Petrol Company në krah të skamnorëve, fillon të ndërtojë edhe dy shtëpi për dy familje në nevojë

Periskopi.com Lajme

Petrol Company vendosi që familjet e Asmir Blakaj nga Peja dhe Xhevdet Veseli nga Klina, dimrin ta presin në shtëpitë e tyre.

Shumë pak kohë ka mbetur deri te ditët e ftohta të Dimrit, dhe fatkeqsisht në vendin tonë kemi shumë familje në nevojë që s’kanë kulm mbi kokë, për ti pritur ditët e ftohta që po afrohen. Por, duke falenderuar Petrol Company për vullnetin e tyre të mirë disa nga familjet në nevojë dimrin do ta presin në shtëpitë tyre të reja.

Përmes kampanjës së saj humanitare, Petrol Company tashmë po  strehon 5 familje në nevojë duke ju bërë ëndërren e tyre realitet. Deri më tani Petrol Company ka ndërtuar 3 shtëpi për familjet në nevojë dhe tashmë ka filluar ndërtimin në mënyrë intensive edhe të dy shtëpive tjera, për dy familje në nevojë dhe do t’ju dorëzoj çelësat e shtëpive para fillimit të dimrit.

Me qëllim të ndërtimit sa më shpejtë të 8 shtëpive, Petrol Company për klientët e saj dhe më gjërë ka bërë shumë oferta me shumë zbritje në çdo sektorë.

Sipas Petrol Company, ka tentativë nga njerëzit e ligë (Konkurenca) për përgaditjen e dezinformatës kundrejtë Petrol Company se si: “Petrol Company fillon ndërtimin e shtëpive për familjet në nevojë dhe lë në gjysmë”. Për ti shikuar reportazhet e familjeve në nevojë të cilave ju janë ndërtuar shtëpitë, ju lutem klikoni në videot më poshtë:

“Kjo është për tu ardhur keq të flitet pas një vullneti kaq të mirë, por përkundrazi kjo neve na jep vullnet dhe motiv që sa më shpejtë të jetë e mundur ti ndërtojmë këto dy shtëpi dhe ti identifikojmë edhe familjet tjera në nevojë që t’ua realizojmë ëndrrat e tye”,  kështu thonë udhëheqësit e këtij projekti humanitar në Petrol Company.