Menaxhimi i Komplekseve Memoriale, Agjencisë i duket punë e zorshme mbledhja e të dhënave në teren

Periskopi.com Lajme

Raporti vjetor i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2018 nuk është votuar në Komisionin për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, pasi që ky Agjencion nuk ka arritur ta plotësojë raportin me të dhënat e kërkuara nga anëtarët e komisionit.

Komisioni vendosi që të presë Agjencinë në një afat prej dy javësh për sjelljen e këtyre të dhënave për lapidarët në mënyrë që atëherë ta votojnë dhe përcjellin për seancë këtë raport.

Kryetari i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të  Kosovës, Bislim Zogaj tha se si Agjencion nuk kanë arritur të ofrojnë të dhënat e kërkuara për lapidarët pasi që  nuk kanë hasur në bashkëpunim me kryetarët e komunave.

Sipas tij 50 përqind e punës ka përfunduar dhe se këto të dhëna janë duke i siguruara nga përfaqësuesit e fshatit.

Zogaj tha se brenda 10 ditëve do të jenë të përfunduara informacionet për ndërtimin e lapidarëve.

“Prezantimi i të gjithë lapidarëve në raport por mbi të gjitha ai që duhet të jetë edhe në faqen e agjencionit realisht kemi punuar në këtë drejtim juve kemi mundur tua sjellim vetëm si vende apo ku ndodhen ato, por nuk kemi mundur ta plotësojmë me ato që keni kërkuar ju. Kjo nuk është bërë për dy arsye e para fillimisht nuk kemi pasur staf tani jemi kompletuar i ka 10 ditë që jemi duke u marr intensivisht 50 për qind kemi arritur t’i marrim shënimet ku ato shënimet janë vendi ku ndodhen, kush ka investuar dhe sa ka investuar, realisht kemi pasur pengesa të paparashikueshme dhe që jemi çuditur që kemi kërkuar nga të gjitha komunat që të na i dërgojnë të dhënat, por nuk kanë të na i japin asnjë informacion, asnjë nga komunat….Secilin administrator të fshatit por e thërrasim për të na dhënë shënimet se kur janë ndërtuar, kush ka investuar dhe sa ka kushtuar”, tha Zogaj.

E lidhur me këtë zgjedhje për të arritur deri tek informacionet për lapidarët reagoi deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e cila tha se kjo nuk është zgjedhja e duhur dhe kërkoi nga Agjencioni që të këmbëngulin më shumë që të dhënat për lapidarët t’i marrin nga kryetarët e komunave të Kosovës.

Sipas saj të dhënat që mund të ofrohen nga përfaqësuesit e fshatrave mund të mos jenë të sakta.

“Për mua është shqetësuese kur thuhet se kemi kërkuar nga komunat për me na i sjell të dhënat dhe nuk na i kanë sjellur..Unë po mendoj se ju nuk duhet të lëshoheni në nivel të administratorëve të fshatit apo përfaqësuesve të fshatit duke pasur parasysh se kurrë nuk do merrni të dhëna të sakta, dhe thjesht nuk do mund të keni atë se çfarë po kërkohet, terreni është shumë i hapur dhe është problem që i gjithë territori i Kosovës ta mbulon përmes përfaqësuesve të fshatit, është punë maratonike dhe nuk kryhet për 10 ditë dhe nuk do i keni ato të dhëna e lëre me i fut në sistem”, tha Musliu.

I të njëjtit mendim me deputeten e PDK-së, Ganimete Musliu ishte edhe anëtari i komisionit për Bujqësi nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba i cili kërkoi edhe disa sqarime tjera lidhur pse nuk ka bordi organografi.

“Forma e organogramit që keni paraqitur në skemë keni thënë se në strukturë organizative nuk ka bord një shpjegim për ata që lexojnë, arsyen pse nuk ka bord, nuk është në dokumente dhe norma të caktuara apo pse nuk ka bord…23;’32Nëse vetëm ka qenë kërkesë për ta dhe nuk ka hasur duhet me pa një mënyrë të bashkëpunimit me ta që fondet tuaja me qenë në funksionimit të atyre për qëllimin e njëjtë apo të përbashkët lutem që me pas parasysh që komuna të ketë bashkëpunim edhe me mjete e jo vetëm me shkua tek administratori i fshatit”, tha Zyba.

Derisa, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri ka shfaqur dyshimet për keqpërdorimet apo korrupsionin për ndërtimin e lapidarëve.

“Nuk është e pamundur me i mbledh këto të dhëna, por nuk ka pasur vullnet dhe unë dua të besoj që ka me pasur  vullnet  ne po iu presim kryetar që me i mbledh këto të dhëna me i kompletua sepse kjo çështje është sa e ndjeshme, sa e shenjt edhe sa me dyshime të korrupsionit skajshmërish dhe këtë punë ne duhet me e diskutua”, u shpreh Gaxherri.

Në këtë mbledhje të komisionit për Bujqësi deputeti  i Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba ka kërkuar që të diskutohet për hidrocentralet dhe gurthyesit  në Skenderaj, dhe bashkëpunimin me ministrinë e ambientin por një propozim i tillë nuk kaloi dhe u vendos që të ftohet ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe banorët ku ndodhen këto hidrocentrale dhe gurthyes dhe të diskutohet për gjendjen atje.

Po ashtu gjatë kësaj mbledhje anëtarët e këtij komisioni i kanë votuar edhe 24 amendamentet e projektligjit për produktet biocide, dhe 30 amandamentet e projektligjit për Odën e Arkitektëve dhe Odën e Inxhinierëve në fushën e ndërtimit.