Aksident në Gjakovë, një i vdekur

Periskopi.com Lajme

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur më 1 shkurt në Gjakovë.

Sipas njoftimit deri te aksidenti ka ardhur për shkak të humbjes së kontrollit nga shoferi i automjetit.

“Si pasojë lëndime trupore kanë dy meshkuj K/Shqiptarë. I dyshuari duke mos u përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor ndërsa i lënduari tjetër është dërguar në spitalin e Gjakovës për trajtim mjekësor. Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë u është dorëzuar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në njoftim.

Policia jep detajet nga aksidenti në Gjakovë ku u lënduan nëntë persona

Periskopi.com Lajme

Të mërkurën në Gjakovë ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë lënduar nëntë persona.

Rasti ka ndodhur pasditen e së mërkurës në fshatin Rakovinë të Gjakovës, ku një autobus dhe një kamion janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e këtij aksidenti, përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar nëntë persona.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Gjakovës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.