendosi t’ia vazhdonte edhe për dy vite kontratën Bernard Challandesit, i cili pati ecuri fantastike në Ligën D dhe në kualifikimet për EURO 2020.

Kjo kontratë ka vlerë 600 mijë euro, dhe kjo do ishte një humbje e madhe për organin tonë të futbollit, nëse veç vendoset shkarkimi i tij.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: I duam pikët e të dy ndeshjeve

Periskopi.com Sporti

Kosovarët me padurim po e presin ndeshjen e radhës të kombëtares e cila do të zhvillohet nesër mbrëma me Slloveninë. Dhe derisa të gjithë duam që kjo ndeshje të përfundoj në të mirë të Kosovës, me fitore, ekskluzivisht për kolonamedia.com ka folur i pari i Federatës së Kosovës, Agim Ademi ku ka treguar për atmosferën e cila po mbretëron te kombëtarja dhe futbollistët tanë.

Ademi ka theksuar se përkundër mungesave të disa lojtarëve, djemtë do të japin maksimumin që të dalim, siç ka theksuar, nga kjo krizë e rezultateve.

“Atmosfera është e mirë në mes lojtarëve, edhe pse prapë me mungesa, pa Rashicen, Zenelin, Celinen, Paqaraden, Halimin dhe Vocen. Por gëzon fakti që Muriqi dhe V. Berisha kanë sanuar lëndimet dhe janë në formë të mirë.  Por, sigurisht që djemtë do të japin maksimumin në këtë ndeshje, që të dalim nga kjo krizë e rezultateve”, është deklaruar Ademi për kolonamedia.com, transmeton Periskopi.

I pari i futbollit ka njoftuar se në krye të skuadrës do të jetë Muharrem Sahiti edhe nesër.

“Edhe nesër, për shkak të Covidit do të mungoj Chaland. Por ekipit do t’i prijë Muharrem Sahiti në pjesën tjetër të shtabit”.

“I duam pikët e të dy ndeshjeve”

Veç ndeshjes me Slloveninë, Kosova të merkurën pret Moldavinë në Stadiumin “Fadil Vokrri”. E Ademi ka folur për rëndësinë e të dy ndeshjeve.

“Çdo ndeshje e ka rëndësinë e vet, dhe ne në çdo ndeshje hyjmë për fitore dhe e duam fitoren. Të dy ndeshjet kanë rëndësi dhe i duam pikët e të dy ndeshjeve”.

“Pres lojë të mirë, dalje nga kriza e rezultateve dhe normalisht pres fitore duke u bazuar në formën e tashme.  Besoj në këta djem dhe në këtë ekipë. Dhe ta dinë të gjithë se kjo ekipë që i ka arritur gjithë këto rezultate, pork a të bëjë vetëm me krizën e rezultateve dhe ngadal do të dalim nga kjo situatë dhe prapë do të na bëjnë krenar këta djem”, ka shtuar për fund Agim Ademi.

Drejtuesit e FFK-së qëndruan për vizitë në LRF të Prizrenit dhe në komunën e Dragashit

Periskopi.com Sporti

Presidenti Agim Ademi së bashku me anëtarët e KE-së, Ismajl Ajeti e Mirsad Çollaku dhe sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihu kanë qëndruar sot për vizitë në Lidhjen Rajonale të Futbollit në Prizren.

Në këtë takim përfaqësuesit e këtij regjioni i dhanë përkrahje presidentit Ademi dhe KE të FFK-së për reformat, strategjinë e re të futbollit dhe digjitalizimin, derisa e mbështeten edhe mbajtjen e Kuvendit të Punës nëpërmjet platformës online.

Drejtuesit e FFK-së më pas kanë qëndruar edhe në komunën e Dragashit, ku u pritën nga nënkryetari Selami Sahiti me strukturat e tjera të komunës, derisa më pas vizituan klubet dhe infrastrukturën sportive të kësaj komune.

Me këtë rast u arrit pajtueshmëria që të ndihmohet kjo komunë  me 36 fshatrat e saj me projekte të ndryshme për fëmijët dhe klubet e kësaj ane.

Presidenti Ademi theksoi se FFK nuk do ta lë asnjëherë anash këtë komunë, pasi ajo është pjesë e rëndësishme dhe piktoreske e Kosovës me shumë talente të futbollit.

Njëherësh, ai ftoi drejtuesit e kësaj komune që të angazhohen edhe me MKRS-në për realizimin e projekteve të përbashkëta, e që për qëllim kanë ofrimin e kushteve sa më të mira për të rinjtë që ata ta shfaqin talentin e tyre në sport, e veçmas në futboll.


Batatina takohet me presidentin e FFK-së, Agim Ademi: Merret vendimi nëse Llapi do t’i vazhdojë garat në Superligë

Periskopi.com Sporti

Klubi i futbollit Llapi do t’i vazhdojë garat në Superligën e Kosovës në futboll.

Një vendim i tillë ka ardhur pas një takimi që krerë të klubit nga Podujeva e kishin me presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe nënkryetarin Agim Dibrani.

Llapi ditën e djeshme kishte paralajmëruar tërheqjen nga garat pas pretendimeve se është dëmtuar në ndeshjen me Dritën nga gjyqtari Visar Kastrati, transmeton Periskopi.

Llapi e humbi këtë takim me rezultat 1:2 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Lajmin për Zeri.info e ka konfirmuar trajneri dhe donatori i Llapit, Tahir Batatina.

“E kishim një takim me kryetarin e FFK-së, Agim Ademi dhe nënkryetarin Agim Dibrani. Ata premtuan se do të marrin masa rigoroze ndaj gjyqtarëve dhe premtuan se nëse përsëriten gabimet, do të penalizohen gjyqtarët dhe do të përjashtohen. U tha se nuk do të ketë më skena të tilla ndaj Llapit”, ka thënë Tahir Batatina për Zeri.info duke konfirmuar vazhdimin e garave.

“Në mënyrë që mos të humb mundi shumëvjeçar dhe mos të humbin shpresat e tifozëve dhe qytetarëve të Llapit, kemi vendosur që t’i vazhdojmë garat. Ne nuk kërkojmë favore, por vetëm drejtësi. Cila skuadër është më e mirë le të shpallet kampione”, theksoi Tahir Batatina.

Llapi pas javës së dhjetë në Superligë, ndodhet në pozitën e parafundit në tabelë me vetëm pesë pikë të grumbulluara.

KFOR-i nderon presidenti e FFK-së, Agim Ademi me mirënjohje

Periskopi.com Sporti

Forcat paqeruajtëse të KFOR-it të Britanisë së Madhe e kanë nderuar presidentin Agim Ademi me mirënjohje të veçantë, duke e vlerësuar punën e tij në FFK si dhe bashkëpunimin e mirëfilltë me forcat britanike në projekte të përbashkëta për të mirën e shoqërisë kosovare, e ku KFOR-i britanik është treguar i gatshëm që me njësitet e tij ta ndihmojë FFK-në në projektet për komunitetin e futbollit.

 

Agim Ademi: Dita e shumëpritur erdhi

Periskopi.com Sporti

Agim Ademi ka reaguar me një postim në llogarinë e tij në Facebook për ndeshjen që Kosova do ta luajë përballë Maqedonisë së Veriut.

Përfaqësuesja jonë do të luajë në Shkup ndaj shteti tonë fqinj në takimin që fillon në ora 20:45.

Ademi ka thënë se janë të motivuar dhe të bashkuar për realizimin e asaj që nesër do të quhet historike.

“Dita e shumëpritur erdhi! Të motivuar e të bashkuar në realizimin e asaj që nesër do të quhet HISTORIKE!”, ka shkruar kreu i FFK-së në Facebook.

Skuadra fituese do të zhvillojë edhe një finale të ‘play-offi’ kundër fituesit të përballjes tjetër që zhvillohet ndërmjet Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë.

Superkupa evropiane i bën bashkë Ademin e Dukën

Periskopi.com Sporti

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi së bashku me sekretarin e përgjithshëm, Eroll Salihu aktualisht gjenden në Budapest.

Ata po e përcjellin nga afër ndeshjen e Superkupës evropiane mes Bayern Munichut dhe Sevillas, me ftesë të presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin, shkruan Periskopi.

E në stadiumin ku po luhet ndeshja, ‘Puskas Arena’, para ndeshjes Ademi pati rastin të takohet me homologun e tij nga Shqipëria, Armand Duka.

Dyshja ka pasur takim miqësor, teksa kanë pozuar për një foto, duke nënvizuar miqësinë e kahmotshme mes dy federatave. /Periskopi.com/

Ademi intervistë ekskluzive në Shqipëri, flet për bojkotin e futbollit atje

Periskopi.com Sporti

Futbolli në Shqipëri vazhdon bojkotin, teksa në horizont ende nuk shihet një zgjidhje e shpejtë. Liga Profesioniste nuk tërhiqet nga kërkesat e saj, ndëra qeveria ruan pozicionin. Kërkesat nuk ndryshojnë, ndërsa si model për zgjidhjen e tyre janë ndryshimet ligjore nën shembullin e Kosovës.

Jo shumë larg, qeveria në Prishtinë miratoi ligjin e ri. Për të dhe mundësinë e aplikimit të një ligji të njëjtë edhe në Shqipëri ka folur në një lidhje direkte për emisionin “Sport News”, në “News 24” presidenti I Federatës së Kosovës, Agim Ademi.

“Ne kishim një bashkëpunim shumë të mirë me qeverinë. Shpresoj që edhe në Shqipëri palët të gjejnë një zgjidhje të shpejtë. Ligji i Sportit në Kosovë afron sponsorat në futboll dhe në të gjitha sportet me anë të lehtësimeve fiskale në tatime, apo në tatimet mbi fitimet. Nga ana tjetër, qeveria ka marrë përsipër krijimin e infrastrukturës, fushave, palestrave etj. Në këtë mënyrë, klubet mund të kenë mundësi për krijimin e një buxheti të nevojshëm. Mendoj se ai mund të aplikohet edhe në Shqipëri, pasi ligjet e dy vendeve nuk janë shumë të ndryshëm. Sa I përket bojkotit, nuk mund të them nëse ishte zgjidhja e duhur apo jo. Por shpersoj edhe një herë që të gjehet sa më shpejt zgjidhja dhe futbolli të kthehet në fushë, pasi edhe kalendari nuk premton”, ka thënë mes të tjerash presidenti i FFK, Agim Ademi.

Presidenti Ademi: Kosova ka mentalitet fituesi, ia dalim edhe me mungesa

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Kosovës sonte luan me shumë mungesa në ndeshjen e vlefshme për Ligën C të Kombeve kundër Greqisë, në ‘Fadil Vokrri’.

Emra si Milot Rashica, Benjamin Kololli, Leart Paçarada, Elbasan Rashani, Hekuran Kryeziu dhe Herolind Shala së bashku me Vedat Muriqin, janë ata që do të mungojnë në përballjen e sontme që fillon nga ora 20:45, shkruan Periskopi.

Sidoqoftë, mungesat nuk e shqetësojnë shumë presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili u beson shumë rezervistëve dhe thotë se dallimi në kualitet është shumë i vogël mes futbollistëve pasi ata janë në formë të lartë.

“Do të luajmë kundër Greqisë, ish-kampione evropiane, një skuadër me vlerë të madhe dhe një popull i madh. Përkundër kësaj, ne do të hyjmë në ndeshje për fitore. Skuadra ka mentalitet fitues,” u shpreh fillimisht Ademi.

“Ne do të kemi mungesa, mirëpo i kemi lojtarët zëvendësues. E mira jonë është që të gjithë lojtarët janë të nivelit të lartë, pa shumë dallime mes vete, andaj nuk pres shumë rënie në lojë. Uroj të jetë fati në anën tonë sonte”. /Periskopi.com/

Agim Ademi: Tek Kombëtarja jonë i gjej vuajtjet e popullit tonë dhe të ardhmen e ndritur të shtetit tonë

Periskopi.com Sporti

Që kur erdhi në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka shënuar rezultate të jashtëzakonshme me Kombëtaren e Kosovës.

Kështu, teksa janë shumë afër ndeshjet e shtatorit me Moldavinë dhe Greqinë, të Kombëtares së Kosovës, Ademi sikur iu ka dhënë motivimin lojtarëve – duke thënë fjalë të mëdha për djelmoshat; ‘Kombëtarja jonë është aset i çmuar, andaj duhet ta ruajmë e ta zhvillojmë ende. Tek ajo i gjej vuajtjet e popullit tonë dhe njëkohësisht të ardhmën e ndritur të shtetit tonë”.

Kujtojmë se, Kosova luan ndaj Moldavisë në Itali me 3 shtator dhe 3 ditë më pas ndaj Greqisë në Prishtinë. /Periskopi

Agim Ademi vlerësohet maksimalisht në sondazhin për menaxhimin e FFK-së

Periskopi.com Sporti

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është vlerësuar maksimalisht nga fansat në sondazhin ku kërkohej të vlerësohej me një notë menaxhimi i tij dy-vjecar i FFK-së.

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka arritur suksese historike nën drejtimin e Ademit, teksa jemi në rrugë të mirë të marrë pjesë në Kampionatin Evropian, shkruan Periskopi.

Faqja ”Përfaqësuesja e Kosovës-Dardanët” ka krijuar sondazhin në fjalë, teksa së fundmi ka dalë me një postim ku ka thënë se shumica e komentuesve e kanë vlerësuar me notën 10 menaxhimin e Ademit.

Më poshtë, postimi i plotë:

Krerët e FFK-së takohen me kryeministrin Hoti, u bisedua për rifillimin e stërvitjeve

Periskopi.com Sporti

Presidenti Agim Ademi në shoqëri të nënkryetarit, Bakir Burri, sekretarit të përgjithshëm, Eroll Salihu dhe drejtuesve të tifo-grupit “Dardanët”, Lulzim Berisha e Arben Zhjeçi, janë pritur sot nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Në këtë takim është diskutuar për situatën aktuale rreth pandemisë, për gjendjen në futbollin e Kosovës si dhe për dy ndeshjet e radhës që Kombëtarja e Kosovës do t’i luajë në Ligën e Kombeve kundër Moldavisë në Parma dhe kundër Greqisë në Prishtinë, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Presidenti Ademi e njoftoi kryeministrin për punën që po bëhet nga FFK rreth përgatitjeve për këto dy ndeshje, por edhe për fillimin e kampionatit të ri që është planifikuar të nisë më 12 shtator.

Image

Së këndejmi, presidenti Ademi kërkoi nga kryeministri Hoti që në konsultim me institucionet shëndetësore të krijojë mundësi për lejimin e stërvitjeve dhe aktiviteteve për klubet dhe shkollat e futbollit.

Gjithashtu, në këtë takim u bisedua edhe për infrastrukturë dhe për nevojën e vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet FFK-së dhe Qeverisë në krijimin e kushteve sa më të mira për të rinjtë me qëllim të avancimit të futbollit kosovar.

Image

Ademi në darkë me Challandes, premtojnë suksese para ndeshjeve të Ligës së Kombeve

Periskopi.com Sporti

Presidenti Agim Ademi ka darkuar me përzgjedhësin e Kombëtares, Bernard Challandes, i cili ka arritur sonte në Kosovë.

Gjatë kësaj darke është biseduar për gjendjen e tanishme, për futbollistët dhe për dy ndeshjet e radhës të Dardanëve në Ligën e Kombeve kundër Moldavisë dhe kundër Greqisë.

Përzgjedhësi Challandes përgëzoi presidentin Ademi për të arriturat dhe punën e bërë dhe e uroj për tejkalimin e situatës rreth procesit gjyqësor, gjë e cila ia mundëson përqendrimin e plotë në procesin e zhvillimit dhe progresit të futbollit kosovar.

Presidenti Ademi dhe përzgjedhësi Challandes u dakorduan për punën e përbashkët në prag të dy ndeshjeve të rëndësishme dhe u shprehën të gatshëm për sfidat e radhës dhe optimistë për të vazhduar përpara me krenari e përgjegjësi në realizimin e sukseseve të reja.

Challandes, të hënën, do të mbajë konferencë për media në prag të udhëtimit në Itali për ndeshjen kundër Moldavisë.

Reagon Agim Ademi pas vendimit të Supremes

Periskopi.com Sporti

Gjykata Supreme e Kosovës përmes një komunikate për medie të lëshuar sot, ka njoftuar se ka kthyer në rigjykim lëndën ndaj kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademit.

Kolegji i Gjykatës Supreme aty ku kishte dërguar Agim Ademi apelin, ka kthyer në rigjykim lëndën ku edhe çështja do të kthehet në shkallën e parë.

Menjëherë pas këtij vendimi ka ardhur edhe reagimi i numrit një të FFK-së, Agim Ademi i cili ka shkruar se kjo vërteton pafajësinë e tij.

Avokati Berisha për Periskopin: Vendimi i Supremes është i drejtë, Gjykata e Apelit i mbyllit sytë për shkeljet e Shkallës së Parë

Periskopi.com Sporti

Të martën në mëngjes, Gjykata Supreme vendosi ta kthejë në rigjykim rastin e presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Numri 1 i FFK-së rrezikonte nëntë muaj burg efektiv, teksa akuzohej për kanosje dhe detyrim në tentativë, shkruan Periskopi.

Gjykata e Themelore dhe e Apelit kishin vendosur për dënimin Ademit, në një proces ku pati zëra për parregullsi të shumta.

Dhe, pikërisht këto parregullsi u konstatuan nga Shkala e Tretë, Gjykata Supreme, e cila ka vendosur ta kthejë rastin përsëri në pikën zero.

I kontaktuar nga Periskopi dhe i pyetur se si e konsideron këtë vendim të Supremes, avokati i Ademit, Besnik Berisha është shprehur:

“Që nga fillimi është pritur një vendim i tillë për shkak se Gjykata e Apelit për një arsye ose tjetër i ka mbyllur sytë për shkeljet që i ka bërë Shkalla e Parë dhe kjo u korigjua nga Supremja e që besoj se është vendim i drejtë, por i vonuar.

“Çështja është kthyer në pikën zero dhe janë anuluar të dyja gjykimet që nënkupton që duhet nga e para,” tha ai. /Periskopi.com/