Haradinaj: Nuk mundem të shpreh ngushëllime çdo ditë për aksidente fatale, bëni diçka

Periskopi.com Video

​Rritet numri i të vdekurve nga aksidentet, qytetarët në mëdyshje për fajtorët

Periskopi.com Lajme

Vet faktori njeri dhe mos efikasitetit i institucioneve në monitorimin te kontrollet teknike që iu bëhet veturave, po konsiderohen nga qytetarët, si dy shkaktarët kryesor për aksidentet e shumta që po ndodhin në Kosovë. Ndërkaq nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se në krahasim me periudhën e njëjtë janar-shkurt të vitit të kaluar ka rritje të aksidenteve fatale.

Kurse, aksidenti i të enjtën në Gjilan, ka qenë një ndër aksidentet më të rënda, ku si pasojë e mos frenimit të një kamioni, humi jetën një person dhe 26 të tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Një aksident me humbje jete ka ndodhur edhe dje në Podujevë.Për gjitha këto aksidente qytetarët medojnë se faktori kryesorë është pakujdesi i vozitësve.

Qytetari Remzi Dobruna lë fajtor institucionet e Kosovës, që sipas tij përmes anarkisë që kanë instaluar te kontrollet teknike po i lejojnë që të ndodhin gjithë këto aksidente.Ndryshe, nga qytetari Dobruna, mendon vozitësi i komunikacionit, Nazmi Marteta, i cili shprehet se problemi i vetëm i aksidenteve është pakujdesia e vozitësve që siç thotë ai nuk po i përfillin rregullat e komunikacionit.

Ndërsa për banorin tjetër të kryeqytetit, Shaip Latifi duhet të ketë vetëdijesim më të madh se si duhet të sillet në përgjithësi në rrugë, e veçanti në komunikacion.

Mirëpo pavarësisht kësaj, ai thotë se duhet pasur vëmendje të veçantë edhe te kontrollet teknike që iu bëhet veturave, pasi sipas tij, nëse ka kontroll të mirë teknike të veturave, këto aksidente nuk bën të ndodhin. Për banorin tjetër të Prishtinës, Shaban Sekiraqa, përveç fajin që duhet të bartin institucionet, një rol shumë të rëndësishëm në aksidente e ka dhe vet faktori njeri.

Policia e Kosovës përmes një përgjigje me shkrim i kanë thënë KosovaPress-it se shkaktarët e këtyre aksidenteve janë tejkalimi i shpejtësisë, kyçja e pasigurt në rrugë, mos mbajtja e distancës dhe manovrimi i pasigurt me automjet.

Sipas të dhënave të Policisë, në periudhën janar-shkurt të këtij viti nga gjithsesi 12 aksidente fatale, 14 persona kanë mbetur të vdekur. Ndërsa, bëhet e ditur se janë bërë 669 aksidente me lëndime, kurse 1310 me dëme materiale.E në total shihen të jetë rreth 15741 aksidente gjatë kësaj periudhe.Ky fillim vit shihet të ketë rritje të aksidenteve fatale, pasi në krahasim me vitin e kaluar të së njëjtës periudhë nga 8 aksidente fatale kanë vdekur 11 persona.

Goditi me veturë dy femra për vdekje, dënohet veç me 3 vjet e gjysmë burg

Periskopi.com Lajme

Një aksident i rëndë trafiku që ndodhi me 22 tetor të vitit të kaluar në rrugën “B” në Prishtinë i mori jetën dy vajzave të reja.

30-vjeçarja, me inicialet L.A., ndërroi jetë menjëherë si pasojë e mos-përballimit të plagëve të marra nga goditja e veturës. Kurse 23-vjeçarja tjetër, F.R., ndërroi jetë disa ditë më vonë.

Policia e Kosovës kishte arritur të arrestojë ngasësin e veturës BMË, Luftrim Musaj, 20-vjeç.

20-vjeçari u dënua sot nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 3 vjet e 6 muaj burgim.

Familjarë të viktimës, L.A kanë thënë për Indeksonline se ky dënim është skandaloze.

“Luftrim Musaj i cili shtypi dy vajza me veturë dhe të dyja ndërruan jetë është dënuar me vetëm 3 vite  6 muaj burgim. Vendimi në fjalë është skandaloz për neve familjarët”, ka thënë një pjesëtar i familjes.

Familjarët janë shprehur të revoltuar me vendimin në fjalë pas përfundimit të seancës gjyqësore./Indeksonline/

11 vetura u aksidentuan në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detaje

Periskopi.com Lajme

Dy aksidente zinxhir kanë ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”. Janë lënduar dy persona.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në autostradën “Ibrahim Rugova”, të hënën, janë shkaktuar dy aksidente.

Në njërin aksident janë përfshirë 5 vetura. Në një prononcim për Gazetën Express, zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, ka treguar se nga ky aksident zinxhir “kanë pësuar lëndime dy persona”.

Në aksidentin tjetër, gjithashtu zinxhir, janë përfshirë gjashtë vetura, ka treguar Krasniqi.

Ai ka thënë se nga ky aksident “nuk ka persona të lënduar”.

Bie nga sistemi qasja për verifikimin e gjobave në trafik

Periskopi.com Lajme

Sistemi për menaxhimin e gjobave të telekomunikacionit ka disa ditë që nuk është funksional.

Një qytetar ka raportuar në KALLXO.com se, nuk po mund të ketë qasje në këtë sistem për t’i verifikuar gjobat që i janë shqiptuar në trafikun rrugor.

Se ka probleme në qasjen e këtij moduli, për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Qasja në modulin ‘gjobat e trafikut’, nuk është bllokuar nga PK, por sistemi i teknologjisë informative kërkon mirëmbajtje për arsye teknike dhe të sigurisë dhe në momente të caktuara mund të ketë edhe ndërprerje eventuale të punës për një kohë të shkurtër”, thuhet në përgjigjen përmes postës elektronike, të Zyrës për Informim të PK-së.

Këto ndërprerje, sipas specialistëve të TI së PK-së, janë duke u mbikëqyrur dhe është duke u punuar që të evitohen pengesat eventuale dhe “sistemi të jetë funksional dhe në shërbim të qytetarëve gjatë gjithë kohës”, thotë policia.

Gjithashtu, PK-ja për KALLXO.com ka bërë të ditur se gjobat në trafik mund të paguhen në çdo institucion të autorizuar financiar për pagesë dhe fletëpagesat mund të dorëzohen në çdo stacion policor të Republikës së Kosovës, pavarësisht ku është shkruar apo paguar gjoba.

Kallxo.com

Aksident afër Vushtrrisë, vetura përfundon nën rrugë (Video)

Periskopi.com Lajme

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 18:00 në Pestovë të Vushtrrisë. Në pamjet që një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com shihet se si një veturë ka përfunduar nën rrugë. Nuk dihet nëse ka të lënduar as shkaqet e këtij aksidenti.

Por, ajo që shihet në këto pamje është se rruga dhe zona përreth është e mbuluar nga bora.

Këto janë pamjet e dërguara nga qytetari.

KALLXO.com raportoi sot për një aksident që ka ndodhur në Bogë.

Si pasojë e rrëshqitjes së një kamioni dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Katër persona janë lënduar në një aksident në Vushtrri

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në fshatin Druar të Vushtrrisë, ka ndodhur një aksident mes dy automjeteve.

Sipas policisë në këtë aksident kanë pësuar lëndim trupor katër persona, ku të lëndruarit janë dërguar për tretman mjekësor.

Policia po ashtu ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 11:10 dhe është duke u hetuar në procedurë të rregullt. /Kallxo.com

Vetura godet këmbësoren në Fushë Kosovë

Periskopi.com Lajme

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, ku një veturë ka goditur një këmbësore

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin ne Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti, këmbësorja ka marrë lëndime trupore.

“Rreth orës 16:00 në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë ka ndodhe një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira një këmbësore dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjëkësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka theksuar Ahmeti./Periskopi

Goditet me veturë një burrë rreth të 70-ave në Prishtinë (Video)

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka konfirmuar se rreth orës 18:00 në aksidentin prapa Teatrit Kombëtar është goditur me veturë një 70 vjeçar derisa po kalonte rrugën.

Ai ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Këtë e ka bërë të ditur për Koha.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

“Rreth orës 18:00 është raportuar një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Agim Ramadani’, prapa Teatrit Kombëtar. Vetura e tipit Ford ka goditur këmbësorin, burrë rreth 70 vjeç, i cili kishte pësuar lëndime”, ka thënë Borovci.

Më tutje Borovci ka shtuar se, “i njëjti është dërguar në QKUK dhe aktualisht po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e aksidentit”. /Koha.net

https://video.gjirafa.com/aksident-trafiku-prapa-teatrit-kombetar

Këngëtari kosovar aksidentohet me veturë, thotë se i shpëtoi vdekjes

Periskopi.com Lajme

Këngëtari Labinot Rexha ka shpëtuar nga një aksident, i cili e rrezikoi atë bashkë me familjen e tij.

Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në llogarinë e tij Facebook, ku ka treguar se si ka shpëtuar, ndërsa ndër të tjera ka theksuar se fama nuk është asgjë, sepse sot ai dhe familja e tij kanë mundur mos të jenë më gjallë.

Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:

Një aksident pësova sot në mëngjes rrugës për Zvicër dhe fal zotit shpetuam nga një largesi 100 metra , sot kuptova qe pasuria, Fama nuk është asgjë, oh Zot begatoje atë person që i ka bërë këto barriera se sot sigurt do humbja veten dhe tërë familjen.

Nuk kishte asgjë më keq kur 3 minuta nuk dëgjova zërin e familjes, kujtova se i humba në ujë , por dëgjova zërin e Djalit tim të vogël Aliun më tha që jam mirë, oh zot faleminderit. /Periskopi

Aksident i rëndë në Shqipëri, 2 të vdekur dhe 5 të plagosur (Video)

Periskopi.com Lajme

Një aksident tragjik me viktima dhe të plagosur që ka ndodhur pak më parë në në autostradën Levan-Tepelenë, pranë fshatit Varibob.

Viktimat e aksidentit janë 64 vjeçari nga Tirana Fetah Shahaj dhe Durim Lamaj, banor i zonës.

Fillimisht mësohet se një automjet ka përplasur Durim Lamajn që udhëtonte me motor. Ndërkohë që pasagjeret e një autobusi që ka ndaluar menjëherë pas aksidentit, kanë shkuar të ndihmojnë të aksidentuarin.

Por një mjet tjetër duke ecur me shpejtësi dhe për shkak të errësirës ka përplasur disa prej tyre, duke shkaktuar edhe viktimën e dytë të aksidentit, Fetah Shahaj, nga Tirana dhe duke plagosur disa të tjerë.

Ne vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta policore dhe 5 autoambulanca për t’u dhënë ndihmën e parë të plagosurve.

Ndërkohë një aksident i dytë u shënua rreth ores 19:10 në rrethrrotullimin e Çiflikut në aksin rrugor Berat-Poshnjë.

45 vjeçari nga Berati ishte duke lëvizur me biçikletë kur është përplasur për vdekje nga një mjet tip karroatrec që drejtohej nga Jetmir Çaushi.

Policia ka kryer veprimet në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin. I gjithë aksi rrugor ku ndodhi aksidenti nuk ka ndriçim. /TCh

Shiko Videon këtu:

Aksident në Fushë Kosovë, dyshohet se ka edhe të lënduar

Periskopi.com Lajme

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në Komunën e Fushë Kosovës.

Lexues të Gazeta Metro kanë dërguar foto duke treguar se aksidenti ka ndodhur në Fushë Kosovë dhe si pasojë e kësaj disa persona kanë mbetur të lënduar.

Deria tani nga Policia nuk është konfirmuar asgjë në lidhje me këtë aksident.

Metro do të ju informojë me të rejat në lidhje me këtë aksident në Fushë Kosovë./gazetametro.net

Aksident i rëndë në një fshat të Pejës, dy persona të lënduar

Periskopi.com Lajme

Para pak minutash ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në fshatin Zllapek të Pejës.

Burime të Indeksonline nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se dy persona kanë marrë lëndime të rënda trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.

Të përfshira janë dy vetura, njëra e tipit “Mercedes”, kurse tjetra e tipit “Golf”. /Periskopi

Aksidenti i tretë për sonte, tash në Veternik

Periskopi.com Lajme

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, saktësisht në lagjen Veternik.

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe dy këmbësore, të cilat kanë pësuar lëndime te renda trupore.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti – Haziraj.

Dy të lënduarat sipas zëdhënëses Ahmeti janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me rastin sipas saj po merret njësiti i trafikut. /Periskopi

E tmerrshme! Edhe një aksident me dy të lënduar, kësaj radhe në Gjilan

Periskopi.com Lajme

Një aksident mes y veturave ka ndodhur para pak minutash në qytetin e Gjilanit. Siç raportojnë qytetarët në KALLXO.com në aksident janë përfshirë dy vetura.

Sipas tyre përveç dëmeve materiale fatmirësisht nuk ka të lënduar nga ky aksident mes dy veturave. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të qendrës tregtarë në qendër të qytetit të Gjilanit dhe ende nuk dihen shkaqet që kanë quar deri të aksidenti. /Periskopi

Aksidentet: 85 persona humbën jetën në vitin 2018

Periskopi.com Lajme

Në muajin korrik të këtij viti pesë anëtarë të familjes Sadikaj, nga Sopia e Suharekës, kanë humbur jetën në një aksident trafiku.

Po në këtë vit si pasojë e aksidentit humbën jetën edhe katër anëtarët e familjes Shala.   Përveç këtyre dy rasteve të rënda, rrugët e Kosovës në vitin 2018, morën edhe jetën e më shumë se 85 persona tjerë.

Edhe pse krahasuar me vitin 2017 është vërejtur rënie e lehtë e aksidenteve, në bazë të statistikave të Policisë në territorin e Kosovës brenda kësaj periudhe të vitit kanë ndodhur gjithsej 14 mijë e 393 aksidente.

Shkaktarët kryesor të këtyre aksidenteve po del të jetë faktori njeri dhe mos përshtatja e shpejtësisë me rregullat e komunikacionit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani për KosovaPress, ka deklaruar se për 10.80 përqind ka një ulje të të gjitha kategorive të aksidenteve rrugore, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

“Në bazë të shifrave që ne i posedojmë si Polici e Kosovës mund të themi se aksidentet me pasoja fatale nga janari deri në nëntor të këtij viti kanë shënuar ulje për 20.56 përqind, që do thotë nga 107 persona sa kanë humbur jetën periudhën e vitit të kaluar në këtë periudhë kohore janë 85 apo thënë 22 persona më pak që kanë humbur jetën…Sa i përket aksidenteve me lëndime kemi rënie për 1.96 për qind të atyre të dëmeve materiale për 15.73 për qind apo në total, thënë si aksidente të përgjithshme ka rënie diku për 10.80 për qind”, ka deklaruar Kelani.

Sipas Kelanit, në këtë ulje ka ndikuar edhe planet operative që Policia e Kosovës i ka hartuar dhe zbatuar gjatë këtij viti si shqiptim të gjobave për vozitësit më pak të përgjegjshëm, përdorimin e dronit, përdorimin e makinave civile, vendosje të patrullave policore në pikat më sensitive etj.

Si shkaktarët kryesor të aksidenteve në vend po konsiderohet të jetë tejkalimi i shpejtësisë, anashkalimi dhe përdorimi i telefonit.

E komuna e Prishtinë kryeson për numrin më të madh të aksidenteve në vend, por në zonat jashtë urbane është shënuar numri më i madh me fatalitet.

“Faktorët kontribues që ndikojnë në shtimin e aksidenteve mund të them se janë kryesisht mos përshtatja e shpejtësisë sipas shenjave që parashihen me ligjin për komunikacionin rrugor, që kryesisht tejkalimi i shpejtësisë po ndikon në aksidentet me pasoja fatale, mos mbajtja e distancës dhe mos përshtatja e ngasjes së automjeteve me kushtet e rrugës, apo kushtet klimatike… 12;16 Në bazë të të gjeturave që kanë dal apo kanë rezultuar nga këto analiza del që kryesisht aksidentet ndodhin më shumë në fillim të javës, pra ditën e hënë dhe në përfundim të javës, ku njerëzit kryesisht përgatiten për fundjavën…Sa i përket orës numri më i madh i aksidenteve ka ndodhur nga ora 14:00 deri në ora 18:00, kryesisht kur është më shumë i frekuentuar qarkullimi me automjete”, ka shtuar zëdhënësi i Policisë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës ka deklaruar se nga janari deri në nëntor për shkelësit e rregullave të komunikacionit janë shqiptuar rreth 372 mijë e 333 gjoba ose thënë në përqindje 0.10 për qind më e lartë se vitin e kaluar.

E në Ministrinë e Infrastrukturës thonë se me qëllim që ofrimit të sigurisë më të madhe në trafik kanë punuar maksimalisht në infrastrukturën rrugore.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj në një intervistë për KosovaPress ka deklaruar se në vitin 2018 kanë formuar task-forcën, si dhe komisionin ndërministror me qëllim që të dalin me rekomandime që do kenë impakt pozitiv në sigurinë rrugore.

Lekaj u shpreh se me qëllim të menaxhimit më të mirë të rrugëve kanë nënshkruar marrëveshje me hungarezët.

“Sapo kam nënshkruar një marrëveshje me hungarezët për sistemin inteligjent të transportit (IDS), dhe mendoj që kjo do të ndikoj në menaxhimin më të mirë të të gjitha rrugëve në Kosovë dhe do ndikoj dukshëm pozitivisht në sigurinë e qytetarëve në trafik dhe ajo që ne kemi pasur edhe programe televizive që ne të ndikojmë sado pak që vozitësit tanë të respektojmë shenjat dhe ajo që mund të them jemi mundur që të kemi një sinjalistik më të mirë një ndriçim të rrugëve më të mirë“, ka shtuar ai.

Por sipas ekspertëve edhe faktori njeri po del të jetë ndër shkaktarët kryesor të aksidenteve në vendin tonë.

Visar Baxhaku, inxhinier i komunikacionit rrugor, thotë se me qëllim të uljes së aksidenteve në vend, institucionet përgjegjëse duhet të merren seriozisht me gjendjen e veprimeve dhe mosveprimeve që po dërgojnë deri tek aksidentet.

Sipas tij, ka mangësi në vendosjen e shenjave sinjalizuese, por ka edhe mungesa të tyre për shkak të vjedhjeve që u bëhen sinjalizuesve.

Praktikë të gabuar e ka konsideruar imitimin e metodave për parandalim të aksidenteve nga vendet tjera, pasi që ato ndryshojnë varësisht nga drejtuesit.

“Fillimisht duhet të bëhet harta e aksidenteve në nivel të Kosovës, të gjenden vendet ku janë më të rrezikuara, të gjendet shkalla e ekspozimit ndaj rrezikut të shkaktimit të aksidenteve, pastaj të fillojnë të analizohen ato vende që po karakterizohen me numër të madh të aksidenteve cilat janë shkaqet, a është problemi i rrugës, a është problemi i drejtuesve deri edhe tek mosha e drejtuesve që po shkaktojnë këto aksidente. Masat pastaj duhet të jenë në raport me gjetjet, jo të merren masa pa një analizë konkrete…05’41 Gabimi më i madh është që kopjohen modele prej vendeve tjera dhe ato vendet tjera kanë karakteristika tjera si në aspektin e popullatës ashtu edhe drejtuesve”, ka shtuar Baxhuku.

Ndryshe, në vitin 2017 në rrugët e Kosovës kanë ndodhur gjithsej 16 mijë e 122 aksidente, prej tyre 119 persona humbën jetën, derisa u shqiptuan më pak gjoba se sa në vitin 2018./B.Ibishi/

Aksidentet ajrore, 556 të vdekur në vitin 2018

Periskopi.com Lajme

Rrjeti i Sigurisë së Aviacionit ka paraqitur një raport për aksidentet ajrore të regjistruara më 2018.

Sipas raportit 2018-ta pati një rritje të numrit të viktimave nga aksidentet ajrore krahasuar me vitin 2017

Në 2018 ishin 556 persona që humbën jetën në aksidentet ajrore krahasuar me 44 në vitin 2017.

Aksidenti më i rëndë ajror i 2018-ës ishte në tetor, kur një avion i Lion Air u rrëzua në Indonezi, duke vrarë 189 personat që ndodheshin në bord.

“Viti 2017 ishte viti më i sigurt në histori për kompanitë ajrore. Humbja e kontrollit është një shqetësim i madh për industrinë e aviacionit. Të paktën 10 nga 25 aksidente më të këqija në 5 vitet e fundit kanë si shkak kryesor humbjen e kontrollit,”-tha drejtori Harro Ranter.

E tmerrshme! Brenda dy dite 100 aksidente në Kosovë, dy me fatalitet

Periskopi.com Lajme

Këto ditë janë shtuar dukshëm aksidentet në trafik.

Për dy dite, gjithsej kanë ndodhur 100 aksidente, transmeton Indeksonline.

E dje u festua ndërrimi i motmoteve, ndodhën 60 aksidente, që është numër më i lartë se qe ndodh zakonisht.

Prej këtyre aksidenteve, një ka qenë fatale ku një grua vdiq nga aksidenti i rënë në Penuh të Podujeves, ndërsa 23 me të lënduar e 37 pa të lënduar.

Policia e Kosovës vazhdimisht po apelon për kujdes në trafik, derisa edhe numri i tiketave të shqiptuara është gjithmonë në rritje.

Ndërsa, kujtojmë që javën e fundit të 2018-ës vdiqën gjashtë persona në aksidente, prej tyre një i mitur./Periskopi

Aksident në Samadraxhë të Suharekës, katër persona të lënduar (FOTO)

Periskopi.com Lajme

Një aksident trafiku ka ndodhur para mbrëmjes në fshatin Samadraxhë të Suharekës.

Katër persona kanë mbetur të lënduar pas përplasjes së dy veturave, njofton Klan Kosova.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Aksidenti ka ndodhur për shkak të mosrespektimit të shpejtësisë dhe shenjave të komunikacionit. Katër personat e lënduar janë duke u trajtuar në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Gashi përmes telefonit për klankosova.tv.

Skandaloze! 64 aksidente brenda vetëm 24 orëve, dy prej tyre me të vdekur

Periskopi.com Lajme

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur mbi 60 aksidente komunikacioni, dy prej tyre me fatalitet dhe 19 me të lënduar.

Siç njofton Policia në raportin e saj 24 orësh, 45 aksidente kanë qenë pa të lënduar, ndërsa 19 me të lënduar e në dy prej tyre ka pasur edhe të vdekur, shkruan gazetametro.net.

Është fjala për aksidentin që ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm në magjistralen Prishtinë- Ferizaj, ku si pasojë kanë vdekur dy femra, K.H 31 vjeç dhe L.S 23 vjeç, ndërsa kanë mbetur të lënduar edhe dy meshkuj, të cilët po trajtohen në QKUK.

Kurse aksident me fatalitet pati mbrëmë edhe në Skenderaj, si pasojë e plagëve të marra pasi u goditë nga një veturë, ka vdekur E.B 13 vjeç dhe motra e tij mbeti e lënduar por ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Ndryshe pas temperaturave të ulëta në vendin tonë dhe reshjeve të borës, disa nga rrugët e Kosovës janë bërë të pakalueshme dhe të vështira për ngasësit e veturave.

Kujtojmë se ka pasur apel nga Ministria e Infrastrukturës dhe Policia, për kujdes në komunikacion./Periskopi