Aksident fatal në rrugën Gjilan-Ferizaj, vdes një grua

Periskopi.com Uncategorized

Një grua ka ndërruar jetë pas një aksidenti që ka ndodh në orët e hershme të mëngjesit.

Aksidenti ka ndodh në dalje të fshatit Partesh në rrugën Gjilan-Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar Ismet Hashani, zëdhënësi për media në Policinë e Gjilanit.

Ai ka treguar se nga aksidenti ka mbetur i lënduar edhe një fëmijë i cili po trajtohet në qendrën spitalore të këtij qyteti.

Ky është shkaktari më i shpeshtë i aksidenteve në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Dalip Bega, gjyqtar në Gjykatën e Apelit, ka thënë se numri i lëndëve në gjykata është aq i lartë sa është e pamundur për t’i kryer të gjitha.

“Lëndet e aksidenteve, ato që paraqesin rrezik, lëndët me prioritet, pjesa dërmuese janë kryer”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.

Gjyqtari Bega, ka treguar se sipas statistikave shumica e aksidenteve ndodhin për shkak të shpejtësisë.

“Aksidentet më të shpeshta ndodhin për shkak të shpejtësisë. Pastaj, mos sinjalizimi në kthesa nga ana e shoferëve, dhe e treta gjendja teknike e automjeteve”, ka deklaruar ai, duke hedhur akuza në drejtim të instruktorëve të auto-shkollave për pikën e tretë, se shoferët nuk po aftësohen si duhet.

“Ka shumë raste që po ndodhin aksidente për shkak të mos dhënies së sinjalit nga ana e shoferëve, dhe për këtë dyshoj se auto-shkollat po i mësojnë si duhet të jepet sinjalizimi nëpër kthesa”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Bega ka thënë se nuk është i kënaqur që policia të vendos për aksidentet edhe në shkallën e parë edhe të dytë.

“Nuk jam i kënaqur që për aksidentet të vendosin organet e kundërvajtjes apo policët, në shkallë të parë dhe në shkallë të dytë”, ka thënë Dalip Bega, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

 

Policia tregon shkaktarin e aksidentit që mbyti një familje

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje lidhur me aksidentin tragjik që ndodhi dje në magjistralen Suharekë-Duhel.

Si pasojë e këtij aksidenti humbën jetën pesë persona. Vozitësi dhe katër pasagjerët, tri femra dhe një mashkull.

Gjithashtu është bërë e ditur se si pasojë e aksidentit që ndodhi në mes veturës ‘BMW’ dhe autobusit tretman mjekësor ka pranuar edhe shoferi i autobusit.

Ndër të tjerash është thënë se vozitësi nga pakujdesia ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka goditur autobusin i cili ishte në lëvizje. Të njëjtën gjë e ka deklaruar dje  edhe menaxhmenti i kompanisë së autobusëve ‘Bress Tours’.

Reagimi i Presidentit: Shqetësues numri i aksidenteve në Kosovë, i dhimbshëm rasti i familjes nga Suhareka

Periskopi.com Lajme

Pas aksidentit tragjik, ku humbën jetën 5 persona nga e njëjta familje në rrugën Suharekë-Duhël, ka reaguar Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Duke shprehur ngushëllime për rastin fatal në aksident komunikacioni, Thaçi ka thënë se numri i madh i aksidenteve në rrugët e Kosovës është shqetësues, duke kërkuar kujdes nga ana e qytetarëve dhe institucioneve përgjegjëse, shkruan Periskopi.

Reagimi i plotë i Presidentit:

Shumë e dhimbshme humbja e jetës së pesë anëtarëve të një familjeje, në mesin e tyre edhe fëmijë, sot në aksidentin tragjik në magjistralen Duhël-Suharekë.

U shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta të afërmve të tyre dhe gjithë qytetarëve të Komunës së Suharekës.

Është shumë shqetësues numri i aksidenteve në rrugët e Kosovës, prandaj kërkohet një kujdes më i madh, si prej qytetarëve, ashtu edhe prej institucioneve përgjegjëse, për uljen e rrezikut të aksidenteve të komunikacionit dhe të fataliteteve nga këto aksidente