​Lirohet nga spitali i helmuari me agjent nervor

Periskopi.com Lajme

Një nga dy britanikët e helmuar me agjent nervor, Charlie Rowley, u lirua sot nga spitali, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik të Anglisë.

“Zoti Rouley është mjaft i mirë për t’u larguar nga spitali. Për ta bërë të qartë, lirimi i tij nuk përbën rrezik për asnjërin në komunitet”, tha Paul Kosford, drejtor i Institutit të Shëndetit Publik të Anglisë.

Javë më parë janë helmuar me agjent nervor dy qytetarë britanik në Noviçok. Njëra nga viktimat, 44 vjeçarja Daën Sturgess, ka vdekur në spital, pasi i është ekspozuar agjentit. Kurse i dashuri i saj, 45 vjeçari, Charlie Rowley, ka qenë në gjendje kritike, por pas ndërhyrjes së ekipeve mjekësore, ai ka arritur që të shërohet.