Në Prizren nis aksioni për pastrimin e qytetit

Periskopi.com Lajme

Për shkak të bllokimit të procesit për kontraktim të kompanive për pastrim të qytetit, Drejtoria e Shërbimeve Publike e Prizrenit prej sot do të fillojë me aksionin dhe fushatën vetëdijesuese për pastrimin e kësaj komune.

Në kuadër të këtij aksioni, për 3 ditë rresht do të bëhet largimi i pikave ilegale të mbeturinave, pastrimi, fshirja dhe kositja në 20 lokacione të ndryshme, përfshirë lagjet e ndryshme dhe zonat periferike të qytetit.

Lidhur me këtë iniciativë, Drejtoria e Shërbimeve Publike dje organizoi një takim koordinues me përfaqësuesit e kompanive vullnetare dhe OJQ-ve të ndryshme, të cilët shprehën vullnetin për t’iu bashkangjitur kësaj fushate.

Aksioni do të fillojë nga ora 11:00 nga objekti i Administratës Komunale.

Ndwrsa, po sot kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka do të presw në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jan Braathu.

Por, paraprakisht Haskuka dhe Braathu do të bëjnë mbjelljen e dy fidaneve në parkun e ri të ndërtuar nga Komuna e Prizrenit, prapa ndërtesës së Shtëpisë së Bardhë.

Për të tretën herë, aksion pastrimi te hapësira përreth stadiumit “Fadil Vokrri”

Periskopi.com Lajme

​Për të tretën herë do të organizohet aksion pastrimi te hapësira përreth stadiumit “Fadil Vokrri”, e cila shfrytëzohet si hapësirë parkingu për autobusë.

Aksioni do të fillojë në orën 12:00.

Ndërkohë, ekipi i Let’s Do It Kosova, kryetari i Komunës, Imri Ahmeti dhe zyrtarë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor zhvillojnë aksion pastrimi në Gadime të Komunës se Lipjanit, konkretisht në hapësirat përreth Shpellës së Gadimës.

Ky aksion fillon në orën 10:00.

Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” sot ka aksion pastrimi me makineri edhe në Gjakovë, te deponia që gjendet në lagjen “Carrapatok”.