Çeku për letrën e Kurtit: Nuk ishte marrëveshje, prandaj nuk shkoi në Kuvend për ratifikim

Periskopi.com Lajme

Një letër të cilën sot e publikoi kryeminsitri Albin Kurti, për të cilën pretendon se presidenti i vendit Hashim Thaçi më 2013-ën si Kryeministër shkeli Kushtetutën, ka ngjallur reagime të shumta.

Lidhur me përmbajtjen e këtij dokumenti, për aktivitetet e FSK-së në veri, ka folur ish-ministri i kësaj force, Agim Çeku, pozitë të cilën ai e mbante në kohën kur ishte firmosur.

Çeku thekson se nuk është diçka e re dokumenti i publikuar këtë të martë nga Kryeminsitri Albin Kurti, të cilin e cilësoi marrëveshje sekrete.

”Unë kam qenë në dijeni për këtë dokument, por nuk e kam parë. Dokumentin na ka komunikuar KFOR-i dhe na ka treguar se si do të veprohet”.

A e kishte kërkuar Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministër në 2013-ën, nënshkrimin e kësaj letre?

”Jo, dokumentin nuk e ka kërkuar Hashim Thaçi që ta nënshkruante. Kjo ishte kërkesë e vet NATO-s”.

Siç shkruan gazetainfokus, Agim Çeku që atë kohë ishte shef i këtij dikasteri, ky dokument është i tejkaluar, njofton Klan Kosova.

Kjo pasi tashmë FSK ka rol të ri, pas votimit të tre ligjeve në Kuvendin e Kosovës, të cilat e transformojnë në ushtri.

Po ashtu ai ka folur edhe për procedurën pse një dokument i tillë nuk kishte kaluar fare në Kuvendin e Kosovës.

”Kjo nuk është marrëveshje, është dokument – zotim i Hashim Thaçit. Kësisoj nuk kishte nevojë që të shkonte në Kuvendin e Kosovës për ratifikim”.

Agim Çeku thotë se raportet me NATO-n nuk mund të dëmtohen pavarësisht publikimit të kësaj letre nga Kryeministri Albin Kurti.

 

 

Rasti “Veteranët”, nis seanca ndaj Agim Çekut dhe të tjerëve

Periskopi.com Lajme

Me dëgjimin e dëshmitarit, H.G, të hënën, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pritet të nis gjykimi në rastin e njohur si “Veteranët”.

Në këtë rast, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, akuzohen ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ish-deputeti Shkumbin Demalijaj, si dhe nëntë persona të tjerë.

Ata akuzohen për kohën sa ishin pjesë Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së UÇK-së, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Por, dëshmitë e tyre, sipas vendimit të kryetares së trupit gjykues, Nushe Kuka Mekaj, nuk do të mund të bëhen publike.

Gjykatësja Kuka-Mekaj, në seancën e 4 dhjetorit 2019, kishte nxjerrë aktvendim, me të cilin kishte ndaluar  publikimin e dëshmisë së dëshmitarëve nga mediat, deri në përfundim të procesit të të provuarit.

Një vendim të tillë, gjykatësja e kishte marr në mënyrë që të mos dëmtohet procesi gjyqësor në këtë rast, ashtu që, dëshmitarët të mos jenë në gjendje të lexojnë dëshminë e njëri-tjetrit dhe në këtë mënyrë edhe të koordinojnë dëshmitë.

Po ashtu, gjykata kishte vendosur që edhe dëshmitarët të mos u zbulohet identiteti nga mediat, por t’u referohen me iniciale edhe pse vet gjykatësja e kishte pranuar se të njëjtin nuk janë dëshmitarë të mbrojtur, por qëllimi sipas saj, është që të mos dëmtohet procesi gjyqësor në këtë rast.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 19 qershor të vitit 2019, e kishte konfirmuar aktakuzën, ndërsa këtë vendim e kishte konfirmuar edhe Gjykata e Apelit në gushtin e këtij viti.

Me aktakuzën e PSRK-së, po ashtu ishte kërkuar që Gjykata Themelore në Prishtinë, që të urdhërohet Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), që të pezullonte pagesën e pensioneve për 19.500 veteranë, deri në përfundimin e procesit gjyqësor.  e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), për ndaljen e përkohshme të pensioneve për “veteranët e rrejshëm”.

Por, më 1 prill 2019, e kishte refuzuar këtë kërkesë me arsyetimin se propozimi për masën e përkohshme nuk është ndaj të akuzuarve, por ndaj MPMS-së, si palë e tretë.

Sipas aktakuzës së përgatitur nga ish-prokurori special, Elez Blakaj, personat e përfshirë akuzohen se prej vitit 2011 deri në vitin 2017, duke vepruar si anëtarë të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, duke tejkaluar kompetencat me dashje dhe duke mos i përmbushur detyrat zyrtare, me qëllim që të përfitojnë personat e tjerë në mënyrë të kundërligjshme, në vazhdimësi, në dëm të Buxhetit të Republikës së Kosovës.

Në këtë aktakuzë janë të përfshirë 12 persona të cilët ngarkohen me veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Siç kishte raportuar “Betimi për Drejtësi”, listës së personave të akuzuar i prinë Agim Çeku, i pasuar nga Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

PSRK-ja, po ashtu i kishte propozuar kësaj gjykate që ta lëshoj masën për ndalimin  e pagesës së pensioneve të fituara në mënyrë të kundërligjshme si veteran luftëtarë të UÇK-së, deri në përfundimin e procedurës penale..

Tutje, sipas PSRK-së, nga provat e siguruara deri më tani është vërtetuar se nga pagesat e kundërligjshme për veteranët luftëtarë të UÇK-së, buxheti i Republikës së Kosovës është dëmtuar në shumë prej  68.153.533.14 euro.

Ndërsa, me aktakuzën e dorëzuar në gjykatë më 7 dhjetor 2018, pretendohet se buxheti i Republikës së Kosovës është dëmtuar në shumë prej  88.769.217.04 euro.

 

Pse Haradinaj ende nuk e ka liruar Çekun nga detyra?

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një konference për media ka bërë të ditur se ka liruar nga detyra ministrin e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, pasi ka pranuar dorëheqjen nga ai, derisa tha se është në pritje edhe të kërkesës për shkarkim të zëvendësministrit Agim Çeku.

I pyetur se a pritet të shkarkohen ministrat tjerë që janë me aktakuzë Haradinaj ka thënë se  veprimet e një partie nuk ndërlidhen me vendimet e Qeverisë.

“Çdo parti i ka specifikat dhe kalkulimet e veta. Nuk komentoj vendimet e partive, jam vet kryetar i partisë por nuk përputhen specifikat e një partie me tjera. Ne të gjithë i obligohemi Kushtetues së Kosovës. Si aleancë jemi partia që kemi kodin etik ne nuk ndërlidhim asnjë veprim të brendshme me vendimet tjera nuk kam drejt me i komentua veprimet e PDK-së”, tha Haradinaj.

Lidhur me samitin e Parisit Haradinaj tha se nëse përgatitjet shkojnë mirë, do të mbahet, nëse jo do të shtyhet.

Ai siguroi që Kosova i ka të qarta qëndrimet lidhur me temat e caktuara.

Besim Beqaj, Agim Çeku, Njazi Kryeziu – këta dhe emra të tjerë të PDK’së që Veseli i liroi nga detyra

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka larguar sot nga të gjitha pozitat partiake dhe institucionale të gjithë zyrtarët e PDK-së që kanë aktakuza të konfirmuara nga institucionet e drejtësisë.

Me këtë vendim të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, sot janë liruar nga detyra ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, zëvendësministri i FSK-së Agim Çeku dhe Nijazi Kryeziu, të cilët janë nëprocese gjyqësore.

“Në mandatin e ri si Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, kam përcaktuar prioritetet tona themelore – si parti moderne me profil demokratik e perëndimor. Në fillim të kësaj jave, unë jam zotuar se do të angazhohem fuqishëm në luftën kundër korrupsionit, nepotizmit dhe dukurive të neveritshme të abuzimit. Këtë po e presin qytetarët nga ne, sepse ata janë të ngopur me fjalë dhe duan të shohin veprime konkrete. Nuk ka opsion tjetër përveç se të veprojmë. Dhe, ne po vendosim një standard të ri të etikës. Së pari po fillojmë me veten, e pastaj këtë standard do ta shtrijmë në çdo segment. Sot, jam para jush, për të dëshmuar se jemi të vendosur në këtë betejë. Duke treguar përkushtimin tim dhe vizionin si Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, kam vendosur që: Të emëruarit politikë nga radhët e PDK-së në institucionet publike të Kosovës, të cilët kanë aktakuza që ndërlidhen me dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare, korrupsion, ose nepotizëm, t’i lirojnë funksionet menjëherë”, ka thënë Veseli.

Veseli po ashtu ka liruar nga detyra edhe të gjithë të zgjedhurit brenda strukturave drejtuese të PDK-së që kanë aktakuza të konfirmuara dhe ky pezullim i funksioneve të tyre siç tha ai, vlenë deri në aktgjykime.

 

 

Blakaj i përgjigjet akuzave të Çekut për veteranët: Ti vetë i ke shkelur vendimet si kryetar i komisionit

Periskopi.com Lajme

Elez Blakaj, ish-prokurori që merrej me rastin e veteranëve të rremë, i është kundërpërgjigjur zv/ministrit Agim Çeku i cili para disa ditësh e akuzoi atë se kishte frymë anti-UÇK dhe se kishte bërë drejtësi selektive, raporton Periskopi.

Blakaj i cili kishte ikur nga vendi para një viti, ka thënë se vetë Çeku i kishte shkelur ligjet dhe rregullat  për verifikim dhe njohje te veteraneve te UÇK-së, sa ishte kryetar i i Komisionit për Verifikim dhe Njohje të Statusit të Veteraneve të UÇK-së.

Sipas Blakajt, këto akuza të Çekut janë deklarime tendencioze dhe përpjekje ‘të lodhta’ për të fshehur përgjegjësinë e tij si kryetar i komisionit.

Çeku kishte thënë në ‘Blic Intervistë’ se Blakaj i kishte shpallë veteranë të rremë mjekët e shoferët e luftës.

‘’Po thonë që janë bërë manipulime. Unë jam mërzitë shumë me komentet e njerëzve. Me njëfar shpërthimi të një mllefi anti-UÇK. Shumëkush mezi ka pritur që të dalë diçka për UCK dhe kanë nxitu që tia fusin edhe një gozhdë në kortesh. Jam befasu se në këtë vend ka njerëz që nuk e duan UCK’në. Ne jemi duke bashkëpunu me gjykatën, duke iu përgjigjur si komision. Fryma anti’UCK më së pari u pa tek ai prokurori. O ai ka ik se kur e ka pa produktin e vetë, kur e ka pa se çka i ka dalë, e ka pa që s’ka gjë aty. Le të thotë çka të dojë, por ai ka qenë edhe selektiv, ai ka qenë me ngarkesa anti-UCK dhe me njohuri zero për organizimin ushtarak. Kur ai, kushdo që e ka shkru që ka qenë mjek gjatë luftës, ai  e ka shpall në listë të rremë. Kush ka rreziku më shumë se sa mjeku. Ose kushdo që ka qenë vozitës në luftë, ai e ka shpallur veteran të rremë’’, ka thënë Çeku.

Ja reagimi i plotë i Elez Blakajt:

Deklarime tendencioze dhe përpjekje të lodhta të zv. Ministrit Çeku që përmes etiketimeve te pabaza ta fshehë përgjegjësinë e tij të cilën e kishte si kryetar i Komisionit për Verifikim dhe Njohje të Statusit të Veteraneve të UÇK-së.

Sinqerishtë nuk ja vlenë të shpenzohët kohë për t’ju përgjigjur akuzave të tilla, por për hir të të gjithë atyre të cilet kanë kontribuar dhe sakrifikuar, miqëve dhe te afermve të cilat kanë qënë, janë dhe gjithëmonë do të mbesin pjesë e krenarisë se UÇK, ndjej obligim tu përgjigjem këtyre akuzave, te cilat kanë tendencë të qartë për nderhyrje në drejtësi, DUKE E ETIKETUAR KËTË PROCES SI ANTI UÇK.

– Po ia rikujtoj zv. ministrit Çeku (meqe i thotë vetes ushtarak profesional) dhe të gjithë atyre të cilët kanë pas përgjegjesi institucionale, se lufta në Kosovë ka mbaruar që 20 vite dhe është e turpshme se si i keni trajtuar dhe po vazhdoni ti trajtoni ushtarët e UÇK-së, ne vecanti deshmorët.

– Për 4 vite me rresht, si ushtarak, keni pas mundesinë edhe zyrtarishtë (edhe pse të vonuar) që në cilësinë e Kryetarit të Komisionit për Verifikim dhe Njohje ta Veteraneve të UÇK-së përfundoni një proces shumë të rendesishëm PËR TË GJITHA KATEGORITË E VETERANEVE TË UÇK-së, fatkeqsishtë nuk keni arritur ta përfundoni.

– Vendimet tuaja (si ushtarak profesional) se bashku me komisionin shtetëror për Verifikim dhe Njohje, I PARI I KENI SHKEL JU.

– Si ushtarak profesional, i keni shkel ligjet dhe rregullat për verifikim dhe njohje te veteraneve te UÇK-së te cilat edhe vet si Komision Shteterorë i keni hartuar, e madje po ua rikujtoj se ju vet si Komision Shtetëror e keni berë kategorizimin  e veteraneve: Invalid I luftës se UÇK-së, Veteran luftëtarë i UÇK-së, I Internuar I UÇK-së, Pjestarë I UÇK-së, Pjesmarrës I luftës dhe Ushtarë i zhdukur ( I pagjetur) I UÇK-së, POR GJATË PROCESIT TE VERIFIKIMIT DHE NJOHJES I KENI MYLLUR QËLLIMISHTË SYTË edhe pse keni qënë shumë mirë të informuar se çka po ndodhë në realitet.

– Se sa keni qënë të njoftuar për atë se cka po ndodhë me verifikimin dhe sa po respektohën kriteret ligjore dhe çfarë vendimesh keni mare, e tregojnë më se miri audio-inçizimet në mledhjet e Komisionit (të cilat shpresoj se edhe publiku do ketë mundesi ti degjoj gjatë procesit gjyqësor publik).

– Si ushtark profesional, po ua rikujtoj, se një proces i verifikimit shtetëror per verifikim dhe njohje të statusit të veteranit të UÇK-s, I CILI ËSHTË ZHVILLUAR NGA NJERËZIT E NJEJTË NE KOMISION SHTETËRORË NE SHKALLËN E PARË DHE SHKALLËN E DYTË ( SIPAS ANKESAVE), nuk mund të quhët ndryshe, pos i kunderligjshem. Madje nuk ka jurist, teori e praktikë e rregullt juridike modern në botë, që cfardo procesi administrative apo gjyqësorë të thjeshtë e pranon si valid (të vlefshem), kur personat e njejtë I zhvillojnë procedurat në shkallën e parë dhe shkallën e dytë, siq keni berë ju si Komision Shtetërorë.

– Andaj janë të gjitha këto veprime të cilat ia ka kanë ngulë gozhdën UÇK- së. Përndryshe, kurrë asnjeherë, askush, bash askush nuk mundet ta mohoj mundin, angazhimin, sakrificën e djemve dhe vajzave tona qe sot ta kemi Kosovën. U thua…… cfarë do të thonin ata djem dhe vajza të cilët kanë rënë për këtë Kosovë SOT, nese do të mund të flisnin, sepse familjarët e dëshmorve po e shofim se cfarë po flasin dhe cfarë po thonë!

“Përjetsishtë u përkulemi dhe i nderojmë të gjitha ata të cilët kanë rënë për lirinë e Kosovës./PERISKOPI/

 

Agim Çeku tregon detaje nga marrëveshja e Kumanovës

Periskopi.com Lajme

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Çeku, ka folur për marrëveshjen e Kumanovës, hyrjen e trupave ruse në tunelin e Goleshit afër Aeroportit, demilitarizimin e UÇK-së, transformimin e saj në TMK dhe krijimin e Ushtrisë së Kosovës në dhjetorin e vitit të kaluar.

Zëvendësministri aktual i Mbrojtjes ka rrëfyer edhe për listat e veteranëve të UÇK-së e që për këtë ka një aktakuzë si kryetar i komisionit për verifikimin e ushtarëve, shkruan Gazeta Blic, transmeton Klan Kosova.

Çeku ka treguar se më 12 qershor të vitit 1999 kur edhe përfundoi lufta në Kosovë ka qenë në malet e Berishës bashkë më disa ushtarë të UÇK-së. Sipas tij nuk ka përshkrim për ndjenjat për përfundimin e luftës në Kosovë dhe finalizimin e misionit që kishin para vetës UCK-ja, atë të çlirimit të Kosovës.

Ai në emisionin “Blic Interview me Astrit Gashin” ka zbuluar ekskluzivisht se para nënshkrimit të marrëveshjes së Kumanovës kishte informacione të sakta nga NATO-ja se një marrëveshje e tillë do të nënshkruhet dhe me këtë do të vijë edhe kapitullimi i Serbisë.

“Ishim në ngjarje tërë kohën si Shtab i Përgjithshëm, kishim informacione të shumta dhe javët e fundit ishim në kontakt të vazhdueshëm më shtabin e NATO-së në Kumanovë, me gjeneralin Micheal Jackson dhe bashkëpunëtorët e tij”.

“Por atë natë që është nënshkruar marrëveshja me 9 qershor, pas orës 12:00 kanë ardhur në Shtabin e Përgjithshëm një ekip oficerësh, forcat speciale të Britanisë së Madhe, kanë ardhur me marrëveshje të shkruar, kanë dhënë detaje për përmbajtjen e marrëveshjes, kishim disa njohuri, por jo detaje për largimin e forcave serbe, për dinamikën e futjes së forcave të NATO -së në Kosovë”.

Çeku tregon se si NATO i kishte sulmuar gabimisht atë e Veselin

Periskopi.com Lajme

Ish-komandanti i UÇK’së, Agim Çeku, ka rrëfyer se si ishte sulmuar gabimisht nga forcat ajrore të NATO-së, derisa po lëvizte me një makinë me Kadri Veselin.

Ai në një intervistë në T7, ka thënë se me intuitën e një ushtaraku, e kishte ditur që aeroplani që po u afrohej do t’i sulmonte.

“Jemi sulmuar unë e Veseli. Një aeroplan i NATO-së na ka sulmuar duke menduar se ishim forca serbe. Ishte interesante. Por kishim përvojë. E dëgjoja aeroplanin që po afrohet. E i thash Kadri Veselit që ky aeroplan me neve e ka. E pas pak e hudhi një bombë, por për fat të mirë para neve”, ka rrëfyer Çeku.

Ai ka treguar se janë larguar dhe janë fshehur pas një guri të madh, ndërkohë pa kaluar shumë minuta, aeroplani është kthyer dhe i ka sulmuar përsëri, por pa e goditur makinën. E gjithë kjo ngjarje kishte ndodhur në vendin e quajtur ‘Malet e Kishës, mbi Budakovë.

“Ne dolëm dhe u larguam pas një guri. Aeroplani prap, e bëri një gjiro, dhe përsëri ka gjuajtur, por nuk e ka goditur përsëri makinën”, ka treguar ai.

Por thotë që NATO-ja gjithmonë kanë treguar se kanë qenë gabime të paqëllimshme.

“Por na kanë siguruar gjithmonë që ka qenë gabim”, shprehet Çeku.

Ai ka thënë se këto gabime të NATO-së janë bërë për shkak se faza e fundit e bombardimeve ka pas për qëllim eliminimin e caqeve lëvizëse.

“Faza e fundit e bombardimeve ka qenë faza e bombardimeve taktike, për caqet e lëvizshme. Fatkeqësisht ka pasur edhe gabime”, ka përfunduar ai.

Çeku: Po të mos ndërhynte NATO, edhe sot do të ishim në luftë me Serbinë

Periskopi.com Lajme

Ish-komandanti i UÇK-së, më pas dhe TMK-së, Agim Çeku, ka folur për rastin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Ai ka thënë se në rast se nuk do të ndërhynte NATO-ja, Kosova mbase do të ishte edhe sot e kësaj dite në luftë me Serbinë. Ndoshta ende do të ishim në luftë. UCK-ja kurrë nuk do ta ndalte luten. Ka qenë edhe populli i vendosur. Ndoshta edhe sot kishim pas luftë”, ka thënë ai në T7.

Çeku thotë që prej momentit të daljes publike të UÇK’së, ushtarët ishin betuar që nuk do të hiqnin uniformën pa u çliruar Kosova.

“Nga momenti i parë kur është bërë e ditur që Kosova ka pasur ushtri, të gjithë kanë thënë se asnjëherë nuk do të heqin uniformën”, ka treguar ish-komandanti i UÇK’së.

Me rastin e 20 vjetorit të hyrjes së NATO-së, në Kosovë janë duke qëndruar ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, dhe ish-sekretarja amerikane, Madelenie Albright.

Agim Çeku shpenzoi 12 mijë euro me kredit kartelë brenda vitit 2018

Periskopi.com Lajme

Nga një mijë e një euro të buxhetit të shtetit janë harxhuar në secilin muaj të 2018-s, nëpërmjet kredit-kartelës që në shfrytëzim e ka ish-kryeministri Agim Çeku, tash zëvendësministër i Mbrojtjes.

Shpenzimet nga kjo kategori që ai ka bërë për një vit, mbërrijnë shumën 12.014,81 euro.

E dhëna është prezantuar nga Ministria e Mbrojtjes, e cila i ka krijuar “Kohës Ditore” qasje në shpenzimet e ministrit Rrustem Berisha, të anëtarëve të kabinetit të tij, e edhe të zëvendësministrave.

Janë vetëm tre zyrtarë të Ministrisë, të cilët kanë qenë të pajisur me kredit-kartelë, nga e cila kanë mundur të bëjnë shpenzime me para të buxhetit. Krahas ministrit Berisha, janë edhe zëvendësministrat Agim Çeku e Burim Ramadani. Shpenzimet që Çeku i ka bërë janë më të mëdha, sesa shuma e përbashkët e dy zyrtarëve të tjerë të Ministrisë: ministri Berisha gjatë një viti i kishte shpenzuar 4.918,36 euro, kurse zëvendësministri Ramadani 5.905,79 euro.

Çeku: FSK-ja pas transformimit në ushtri do të punësojë edhe 3000 veta

Periskopi.com Lajme

Zëvendësministri i FSK-së, Agim Çeku, i ftuar në emisionin FRONTAL të T7, ka treguar se pas miratimit të 3 ligjeve dhe transformimit të FSK-së në Ushtri, do të hapet rrugë për punësimin e 2500 apo 3000 të rinjve të cilët do t’i shtohen kësaj force.

“Do të jetë një shembull, si një institucion jopolitik. Do të jetë gjithashtu burim i punësimit. 2500 deri në 3000 të rinj”, ka thënë Çeku, raporton Gazeta Express.

Ai ka thënë se Ushtria e Kosovës do të shërbejë për të gjithë komunitetet.

Ndër të tjera në këtë intervistë ai ka shpjeguar në detaje, misionin që do të marr FSK-ja pas transformimit në Ushtri.

Çeku: Ushtria e Kosovës vetëm mbrojtëse, transformimin e mbikëqyr NATO

Periskopi.com Lajme

Tranzicioni i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri do të zgjasë dhjetë vjet, ndërsa gjithë procesin do ta mbikëqyrë NATO. Kështu i ka deklaruar TV Prva të Beogradit, zëvendësministri i FSK-së, Agim Çeku.

Ai, siç e citojnë mediat serbe, është shprehur se forcat e armatosura të Kosovës nuk përbëjnë kërcënim për rajonin, ndërsa ka shtuar se ato do të jenë të pajisura me armatimin më modern për të mbrojtur integritetin territorial të Kosovës.

“Kemi armatim të këmbësorisë, më modernin që e kanë ushtritë perëndimore. Do të kemi edhe artilerinë, mbrojtjen kundërajrore, mbrojtjen kundër mjeteve të blinduar, mbrojtjen biokimike. Por me siguri nuk do të kemi aftësi ofensive, as armatim ofensiv dhe as doktrinë ofensive”, ka thënë ish-komandanti i UÇK-së, Agim Çeku.

“K[to do të jenë forca të kulluara mbrojtëse me rol për mbrojtjen e territorit dhe të njerëzve të Kosovës”.

 

Çeku nuk dinte gjë për brigadën “Hasan Prishtina”, tregon se kush e prezantoi

Periskopi.com Lajme

Për Brigadën “Hasan Prishtina” nuk kishte dëgjuar më parë as Agim Ceku, atë kohë shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Çeku, në Rubikon të KTV-së, ka thënë se kjo Brigadë iu prezantua nga Fadil Geci dhe asnjë anëtar i Komisionit nuk dinte për të.

“Një anëtar i Komisionit që ka qenë përgjegjës për Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës në ekzil, e ka marrë një listë konkretisht nga Fadil Geci dhe Geci iu ka afruar Rrustem Berishës dhe i ka thënë se këta janë luftëtarë të cilët kanë marrë pjesë në Brigadën ‘Hasan Prishtina’. Edhe ai e ka sjellë si problem, sepse as ai nuk ka dëgjuar për këtë punë, as unë, asnjë anëtar i Komisionit. Kjo Brigadë s’mund të jetë as Brigadë, sepse bëhet fjalë për diku 50-60 luftëtarë, jo më shumë”, tha Çeku.

Ai thotë se brenda Komisionit kishte vendim që për shkak të unifikimit të çdo luftëtari, mos të përmendet Brigada përmes së cilës kanë shërbyer.

“E di që z. [Rrustem] Berisha ka biseduar edhe me Sami Lushtakun, edhe Nuredin Lushtaku ka qenë në atë takim. Edhe ai dhe të gjithë thanë se nuk kanë dëgjuar për këtë Brigadë, ndoshta është dobësi e jonë, në asnjë skemë nuk ka ekzistu”.

“Mirëpo, bëhet fjalë për një listë të cilën ai e ka titulluar ashtu dhe ata emra janë verifikuar si emra, dhe jo si Brigadë. Kjo është strukturë dhe është prezantuar si strukturë e Ministrisë së Mbrojtjes e Republikës së Kosovës në ekzil. Iu ka prezantuar Rrustemit dhe është trajtuar çdo aplikacion veç e veç dhe jo si Brigadë, dhe nuk është e vërtetë që e kemi shpikur një Brigadë vetëm për të arsyetuar numrin”.

Çeku bëri të ditur se janë pranuar të gjithë emrat të cilët janë prezantuar në drejtim të Ministrisë së Mbrojtjes.

 

Agim Çeku thotë listat e veteranëve u frynë në terren

Periskopi.com Lajme

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku pajtohet se listat e veteranëve janë të fryra.

Ai në Rubikon të KTV-së ka thënë se kjo u bë në terren.

“Numri ka dalë më i madh. Mua po më duket se nuk ka qenë ky numër, por hajde ta hetojmë, sepse këto [fryrje] nuk i ka bërë Komisioni, por janë bërë në terren”, tha Çeku.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës e nxitoi punën e Komisionit duke kërkuar që brenda një jave ta përfundojnë punën dhe t’i dorëzojnë listat.

“Më 13 maj 2016, Qeveria ka marrë vendim që në afat prej një jave të përfundojë punon dhe të sjellë listat. U kam thënë sillni listat, dhe secili përgjegjës për zonën e vet, e kemi pas për detyrë t’i sjellim listat me të gjitha të dhënat, edhe të bashkëngjisim një deklaratë ku thotë, ‘unë, me përgjegjësi morale, juridike e komanduese, deklaroj se këta janë veteranët e zonës x’”, u shpreh ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku.

“Kur i kemi mbledhur listat, na kanë dalë 46 mijë e 230 veteranë. Unë nuk di pse tash po thonë që janë 60.000 e s’di sa, raporti zyrtar që unë e kam nënshkruar ka qenë 46 mijë e 230 ushtarë”, deklaroi Çeku.

“Ne e kemi kuptuar në Komision një ditë para se ta dorëzojmë në Qeveri, është edhe në procesverbal, se na ka dal numri më i madh se që kemi pritur, por s’kemi çka të bëjmë, duhet t’i dorëzojmë deri më datën 20 maj, 2016”.

“Ekziston materiali dhe e ka prezantuar prokurori, Qeveria e aprovon pa asnjë votë kundër, pra, qeveria e Kosovës, si organ ekzekutiv në vend, është pajtuar që në luftën e UÇK-së kanë qenë 46 mijë e 230 veteranë, Qeveria e Isa Mustafës. Aty përfundon puna e komisionit, më 20 maj 2016”, u shpreh Çeku, ndaj të cilit ka aktakuzë për fryrjen e listave.

Çeku ka thënë se nëse qeveria e Kosovës nuk do ta votonte, do thoshte që numri është i madh, atëherë çështja do të kthehej dhe Komisioni do të fillonte punën nga e para.

 

SHBA-ja shkëput raportet me ministrin Berisha dhe zëvendësministrin Çeku

Periskopi.com Lajme

Shtetet e Bashkuara i kanë vënë bllok komunikimit me ministrin e Forcës së Sigurisë, Rrustem Berisha, dhe zëvendësin e tij, Agim Çeku.

Secili bashkëpunim me ta është ndërprerë, prej kur është shpallur aktakuza në rastin e veteranëve të UÇK-së.

Tri burime të ndryshme të “Kohës Ditore” kanë folur për këtë.

“Administrata amerikane, përfshirë Ambasadën në Prishtinë dhe komponentin ushtarak, e ka shkëputur bashkëpunimin dhe komunikimin me ministrin Berisha dhe me zëvendësministrin Çeku, prej kur është shpallur aktakuza në rastin ‘Veterani’. Ky është një standard që amerikanët e aplikojnë në raport me secilin zyrtar të lartë, të akuzuar për vepra korrupsioni”, ka thënë një burim në Qeveri. “Komunikim zyrtar me ta nuk do të ketë për aq kohë sa janë nën akuzë”.

Ky zhvillim është konfirmuar edhe nga burime të gazetës në Ambasadën amerikane, por edhe në Ministrinë e Forcës së Sigurisë.

Gjykata ia kthen Prokurorisë aktakuzën kundër Agim Çekut dhe të tjerëve

Periskopi.com Lajme

Gjykata Themelore në Prishtinë ka kthyer aktakuzën mashtrimet në listat e veteranëve për përmirësim dhe qartësim në Prokurorinë Speciale.

Aktakuza e ngritur nga Prokuroria Special ndaj Agim Çekut si kryetar i komisionit qeveritar për verifikimin e statusit të veteranit dhe 11 të akuzuarve të tjerë, është kthyer sërish në duar të Prokurorisë. Sic njofton Gjykata Themelore e Prishtinës, kërkohën përmirësime dhe qartësime nga Prokuroria Speciale.

“Arsyeja e kthimit të aktakuzës sipas Kryetares së Trupit Gjykues bie për shkak se dispozitivi i aktakuzës në pjesën e përshkrimit faktik të veprës penale është konfuz dhe si i tillë nuk lejon mundësimin e procedimit të drejtë pa zvarritje e pengesa të shumta të këtij procesi”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore.

Njoftimi i plotë:

Gjykata Themelore në Prishtinë njofton se lidhur me aktakuzën e ngritur kundër të pandehurve A.Ç, N.L, S.H, SH.D, Q.G, SH.B, A.D, RR.B, F.F, S.E, F.SH dhe XH.J për veprën penale nga neni 422 paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të KPK-së, e pranuar në Gjykatë me datë 14.09.2018, pas vlerësimit të Kryetares së Trupit Gjykues e cila është ngarkuar me lëndën, është vendosur që aktakuza në fjalë ti kthehet në përmirësim dhe qartësim Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për shkak se e njëjta nuk është përpiluar konfrom nenit 241 paragrafi 1 pika 1.4 të KPP-së, po ashtu janë dhënë dhe arsyeje lidhur me anulimin e seancës dëgjimore për shqyrtimin e masës së përkohshme për sigurimin e kërkesës pasurore juridike. Arsyeja e kthimit të aktakuzës sipas Kryetares së Trupit Gjykues bie për shkak se dispozitivi i aktakuzës në pjesën e përshkrimit faktik të veprës penale është konfuz dhe si i tillë nuk lejon mundësimin e procedimit të drejtë pa zvarritje e pengesa të shumta të këtij procesi.

 

Kur BBC raportonte se Sylejman Selimi ishte pengese për UÇK-në, andaj u zëvendësua nga Agim Çeku

Periskopi.com Lajme

Në vitin 1999 kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte zëvendësuar komandantin e saj Sylejman Selimin, BBC kishte shkruar se ai ishte pengesë për UÇK-në.

Në artikullin e publikuar nga BBC, thuhej se UÇK ka emëruar Agim Çekun një ish-gjeneral të Brigadës Kroate, që ka përfunduar ushtrinë në Kroaci.

Ndërkaq për Selimin shkruante se përveç që nuk kishte shkollim ushtarak ishte edhe pengesë për UÇK-në.

“Ai ka zëvendësuar Sylejman Selimin një të emëruar politik i cili nuk kishte të përfunduar shkollim ushtarak dhe i cili është kritikuar për pengesat e UÇK-së. Çeku e ka diplomuar ne  akademinë ushtarake të Beogradit dhe ka shërbyer në ushtrinë e ish-Jugosllavisë si kapiten artilerie”, thuhej në artikullin e BBC’së atë kohë.

Agim Çeku: S’kam kurrfarë faji për listat e veteranëve

Periskopi.com Lajme

Agim Çeku ka thënë se ende s’e ka asnjë njoftim zyrtar lidhur me një aktakuzë të Prokurorisë Speciale ndaj Komisionit për Verifikimin e veteranëve të UÇK’së. Ka thënë se nuk ndihet fajtor derisa do të flasë më shumë vetëm nëse i zyrtarizohet akuza.

Në mesin e tyre është edhe ish-udhëheqësi i UÇK’së, Agim Çeku, i cili ka udhëhequr procesin në fund të luftës dhe pasluftës.

“Kur të bëhet zyrtare flas. S’kam kurrfarë faji në këtë drejtim”, ka thënë Çeku, per Express.

“S’du me komentu më shumë. S’ka asgjë zyrtare”, ka shtuar ai.

Aktakuza e prokurorit të dorëhequr është bllokuar në Prokurorinë Speciale. Ende nuk është dërguar në Gjykatë pavarësisht se posa prokurori të nënshkruan një aktakuzë e njëjta duhet të përcillet për në institucionin që ndan drejtësinë.

Në ditën kur u dha lajmi se është dorëhequr prokurori, institucioni i akuzës lëshoi një njoftim se ka vetëm hetime por jo edhe aktakuzë për mashtruesit e statusit të veteranit. Pastaj, u tha se ka draftakuzë, një përkufizim që s’është i njohur në Kodin Penal, dhe se drafti i aktakuzës është vetëm derisa Prokurori e ka të panënshkruar aktakuzën.

Sidoqoftë, dëmi që i bëhet Shtetit, sipas aktakuzës së nënshkruar nga Prokurori i dorëhequr, është afër 40 milionë euro në vit.

Pas kësaj aktakuze pritet që e njëjta të zgjerohet dhe të merren Prokuroritë Themelore. Pritet të dalin para gjyqit edhe veteranët mashtrues, të cilët do të detyrohen t’i kthejnë të gjitha mjetet e vjedhura të Shtetit. Madje, nëse nuk kanë të holla, Shteti mund t’ua konfiskojë edhe pasuri për eurot e shtetit që kanë zhvatur.

 

Haradinaj mbron Çekun: Ka dhënë krejt familjen për Kosovën

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe njëherit ish-komandanti i UÇK-së, Daut Haradinaj ka folur për për fryrjen e listave të veteranëve.

Haradinaj është zotuar se kushdo që nuk ka dhënë kontribut gjatë luftës do të largohet përfundimisht nga lista.

Sipas tij, kushdo që ka qenë pjesëmarrës në luftë, duhet të ndihet krenar.

“Versulja jugo kundër veteranëve s’është asgjë tjetër veç asaj që u nis dhe do mbaroj shpejt, kush nuk u kon në luftë ka me u largu, po kush u kon ka me mbet. Këta dinë krejt ju që po fyni e ju që po livdoni. Kush u kon me mu ndi krenar se çashtu jemi kon.”, ka thënë ai në një prononcim për Indeksonline.

Haradinaj përmend edhe faktin që ish-komandanti Agim Çeku ka dhënë shumë për vendin e tij, ndërkohë që ende nuk është vendosur drejtësi për ta.

“Agim Çeku e ka hup krejt familjen dhe krejt fshatin në luftë, akoma s’ka drejtësi për ta.”, ka shtuar ai.

Ndryshe, vlen të kujtojmë faktin se sipas kryeprokurorit të shtetit Akeksandër Lumezi janë 19 mijë persona që jashtëligjshëm kanë fituar statusin e veteranit dhe marrin benefite nga shteti.

Kurse, si rezultat i kërëcnimeve të ndryshme, ditë më parë nga detyra e tij ka dhënë dorëheqje prokurori Elez Blakaj

 

Aktakuza zbulon se Agim Çeku i udhëzonte anëtarët e komisionit të gënjenin për veteranët

Periskopi.com Lajme

Ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-komandanti i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku, kishte menduar gënjeshtrën se si të arsyetohet për listat e fryra të veteranëve të UÇK-së. Madje, ai këshillonte edhe anëtarët e tjerë të komisionit se si të gënjenin.

Prokurori Elez Blakaj në punën e tij të fundit si prokuror nga ngritur aktakuzë ndaj Çekut dhe 11 anëtarëve të tjerë të komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit dhe pjesëtarëve të UÇK-së. Ata po akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Në njërin nga procesverbalet e këtij komisioni sipas aktakuzës së publikuar nga Koha Ditore, Çeku e kishte hallin më të madh se si t’i arsyetonte listën e fryrë në Dukagjin dhe sipas tij një gjë e tillë do të mund të vërehej.

Por, ai për këtë e kishte menduar një arsyetim të “rremë” duke këshillur edhe anëtarët e tjerë të komisionit.

“Nëse na bëhet pyetja se ku i ka pasur zona e Dukagjinit 15 mijë ushtarë, ne si komision u themi se UÇK-ja nuk i ka pasur të gjithë këta ushtarë të rreshtuar në një ditë, por 45 mijë ushtarë kanë qenë pjesë e UÇK-së dhe se fluksi më i madh i hyrje-daljeve ka qenë në zonën e Dukagjinit dhe atë të Pashtrikut në kufi me Shqipërinë”, thuhet në aktakuzën.

Çeku aktualisht është zv/ministër në Ministrinë e Forcës dhe Sigurisë, ndërsa në të kaluarën kishte qenë edhe kryeministër i Kosovës.

Sipas prokurorit Blakaj, 38 milionë e 882 mijë e 400 euro për një vit i kushtojnë buxhetit të shtetit 19.060 ”veteranët e rrejshëm”Sipas prokurorit Blakaj, 38 milionë e 882 mijë e 400 euro për një vit i kushtojnë buxhetit të shtetit 19.060 ”veteranët e rrejshëm”.

Të akuzuar për këtë rast nga prokurori i dorëhequr Blakaj janë; Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari.

Aktakuza e Elez Blakajt pretendon se nga të akuzuarit u shpik një brigadë e re për t’i arsyetuar veteranët e rrejshëm të UÇK’së.

 

Raporti i Agim Çekut te kryeministri Haradinaj: Kam dalë në TV

Periskopi.com Lajme

Zëvendësministri i FSK-së, Agim Çeku i ka raportuar Kryeministrit edhe intervistat e tij në media. Madje ai këtij raporti ia ka bashkangjitur edhe fotografitë e paraqitjeve të tij mediale.

Një ndër to është edhe intervista dhënë në një medium lokal në gjuhën serbe, për të cilën ai thotë se ka zgjatur një orë dhe se është ritransmetuar në shumë mediume tjera në gjuhën serbe në Kosovë dhe Serbi, raporton Kallxo.com.

“… komentet dhe kritikat kanë qenë pozitive brenda komuniteti serb. Vlen të ceket se gjatë intervistës ju kam bërë ftesë qytetarëve serb të Kosovës që t’i bashkohen FSK-së dhe menjëherë kemi pas një interesim të madh të qytetarëve serb për tu anëtarësuar në FSK që ka rezultuar me pranimin e 35 pjesëtareve të komunitetit serb nga veriu i Kosovës”, shkruan ish kryeministri i Kosovës, në raportin me shumë gabime drejtshkrimore.

Në raportin 100 ditor të punës së tij, të cilin e ka siguruar Kallxo.com, (Lexoje të plotë) Çeku thotë se ka pasur edhe angazhime të kohëpaskohshme edhe në parti dhe kryerje të detyrave e obligimeve partiake, por se ato nuk i ka pasqyruar në raport.

Zëvendësministri Çeku thotë se ka pasur takime të rregullta ditore dhe javore me Ministrin, stafin e tij dhe takim me zëvendësministrin tjetër.

Ai po ashtu ka listuar edhe takime tjera me zyrtarë brenda dhe jashtë ministrisë.