Vdes këmbësorja 51 vjeçare në Drenas pasi u shtyp nga vetura

Periskopi.com Lajme

Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Korroticë e Poshtme ku ka vdekur një grua.

Sipas Policisë mbrëmë  rreth orës 18:00, në fshatin Korreticë e Poshtme të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësore) ka vdekur.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit Golf dhe një këmbësore.

Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja:

  1. Gj (1968), e cila nuk ka mundur t’iu përballojë plagëve të mara dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Vdekja e viktimës është konfirmuar nga ekipi mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ngasësi i automjetit Golf ,  F. G , 38 vjeç  është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit  prej 48 orësh, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion.

Arrestohet vozitësi që goditi një këmbësor për vdekje në Podujevë

Periskopi.com Lajme

Një aksident me fatalitet ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Llapashticë të komunës së Podujevës. Sipas policisë vozitësi mashkull shqiptar nga pakujdesia dyshohet se e ka goditur këmbësorin po ashtu mashkull.

Si pasojë e aksidentit, këmbësori ndërron jetë nga lëndimet e marra. . Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Fshati Llapashticë, Podujevë 12.11.2019 – 17:25. Është arrestuar vozitësi mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti nga pakujdesia me veturë ka goditur këmbësorin mashkull K-Shqiptar. Si pasojë e aksidentit, këmbësori nga lëndime e marra ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Vdes edhe personi i katërt nga aksidenti në Bërnjak të Rahovecit

Periskopi.com Lajme

Sot në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, ka ndërruar jetë edhe personi katërt nga aksident trafiku që ndodhi me datën 26 të muajt të kaluar në fshatin Bërnjak të Rahovecit.

Lajmin e ka konfirmuar Lirie Podrimaj, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Gjakovës.

“Me datë 06.08.2019, në ora 15:30 Policia është informuar nga mjeku kujdestar në QKUK- Prishtinë se i lënduari në aksident trafiku me 26.07. 2019. L.J i lindur në vitin 1973, për shkak të lëndimeve të marra ka ndërruar jetë.”

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, dhe me urdhër të tij trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Autopsi.

Vetura përplas për vdekje këmbësorin 42 vjeçar, ikë nga vendi i ngjarjes

Periskopi.com Lajme

Një aksident tragjik ka ndodhur në Elbasan ku një automjet përplas për vdekje këmbësorin dhe më pas largohet.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bulevardin ”Aqif Pasha” dhe Policia bën me dije se ka qenë 30- vjeçari G.S., i cili përplasi 42- vjeçarin A.B., dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Këmbësori nuk arriti të mbijetojë duke gjetur vdekjen e menjëhershme ndërsa Policia e Elbasanit arriti të arrestojë fill pas aksidentit drejtuesin e automjetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Shkelje e rregullave të Qarkullimit Rrugor” dhe ” Largimi nga vendi i aksidentit”.

Nëna nuk përmbahet nga lotët derisa tregon si i vdiq djali në aksident: S’kam besu që s’kthehet më

Periskopi.com Lajme

Një i ri tjetër në moshën 21 vjeçari nga fshati Bllagaj i komunës së Pejës, kishte humbur jetën në vetëkasident të komunikacionit.

Nëna e tij, e përshkruan si djalë të qetë dhe të kujdesshëm në komunikacion, por thotë se ishte koha e vështirë në rrugë që u bë shkaktare e aksidentit.

“Me 2 mars të vitit 2018 ka pas vetëaksident, u kanë në Prishtinë tu u kthy në Llapushnik, u kanë ajo natë shumë ngritë u kanë ftoft i madh…edhe t’u u kthy ai ka pas aksident, edhe fill ka ndrru jetë”, tregon nëna e Agron Çekut, Time Çeku.

Ajo tregon që ishte lajmi më i trishtë që kishte marrë.

“ Mu është ardhë vajza e madhe me ka qu prej gjumit, më ka thane: Nënë  a po qohesh se Agroni ka bo aksident por nuk me ka tregu, se ajo e ka ditë që ka ndrru jetë, po mu s’me ka tregu fill, atëherë kom dasht me e thirrë djalin, m’ka thënë Nënë mos e thirrë se është në gjendje shumë të rëndë, unë s’e kom ditë që është dekë fill, atëherë burri është ardh prej pune dhe m’ka thënë se me u bo e fortë se Agroni veç s’e kemi mooo… Shumë e rëndë për neve ..”.

Time Çeku vetëm disa orë para aksidentit po festonte ditëlindjen e saj bashkë me Agronin.

“Pej ditëlindjes teme veç i kemi bo do fotografi edhe ka thënë Nënë po shkoj … edhe a beson i ka bo do fotografi shpejt e shpejt, as nuk jam qu me e percjellë, se as mendja s’me ka shku qe nuk e shoh mo, qat ditë e kom pas ditëlindjen, ai shkoi e nuk u kthy mo… po kush e ka festu ditëlindjen, s’festoj mo ditëlindje…”.

Nëna e cila në moshën 21 vjeçare e kishte humbur djalin e saj, thotë se tani dhimbja është vetëm më e  madhe. Ajo thot se tani ka frikë edhe të dalë në qytet me veturë.

Për Policinë e Kosovës statistikat e aksidenteve në vend janë mjaft shqetësuese. Që nga viti 2003 e deri më tani në aksidentet rrugore kanë humbur jetën 2 mijë e 308 persona.

Varroset kosovari i aksidentuar në Hungari – po vinte në Kosovë bashkë me miqtë e tij

Periskopi.com Lajme

Kosovari B.M. nga fshati Kushnin i Prizrenit i cili humbi jetën javën e kaluar teksa po kthehej nga Hungaria, sot është sjell në Kosovë, kur edhe do të bëhet varrimi.

Ani pse në media u raportua se i ndjeri ishte duke vozitur dhe xhiruar në të njëjtën kohë, kjo gjë është demantuar nga familjarët.

Të afërm të viktimës kanë thënë për Periskopin se ai ishte ulur përbri shoferit dhe vetëm po xhironte.

Madje, kjo shihet edhe në videon që është bërë gjatë aksidentit, e cila kishte qarkulluar nëpër media.

I ndjeri B.M. nga Kushnini po kthehej me dy miq nga Hungaria për në Kosovë, kur ndodhi aksidenti në njërën nga autostradat e Hungarisë. Miqtë e tij morën lëndime, por B.M. nuk arriti t’u shpëtojë plagëve.

45 vjeçari punonte si furrtar, me ç’rast kishte biznes të vetin në Hungari.

Varrimi i tij do të bëhet sot, në ora 14:00, në varrezat e fshatit Kushnin.

B.M. la pas vetes gruan dhe katër fëmijë./PERISKOPI

 

I jepet lamtumira e fundit 11 vjeçares nga Podujeva që vdiq pas një aksidenti të rëndë

Periskopi.com Lajme

Sot, i është dhënë lamtumira e fundit 11-vjeçares, Alberinë Selimi, pasi që e njëjta s’ka arritur t’i përballojë plagët që kishte marrë në një aksident në Penuhë. 

Lamtumira e 11-vjeçares u dha në varrezat e fshatit Kaçibeg, ku të pranishëm ishin familjarë e qytetarë të shumtë, raporton Llapi.info

Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, e aksidentuara ishte në tretman mjekësor në repartin intensiv në QKUK qe 14 ditë.

Kujtojmë, në këtë aksident ka humbur jetën edhe një grua 32-vjeçare.

Këto janë dy punëtoret e Bankës, që vdiqën mbrëmë në aksident

Periskopi.com Lajme

Katër punëtorë të një banke me kapital turk në Kosovë përderisa po ktheheshin nga ndeja e fundvitit të punës, dyshohet se janë vetaksidentuar mbrëmë në rrugën Prishtinë-Ferizaj. Si pasojë e këtij aksidenti kanë vdekur dy gra ndërsa vozitësi i veturës dhe pasagjeri tjetër që ishte në veturë janë në gjendje të rëndë shëndetësore. 

“Vdekjen e viktimave, L.S (femer) 23 vjeç dhe K. H ( femer ) 31 vjeç e ka konstatuar ekipi mjekesor ne vendin e ngjarjes”, ka thënë policia.

Varrimi i L.S do të bëhet sot në orën 14:00 në varrezat e lagjes Dragodan të Prishtinës, shkruan Express.

L.S, 23-vjeç
L.S, 23-vjeç
K.H, 30-vjeç
K.H, 30-vjeç

Mësohet se dy të lënduarit tjerë në këtë aksident janë nën moshën 30-vjeçare dhe kanë marrë lëndime të shumëfishta si në kokë, gjoks, bark, unaza etj.

Njëri prej të lënduarve është dërguar në intensivë, për pak pritet që edhe tjetri të dërgohet në këtë repart, dytë janë pa vetëdije, tha për Gazetën Express, Nerxhivane Halmimi , Specialiste e Mjekësisë Emergjente.

“Njëri ka shku në mjekim intensiv dhe tjeri për intensive do të dërgohet, dyt janë pavetëdije në gjendje të rëndë”, tha doktoresha.

26 vjeçari shqiptar dhe e dashura e tij vdesin në një aksident të rëndë në Athinë

Periskopi.com Lajme

Sokoli dhe Veronika udhëtonin me motor, kur pak pas orës 03:00 të së dielës në mëngjes, u përplasën për vdekje nga një automjet.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen Agios Meletios të Athinës. Dy të rinjtë fluturuan disa metra tutje, ndërsa makina që i përplasi u largua nga vendi i ngjarjes.

 

 

Për Sokolin, një 26-vjeçar shqiptar, nuk mund të bëhej asgjë. Ai ndërroi jetë në vend. Ndërsa e dashura e tij Veronika, një 23-vjeçare me origjinë polake u dërgua në spital, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, e reja ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda.

Dëshmitarë në vendngjarje thanë se drejtuesi i makinës ndodhej sëbashku me një pasagjer dhe pasi komunikoi me të u largua me shpejtësi. Dëshmitarët thanë se automjeti kishte ngjyrë të zezë dhe i dhanë policisë një targë.

Megjithatë, pavarësisht verifikimeve, autoritetet helene nuk kanë mundur ta gjejnë ende automjetin në fjalë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, përveç dëshmive në vendin e ngjarjes, hetuesit kanë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë në zonë, në përpjekje për të identifikuar personin që qëndron pas këtij aksidenti tragjik.

Të dëshpëruar nga humbja e bijve të tyre në moshë kaq të re, prindërit e viktimave u kanë bërë thirrje qytetarëve të cilët mund të kenë parë apo dëgjuar diçka, të dëshmojnë në polici, në mënyrë që të zbardhet ngjarja.

Sokoli dhe Veronika ishin të dashuruar. 26-vjeçari shqiptar punonte, ndërsa e dashura e tij polake ishte studente e vitit të tretë. Miqtë e tyre i përshkruajtën si dy të rinj plot jetë dhe të mbushur me ëndrra.

Ndërsa në babai i 23-vjeçares kërkoi drejtësi për ta. “Njeriu që i vrau, u largua. Nuk i dha rëndësi dhe u zhduk. Dua që të gjej personin që më vrau vajzën dhe të dashurin e saj”, u shpreh ai për mediat greke.

 

E dhimbshme: 27 vjeçarja që u mbyt në aksidentin në Suharekë, sot do të festonte ditëlindjen

Periskopi.com Lajme

Albesa Sadikaj sot do të festonte ditëlindjen e saj të 27. Për pak ditë, ajo nuk e priti. E sot në vend të ditëlindjes, njerëzit do të mblidhen për ta varrosur atë, bashkë me burrin, dy fëmijët e vjehrren, raporton Periskopi.

Albesa, kishte qenë në veturën BMW, kur u aksidentuan me një autobus, të linjes Prizren – Prishtinë.

Ajo nuk shkoi e vetme në amshim.

Të vdekur mbetën edhe burri i saj, Jeton Sadikaj 31 vjeçar, vjehrra e saj 56 vjeçe, Hidajete Sadikaj, e dy fëmijët – Erjon Sadikaj 6 vjeç e Eliesa Sadikaj 4 vjeçe, raporton Periskopi.

Ceremonia e varrimit të tyre do të mbahet sot.

Pikërisht në ditën kur Albesa do ta festonte ditëlindjen e saj të 27.

Aksidenti i rëndë që ia mori jetën familjen pesë anëtarëshe kishte ndodhur të dielën, në rrugën Suharekë – Duhël, konkretisht në fshatin Biraçë të Suharekës./Periskopi

Ata jetonin në Zvicër dhe vetëm një ditë më parë kishin ardhur për pushime në Kosovë./Periskopi

 

Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Shtime

Periskopi.com Lajme

Policia ka arrestuar një femër si e dyshuar se ka goditur një këmbësore në Shtime e cila e njëjta ka ndërruar jetë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion, ndërsa e dyshuara dërgohet në mbajtje.

Vjen reagimi i Kompanisë për autobusin e përfshirë në aksidentin tragjik në Suharekë

Periskopi.com Lajme

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi sot në orën 13:21 minuta më magjistralen Suharekë-Duhëll.

Nga aksidenti në fjalë humbën jetën pesë persona të një familje.

 

 

Aksidenti ndodhi në mes një veturë të tipit BMW dhe një autobusi, linjë e cila niset nga Prishtina për Prizren dhe anasjelltas.

Menaxheri i Kompanisë “Bress Tours”, Fikrim Salihu ka deklaruar se autobusi i kompanisë së tyre ka qenë në rregull, pra jo në shpejtësi.

“Aksidenti ka ndodhur nga mos përshtatja e shpejtësisë së veturës, pra ka ardh me shpejtësi në drejtim të autobusit. Nuk është përshtat shpejtësia, ka rrëshqit vetura edhe ka shku u aksidentu tek autobusi i cili ka qenë në rrugë të vetën. Këtë gjë e ka konfirmu edhe policia, që autobusi ka qenë krejt në rregull”, ka thënë Salihu për Indeksonline.

Gjithashtu ai në emër të kompanisë u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimave nga ky aksident.

“Neve na vjen shumë keq për familjen, I shprehim shumë ngushëllime. Sinqerisht na vie shumë keq”, ka thënë Salihu.

Ndryshe në bazë të burimeve të Indeksonline, viktimat e këtij aksidenti janë nga fshati ‘Sopi’ të komunës së Suharekës.

Detaje nga tragjedia në Suharekë – E vdekur edhe nëna e kryefamiljarit

Periskopi.com Lajme

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Biraqë të Suharekë. Në këtë aksident humbën jetën pesë anëtarë të një familje. Burime të sigurta të Periskopit nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se në këtë aksident jetën e kanë humbur një çift bashkëshortor, dy fëmijët e tyre dhe nëna e kryefamiljarit, e jo tre fëmijë siç u raportua më herët. 

Familja pesë anëtarëshe që u shua sot në aksidentin në Biraqë të Suharekës kishte prejardhje nga fshati Sopi, me banim në Zvicër.

Aksidenti ka ndodhur gjatë ditës së sotme, ndërsa të përfshirë ishin një veturë BMW në të cilën ishin familjarët që humbën jetën dhe një autobus i Kompanisë “Bres”, raporton Periskopi.

Raportohet se familja që u shua kishte ardhur në vendlindjen e tyre në Suharekë për pushime verore.

Si pasojë e aksidentit, rruga në magjistralën Duhël Suharekë është e bllokuar totalisht, derisa Policia po qëndron në vendngjarje.

U raportua se kryefamiljari që po voziste veturën ishte një 32 vjeçar me inicialet J.S./Periskopi

E rëndë: Pesë të vdekur në një aksident në Suharekë, tre nga ta fëmijë

Periskopi.com Lajme

Pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në magjistralen Suharekë – Duhël, në fshatin Biraçë të Suharekës.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha.

Ai ka thënë se në aksident kanë vdekur dy të rritur dhe tre fëmijë.

Vdekjet janë konfirmuar nga emergjenca.

Në aksident janë përfshirë një automjet BMW dhe një autobus.