Kosovari 8-vjeçar shpallet më i miri në Norvegji – ftohet t’i bashkohet Liverpoolit

Periskopi.com Sporti

Kosova dalë ngadalë po shëndrrohet në vatër të talenteve të rinj.

Pas suksesit të madh të Kombëtares “Dardane”, futbolli kosovar ka marrë vëmendje të madhe evropiane, shkruan Periskopi.

E në këtë kauzë ka kontribuar së fundmi edhe i riu nga Kosova, Ajan Brahimi i cili jeton dhe vepron në Norvegji.

Brahimi është vetëm 8-vjeçar por i rritur sa duhet për të dëshmuar aftësitë e tij fantastike të futbollit, të cilat nuk kanë kaluar pa u vërejtur as nga Liverpooli.

Periskopi mëson se ai është shpallur më i miri në kampin e Liverpoolit që e ka mbajtur në Norvegji.

Me këtë rast, ai ka marrë gjithashtu ftesë t’i bashkohet akademisë së futbollit të klubit nga “Merseyside”. /Periskopi.com/

Njihuni me talentin kosovar që po konsiderohet si ‘Messi’ i ardhshëm (Video)

Periskopi.com Sporti

Ajan Brahimi, një i ri shtatëvjeçarë po bënë emër në futbollin norvegjez për të rinj. Ajani është në mesin e talentëve më të mirë në krahinën ku jeton.

Falë talentit dhe lojës së shpejt të Ajanit trajnerët e kanë dërguar në një ekip ku po luan me lojtarë më të vjetër në moshë pasi me moshatarët e vet ku ka luajtur deri më tani nuk po mund ta përcjellin.

Për talentin e Ajanit në futboll ka shkruar edhe shtypi vendësi cili e ka quajtur edhe me emrin e futbollistit të njohur Messi.

Në muajin e fundit lojën e Ajanit e ka përcjell edhe një agjent i futbollit nga Osllo gjatë një turniri i i cili është mbajtur në Larvik të Norvegjisë.

Ndryshe Ajani është fëmijë i lindur në Larvik të Norvegjisë nga prindërit Ferizajas të cilët kohë më parë janë shpërngulur në këtë shtet skandinav.

Se të rinjtë shqiptarë janë talent në sporte të ndryshme tregojnë rezultatet e fundit si në futboll dhe sporte tjera të cilët kanë vërshuar gati të gjitha mediet botërore.

Me një talent të tillë ndoshta shumë shpejt do të kemi një “Messi” shqiptar edhe nga Norvegjia.

Për talentin e Ajanit mund ti shikoni videot e mëposhtme.