Punësoi Avni Zogianin në komunë: Agim Bahtiri nuk e çelë telefonin qe disa ditë

Periskopi.com Lajme

Kryetari i komunës së Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri nuk e ka thënë akoma asnjë fjalë të vetme për punësimin e anëtarit të Lëvizjës Vetëvendosje nga Fushë Kosova, Avni Zogianin.

Periskopi tash e disa ditë ka provuar të marrë një përgjigje nga kryetari Bahtiri, por ai nuk është lajmëruar në thirrjet e përditshme.

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje nga Fushë Kosova, Avni Zogiani, është i emëruar politik në kabinetin e kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Përveç emërimi të tij, Zogiani nuk del në punë në këtë komunë dhe dhe se prejardhja e tij po shihen si shkelje nga Remzi Rrahmani, asambleist komunal i Partisë Demokratike.

“Paguhet nga taksat e qytetarëve të Mitrovicës dhe mosprezenca e tij në punë është shkelje. Mitrovica ka njerëz ekspertë të mjaftueshëm, nuk ka nevojë të dalë jashtë komunës së Mitrovicës. Kjo është shkelje edhe në aspektin moral”, pati deklaruar ai.

Por vetë Zogiani kishte arsyetuar veprimin e tij, se puna e tij nuk është brenda zyrave.

“Puna e anëtarëve të kabinetit është në zyrë, por edhe në terren. Jo vetëm për shkak të pandemisë, por edhe për shkak se një pjesë e madhe e punëve të të emëruarve politikë ka të bëjë me punën në terren. Kryetari Bahtiri që në fillim ka pasur një ide që puna ime të jetë koordinimi i raporteve të Komunës së Mitrovicës me akterë jashta komunës”, ishtë arsyetuar Zogiani.

Kujtojmë që kohëve të fundit janë raportuar edhe disa raste të punësimeve familjare në komunën e Mitrovicës./Periskopi/

 

Bahtiri: Të dyshuarit për koronavirus janë testuar, të gjithë kanë dalë negativ

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Mitrovicës Jugore Agim Bahtiri, ka njoftuar se të gjithë të dyshuarit e kanë kryer testin për koronavirus.

Bahtiri tha se të gjithë kanë dalë negativ.

Ai theksoi se kjo është meritë e qytetarëve, pranda edhe iu është mirënjohës atyre.

Njoftimi i plotë:

Agim Bahtiri: Glaukun nuk e jepim, kjo punë ka përfundu për tërë jetën

Periskopi.com Lajme

Agim Bahtri i VV’së ka thënë se pozita e Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës ka përfunduar si proces duke aluduar se kërkesa e LDK’së për këtë pozitë është hedhur poshtë nga ana e VV’së, shkruan Periskopi.

“Ky proces ka mbaru për tërë jetën nuk asnjë gjasë që të lëvizë ky proces”, ka thënë ai në Debat Plus.

Tutje Bahtri ka thënë se Kuvendi është institucioni më i lartë në vend dhe se nuk duhet siç thotë ai të “luhet para 3 jave po ta votojmë dhe pas tri jave po e shkarkojmë dhe tani kur ta votoni presidentin tonë po ja kthejmë”.

Ai ka thënë se kjo kerkesë është e ulët nga ana e LDK’së

“Kjo është një ulje aq e ulët sa s’ka ku shkon”, u shpreh ai./Periskopi/

Bashkëshorti i Vjosa Osmanit e akuzon VV-në, e quan parti bolshevike

Periskopi.com Lajme

Prindon Sadriu, bashkëshorti i Kandidates së LDK-së për Kryeministre, Vjosa Osmani, ka shpërthyer në akuza të rënda ndaj partisë së Albin Kurtit për sulmet dhe fushatën agresive që sipas tij njerëz të Vetëvendosjes e bënë kundër Vjosës.

Nëpërmjet një statusi në faqen e tij në Facebook, bashkëshorti i Vjosa Osmanit thotë se VV është bolshevike e cila vazhdimisht ka fabrikuar lajme kundër Vjosës.

Reagimi i plotë i Prindon Sadriut

Sulme, shpifje, sajime, gënjeshtra, fabrikime e idiotizma. Nuk u la gjë pa u përdorur kundër Vjosës, mua dhe familjes sonë nga dy anët e bolshevikëve. Bolshevikët në publik atakonin njëri tjetrin, ndërsa natën skutave fabrikonin lajme të rreme, shpifje. Gjithat kundër Vjosës. Kundër saj, sepse pikërisht te ajo shihnin rrezikun nga humbja e thellë. Prandaj edhe u bënë bashkë. Nuk heshtën as gjatë heshtjes zgjedhore, të shtunën e të dielën. Për heshtje nuk brengosej as një pseudoportal i financuar nga Agim Bahtiri i cili nuk la genjeshtër pa fabrikuar ditën e zgjedhjeve dhe një ditë para saj, duke thyer cdo normë të demokracisë e kodit elektoral. U fabrikuan video montazhe, foto montazhe e cka jo tjetër. Temë negative nëpër medie u bë edhe fakti se unë nuk kisha votuar në të njejtin vend votim sikur Vjosa. Kjo u bë pikërisht ditën e votimit. Deri aty shkonin metodat stasiane të sulmeve të oponentëve. Prandaj, kush do që i interpreton këto zgjedhje si garë fer, është larg të kuptuarit të nocionit dhe sistemit të demokracisë. Këso ‘fitore’ nuk i bejnë nderë asnjë partie. Fushata e ulët dhe denigruese e mbushur me fabrikime dhe gënjeshtra është shqetësuese për cilëndo parti që synon pushtetin. Kosovës i duhet shembull i vlerave më të larta të demokracisë dhe i mirësjelljes, jo shembull i ardhjes në pushtet pa zgjedhur mjete e duke shkelur mbi të tjerët, duke njollosur të tjerët. Bolshevizmi është sëmundje! Unë BESOJ në një Kosovë ndryshe nga kjo që kemi. Në një Kosovë ndryshe, por pa bolshevikët!

Pacolli: Fabrikën që e premtoi Bahtiri, e ndërtova me fonde të mia

Periskopi.com Lajme

Kreu i AKR-së dhe njëkohësisht kandidati për deputet nga radhët e koalicionit Nisma-AKR-PD, Behgjet Pacolli, ka thënë se fabrikën e kërpudhave e ka ndërtuar vet Pacolli.

“Unë kam bisedu me Bahtirn dhe nuk e përjashtoj se kam qenë më tepër se që duhet i impresionuar nga ai. Bahtiri ka folur për mijëra vende të punës dhe unë nuk kam mundur si i tillë me thanë po ose jo” është shprehur Pacolli.

Ai tha se premtimet e Bahtirit i ka financuar vet Pacolli me fonde të veta në tokën e Agim Bahtirit.

“Unë kam qëndru mbrapa tij, si rezultat i premtimeve, unë sot kom ndërtu me fonde të mijat kam ndërtu një fabrikë të kërpudhave në tokën e Agim Bahtirit”, ka thënë Pacolli në T7.

Pacolli sqaroi se fabrikën që premtoi Bahtiri se do ta ndërtonte, e ndërtoi Mabetex-i i Pacollit.

“Fabrikën e Bahtirit e ka ndërtu Mabetex-i”, përfundoi Pacolli.

Flasin Agim Bahtiri dhe qytetari që preu shiritin në shkollë (Video)

Periskopi.com Lajme

Sot gjatë ditës Agim Bahtiri, kryetari i Mitrovicës nuk ka mundur ta pres shiritin në rastin e përurimit të një shkolle.

Atë në vend të tij e ka bërë një qytetar.

“Agim Bahtri mi ka premtu dy vende të punës, dhe kur jom shku në komunë më ka thënë se spo të njoh hiç”, ka thënë qytetari i cili i e pengoi Bahtrin që ta pres shiritin.

Më poshtë shikoni deklaratën e Agim Bahtirit dhe të qytetarit, Agim Kurti, të cilët kanë shkëmbyer akuza kundër rreth këtij incidenti.

Agim Bahtiri ia krisë këngës në koncertin e Unikkatilit: Jo nuk ndahet Mitrovica

Periskopi.com Lajme

Mbrëmë në koncertin madhështorë të organizuar në qytetin e Mitrovicës, ku i ftuari kryesorë ishte reperi Viktor Paloka që njihet si Unikkatil, kishte edhe befasi të tjera për publikun e pranishëm.

Përpos pjesëmarrjes së Unikkatilit, paraqitja e këngëtares së njohur të muzikës popullore shqiptare Shkurte Fejza ngjalli një atmosferë tejet emocionuese dhe patriotike.

E kjo performancë dhe atmosferë e krijuar nga Shkurte Fejza bëri që edhe kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri të ngjitet në skenë e t’ja thotë këngës.

Ai së bashku me Shkurte Fejzën kënduan këngë patriotike si ‘Jo nuk ndahet Mitrovica’ , ‘Oj Kosovë oj nëna ime’.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Agim Bahtiri shpreh ‘talentin’ e tij në muzikë.

Agim Bahtiri për “krizën humanitare”: Shteti nuk guxon t’i nënshtrohet asnjë presioni dhe shantazhi

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar në llogarinë e tij në Facebook duke thënë se kriza e inskenuar nuk i shërben stabilitetit dhe përmirësimit të jetës për banorët.

Ai gjithashtu ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të vazhdoj me veprime për të treguar autoritetin e shtetit duke iu dalë në ndihmë qytetarëve që jetojnë në Kosovë.

Bahtiri: Apeloj te banorët e veriut që t’i japin mbështetje policisë së Kosovës

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, ka bërë apel te qytetarët e pjesës së veriut që të mbështesin policinë e Kosovës për aksionin e Njësisë Speciale që është ende duke vazhduar në veri të Mitrovicës.

Bahtiri ka thënë që është në interesin e tyre që të përkrahin këtë aksion pasi është kundër njerëzve që merren me krim të organizuar duke përfshirë serbë dhe shqiptarë.

Lidhur me këto zhvillime, Bahtiri ka reaguar edhe përmes rrjetit social Facebook.

Postimi i plotë i Bahtirit:

Apeloj te të gjithë qytetarët e pjesës së veriut që të rrijnë të qetë dhe mos ta konsiderojnë këtë aksion si kundër tyre, pasi është aksion vetëm kundër njerëzve që merren me krim të organizuar, duke përfshirë serbë dhe shqiptarë.

I ftoj gjithë banorët e pjesës së veriut që t’i japin mbështetje policisë së Kosovës, sepse është në interesin e tyre që njëherë e përgjithmonë të zbatohen ligjet e Republikës së Kosovës, që janë më të favorshmet për minoritete në Evropë.

Prandaj, edhe njëherë kërkoj qetësi dhe përkrahje për Policinë e Kosovës që po bën një punë të mrekullueshme. Perkrahja e aksionit është në vet interesin e qytetarëve të veriut.

Në fund gjyqësia do ta japë fjalën përfundimtare për ta vënë drejtësinë në vend. Edhe njëherë po them se Policia e Kosovës është në shërbim të të gjithë qytetarëve pavarësisht nacionalitetit, e sidomos në pjesën veriore që është duke e respektuar shumë minoritetin serb.

Agim Bahtiri e konfirmon se u plagos polici që ishte në aksionin e Veriut

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka vizituar policinë e plagosur gjatë aksionit policorë në veri të Mitrovicës. Bahtiri ka thënë se gjendja shëndetësore e tij është jashtë rrezikut për jetë, pasi siç tha ai polici ka marr një plagë të lehtë në kukë.Bahtiri po ashtu tha se i gjithë ekipi mjekësorë është në gatishmëri të situatës.

Ai potencoi se në tre komuna të Kosovës ka pasur arrestime ndërkaq pritet edhe në Komunën e Zubin Potokut pritet të kryhen arrestimet e parapara nga Njësia Speciale e Kosovës.“E kam vizituar policinë në spital. Gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë. Ai ka marr një plagë të lehtë në kukë. I gjithë ekipi mjekësorë janë duke u angazhuar në trajtimin e tij, dhe nëse ka nevojë për raste tjera edhe mjekët e Vushtrrisë janë në dispozicion. Gjendja në Mitrovicë është e qetë, edhe në veri po shihet e qetë. Në tre komuna ka pasur arrestime, ndërkaq pritet të kryhet edhe Komuna e Zubin Potokut. Kisha bërë apel tek qytetarët e Mitrovicës të rrinë të qetë pasi Njësia Speciale e Kosovës është duke i kryer punët ashtu siç edhe janë paraparë”, ka thënë Bahtiri. /Telegrafi