Presidenti i Juventusit kundër Contes, ky i fundit ja drejton gishtin e mesit – ja gjithçka që ndodhi

Periskopi.com Sporti

Në triumfin e mbrëmshëm të Juventusit ndaj Interit ndodhi ‘drama’ në “Allianz Stadium”, kësaj radhe jo incident mes lojtarëve, por pati një incident mes presidentit të Juventusit, Andrea Agnelli dhe trajnerit të Interit, Antonio Conte, përcjell Periskopi. 

Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 0 – 0, barazim që vulosi kalimin e “Zonjës së Vjetër” në finalen e Kupës së Italisë.

Sidoqoftë, në fundin e pjesës së parë u pa një fjalosje mes Agnellit dhe Contes, ku Presidenti u dëgjua në kamera duke thënë: ‘Ik *irdhu, mbylle gojën budalla’, drejtuar Contes.

Ndërsa, trajneri u kundërpërgjigj duke i drejtuar gishtin e mesëm, derisa pas ndeshjes tha se ata duhet të tregojnë më shumë respekt.

Shihni videon më poshtë. /Periskopi