Pamje të veturave të aksidentuara ku vdiq një 42 vjeçar në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Një burrë 42 vjeç ka vdekur në një aksident trafiku që ka ndodhur gjatë natës në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Veturat e aksidentuara, që lanë për pasojë një viktimë, kanë qëndruar në vendin ku ndodhi aksidenti deri në mëngjes.

Gazeta Express sjell pamje nga vendi i ngjarjes.  Aty shihet se njëra prej veturave është rrokullisur si pasojë e aksidentit që ka ndodhur rreth orës 3:00 të mëngjesit, mes dy veturave në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Shikoni momentin kur gruaja në Shkodër i shpëton aksidentit (Video)

Periskopi.com Lajme

Policia rrugore ka postuar në Facebook pamjet e një gruaje që i shpëton për mrekulli një aksidenti në Shkodër.

“Lutemi shikoni videon, bëni kujdes kalimtarët. Kjo ndodhi sot në Shkodër. Mbi 50% e aksidenteve rrugore shkaktohen nga këmbësorët. Fatmirësisht kalimtarja është jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në postimin e Policisë.

? ✋? Lutemi shikoni videon, bëni kujdes kalimtarët! ??‍♀️ Kjo ndodhi sot në Shkodër. ? Mbi 50% e aksidenteve rrugore shkaktohen nga këmbësorët.? Fatmirsisht kalimtarja është jashtë rrezikut për jetën.

Posted by Policia Rrugore on Tuesday, 31 July 2018

Vajza e vogël e familjes Memaj është gjallë, flasin familjarët

Periskopi.com Lajme

Vajza e vogël e familjes Memaj nga Deçani që u aksidentua në Gjermani është gjallë.

Anëtarë të familjes Memaj kanë thënë se vajza e vogël për të cilën u raportua se ka vdekur është gjallë.

Gjendja e saj sipas familjarëve është e rëndë.

“Lajmi nuk është i vërtetë, vajza është gjallë, rëndë por po merr frymë”, kanë thënë ata për Express.

Aksidenti tragjik, i cili ndodhi mëngjesin e së hënës në autostradën gjermane në Dunningen, mori jetën e dy personave nga Kosova.

Valon Memaj 26 vjeç nga komuna e Deçanit dhe vajza e tij 5 vjeçe Luisë Memaj, kishin humbur jetën në vendin e aksidentit, ndërkaq vajza tjetër Albina 3 vjeçe kishte pësuar lëndime të rënda trupore.

Mëngjesin e sotëm u raportua se vajza e vogël e familjes nuk ka mundur t’u rezistojë plagëve të rënda dhe ka ndërruar jetë mbrëmë në spitalin universitar në Freiburg. Lajmi është bërë i ditur në rrjetet sociale.