Edhe Akil Gjakova i siguron Kosovës medalje në Abu Dhabi

Periskopi.com Lajme

Akil Gjakova e ka siguruar një vend në finale të Grand Slamit të xhudos Abu Dhabi në Emiratet e Bashkuara Arabe të dielën, pasi e mposhti rusin Mousa Mogushov në gjysmëfinale.

Gjakovës iu desh të fitojë me golden score, por përsëri paraqitja e tij ishte fantastike, që i siguron atij ta paktën medaljen e argjendtë nga ky turne.

Gjakova për medalje të artë do të garojë në kategorinë -73 kilogramë.

Në finale, kosovari do të ndeshet me xhudistin nga Gjeorgjia, Lasha Shavdatuashvili.

Ndërkohë dje, tri vashat kosovare, Nora Gjakova, Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi, patën paraqitje mbrëslënëse duke fituar medalje që të gjitha.

Nora ishte e artë, ndërsa Majlinda dhe Distria të argjendta

S’ka që e ndal Akilin, arrin në finale të Abu Dhabit

Periskopi.com Sporti

Akil Gjakova e ka mposhtur xhudistin nga Uzbekistani, Khikmatillokh Turaev, të dielën në mëngjes duke arritur në gjysmëfinale të turneut të xhudos Abu Dhabi, që po zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Akili ishte dukshëm më i mirë që prej fillimit dhe me meritë e mundi uzbekun në çerekfinale në kategorinë -73 kilogramë.

Në gjysmëfinale, kosovari do të ndeshet me rusin Musa Mogushkov.