Maqedoni, një i vdekur dhe dy të plagosur në një aksident trafiku

Periskopi.com Lajme

Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë në një aksident trafiku që ndodhi pas mesnatës në rrugën rajonale Prilep-Ropotov.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më 28.10.2019 në orën 00.35 në rrugën rajonale Prilep – fshati Ropotovo, një automjet i tipit “Peugeot 307” me targa të Prilepit, i drejtuar nga shtetasi me inicialet B.K (27) nga Prilep ka dalë nga rruga, automjeti është rrokullisur për disa metra dhe është kthyer në anën poshtme. Si pasojë shoferi që drejtonte automjetin ka gjetur vdekjen e menjëhershme vdiq në vendin e aksidentit, ndërsa dëmtime të rëndë kanë marrë udhëtarët e tjerë me inicialet J.B (27) dhe O.D (18) dhe janë dërguar për kurim  në Spitalin e Përgjithshëm Prilep.  Policia ndodhet ende në vendngjarje për ekspertizën për të kuptuar më detajisht shkaqet e aksidentit.