Ish-trajneri i Feronikelit: Superliga e Kosovës është më e korruptuara në Evropë

Periskopi.com Sporti

Ish-trajneri i Feronikelit, Agim Sopi ka lëshuar akuza të rënda në drejtim të Superligës së Kosovës.

Sipas tij Superliga e Kosovës është liga më e korruptuar në Evropë.

“Në Kosovë është liga më e korruptuar në Evropë. Klubet bëjnë presion të madh te gjyqtarët dhe Federatat, po flas për këtë pjesën se çfarë kam parë unë. Nuk do t’i harroj skenat e ndeshjeve nga stoli i kundërshtarëve. Presione të tilla nuk kam parë asnjëherë në karrierën time”, deklaroi Sopi për Gazetën Sheshi, transmeton Periskopi.

Tutje, Sopi u shprehë se nuk do të qëndronte as 5 minuta nëse do t’i kërkohej diçka tjetër përpos fitores.

“Nuk e di se si gëzohen disa trajnerë me fitore të tilla se çfarë po i arrijnë tash. Ata e dijnë shumë mirë se si i kanë fituar ato ndeshje dhe si mund t’u flasin futbollistëve, kur e dijnë se si kanë fituar. Personalisht nuk do të qëndroja as pesë minuta në ato situate, nëse veçse do më kishte kërkuar dikush diçka tjetër përpos fitores. Është marre e madhe se çfarë po ndodh në futbollin kosovar”, theksoi Sopi.

Sopi tregoj se pse u largua nga skuadra e Feronikelit.

“Ne kishim ardhur për një projekt afatgjatë dhe është normale që rezultatet nuk mund të arrihen brenda natës dhe këtë e di shumë mire presidenti (Naser Ramaj). Sinqerisht nuk e kuptoj se përse ka folur me atë mllef ashtu. Por, unë dua që të ju garantoj që nuk ka qenë shkaku i rezultateve arsyeja e ndërprerjes së bashkëpunimit, por shkaku që ka dashur t’i kursejë disa para me largimin tim dhe të Albertit, pasi që titulli ishte i paaritshëm”, tregoi Sopi.

“Drejtuesit e klubit e kanë menduar shumë mirë këtë pjesë se me profesionistë si unë dhe Alberti (Bunjaki) nuk do të kishin mund t’i bëjnë gjithë këto humbje dhe matematika. Kush e di se çfarë do të ndodh edicionin tjetër pas këtyre matematikave”.

Ai thotë se nuk e paditën Ramajn shkaku i rrespektit të madh që patën për klubin, derisa kishin mundësi për ta bërë një gjë të tillë.

“Kontrata ime ishte një vjeçare me një mundësi tjetër për të vazhduar edhe për një vit. Ndërkohë, Alberti kishte kontratë dy vjeçare. Por, ne nuk kemi kërkuar kompensim për pagat tona, pavarësisht largimit. Kemi mundur ta padisim klubin, por nuk e bëmë këtë gjë dhe vendosëm të largoheshim pa kërkuar dëmshpërblim”, shtoi ndër të tjerash tekniku shkupjan. /Periskopi.com/

Zyrtare: Agim Sopi është trajneri i ri i Feronikelit

Periskopi.com Sporti

Skuadra e Feronikelit para pak çastesh ka prezantuar trajnerin e ri të skuadrës

Ashtu siç edhe pritej, Agim Sopi do të jetë pasuesi i Vukicevic tek skuadra nga Drenasi.

50-vjeçari më parë ka qenë ndihmës trajner tek Kombëtarja e Maqedonisë U21.

Ndërkohë ai karrierën më të gjatë e ka kaluar në Suedi, tek skuadrat si Landskrona, Prespa Birlik e Rosengard.

Kujtojmë që Nikli ditë më parë shkarkoi nga detyra trajnerin Vukicevic, për shkak të rezultateve të dobëta në 12 javët e para në Superligën e Kosovës.

Nikli renditet në pozitën e gjashtë me gjithsej 19 pikë.

Aktori dhe regjisori i njohur e quan ‘lopë’ të aderuarin në Vetëvendosje

Periskopi.com Showbiz

Aktori dhe regjisori i njohur kosovar, Ard Islami, e ka bërë një status në profilin e tij në Facebook në lidhje me drejtorin e Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe të aderuarin në Lëvizjen Vetëvendosje, Agim Sopin.

Gjuha e përdorur nga z.Islami është tepër fyese dhe përçmuese dhe do të mund të dënohej ashpër si gjuhë që nxit urrejtjen.

Ai e ka krahasuar z.Sopi me një lopë, duke shkruar se “kishte parë ëndërr që në Teatrin Kombëtar [të Kosovës] kishte ardhur si drejtor një lopë! Dhe se nuk e kishte fjalën për Agim Sopin”, shkruan Periskopi.

Gazeta jonë nuk është e informuar në lidhje me mosmarrëveshjet personalemes të dyve, ose nëse statusi ka të bëj vetëm me profesionin.

Agim Sopi është një regjisor e skenarist i famshëm në Kosovë që ka punuar në disa prej filmave më të përmendur në dekadat e fundit.

Ky është statusi i plotë dhe i paredaktuar i Islamit:

Ard Islami

1 min ·

Miremengjes!

Pashe onderr qe n’Teatrin Kombetar ka ardh ni drejtor- lope!

Nuk e kom fjalen per Agim Sopin