IKD: Sivjet asnjë aktakuzë e ngritur për korrupsion ndaj profilit të lartë

Periskopi.com Lajme

Prokuroria Speciale edhe këtë vit vazhdon me trendin e ikjes në marrjen e përgjegjësive për trajtimin e rasteve të korrupsionit, pasi nga 1 janari 2019 e deri më 30 shtator 2019 nuk ka ngritur asnjë aktakuzë ndaj profilit të lartë për vepra penale korruptive.

Kështu u tha sot në tryezën me temën “Pandëshkueshmëria e korrupsionit”, organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it.

Në këtë tryezë u publikuan dy raporte të IKD-së, si rezultat i monitorimit dhe hulumtimit sistematik të rasteve të korrupsionit dhe rasteve tjera në fushën penale në sistemin prokurorial dhe gjyqësor, të cilat përmbajnë gjetjet, vlerësimet dhe rekomandimet për rritjen e efikasitetit të këtyre sistemeve në trajtimin e rasteve të korrupsionit dhe si të përmirësohet politika e dënimeve.

Hulumtuesja e IKD-së, Arrita Rezniqi duke prezantuar gjetjet e raportit “Dështimet speciale në luftimin e korrupsionit”, tha se Prokuroria Speciale edhe këtë vit vazhdon me trendin e ikjes në marrjen e përgjegjësive për trajtimin e rasteve të korrupsionit.

“Kjo Prokurori nga 1 janari 2019 e deri më 30 shtator 2019 nuk ka ngritur asnjë aktakuzë ndaj profilit të lartë për vepra penale korruptive. Karakteristikë tjetër e PSRK-së ndërlidhet me faktin se prokurorët në këtë prokurori nuk janë të profilizuar dhe specializuar në fusha të veçanta, përfshirë profilizimin në rastet e korrupsionit dhe krimeve ekonomike”, tha ajo.

Rezniqi bëri të ditur se politika ndëshkimore te rastet e korrupsionit ende mbetet sfidë dhe se sistemi gjyqësor ende nuk është në gjendje të zbatojë politika ndëshkimore në pajtim me Kodin Penal të Kosovës.

“Edhe gjatë kësaj periudhe raportuese numri më i madh i dënimeve të shqiptuara nga gjykatat janë dënime me kusht dhe me gjobë, pasuar nga dënimet me burgim. Sidoqoftë, viti 2019, në krahasim me vitet paraprake për herë të parë ka shënuar ngritje të numrit të dënimeve me burgim efektiv të shqiptuara nga gjykatat e Kosovës”, tha ajo.

Hulumtuesja Rezniqi po ashtu tha se viti 2019, ka vazhduar të karakterizohet me fenomenin e shtyrjes së numri të madh të seancave gjyqësore në rastet e korrupsionit dhe mungesën e transparencës dhe llogaridhënies publike nga sistemi gjyqësor dhe ai prokurorial.

Ndërsa, hulumtuesi i IKD-së, Gzim Shala ka prezantuar gjetjet e raportit “Politika e dënimeve në Kosovë”, sipas të cilit Udhëzuesi për Politikën Ndëshkimore në Kosovë, i nxjerrë nga Gjykata Supreme e Kosovës më 15 shkurt 2018, nuk ka gjetur zbatim në praktikë, por ka mbetur një dokument në letër.

Hulumtimi dhe analizimi i 73 aktgjykimeve, të cilat hyjnë në kategori të ndryshme të veprave penale, e në të cilat gjykatat kanë vendosur me aktgjykime dënuese, sipas Shalës tregojnë dy dukuri.

“E para është se në sistemin gjyqësor të Republikës së Kosovës nuk kemi të bëjmë me një praktikë të uniformuar në parim, e cila më pastaj do të konkretizohej varësisht prej specifikave të një rasti. Dhe e dyta, se asnjë pjesë e udhëzuesit nuk është zbatuar në nivel të kënaqshëm, që ndryshe mund të përkthehet se udhëzuesi është pothuajse i pazbatuar në praktikë”, tha ai.

Shala tha se përpos arsyetimit, shabllone ka edhe te dënimi i shqiptuar, dhe veçanërisht te pjesa e korrupsionit, me arsyetimin se nga 34 dënime me burgim efektiv dhe me kusht në rastet e korrupsionit, plot 23 prej tyre janë dënime me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë muajve.

“Sa i përket ashpërsisë së dënimeve, gjetjet tregojnë se nga të gjitha kategoritë që janë analizuar në këtë kapitull, politika më e butë ndëshkimore është tek rastet e korrupsionit. Madje, dënimet në rastet e korrupsionit kanë qenë më të buta se sa në rastet të cilat gjykohen në Departament të Përgjithshëm. Nga totali i dënimeve të shqiptuara në aktgjykimet e analizuara në këtë raport nga kapitulli i korrupsionit, gjykatat kanë shqiptuar gjithsej 14 aktgjykime me burgim efektiv. Por, prej këtyre 14 dënimeve me burgim efektiv, gjykatat 9 prej tyre i kanë shndërruar në dënim me gjobë, që nënkupton se kemi vetëm 5 aktgjykime me burgim efektiv, derisa 9 të tilla janë identifikuar në kapitullin e veprave penale të cilat gjykohen në Departamentin e Përgjithshëm”, tha Shala.

Ai ka shtuar se nga 25 aktgjykimet e analizuara për këto raste, gjykatat në vetëm një rast kanë shqiptuar edhe dënim plotësues, ndërsa këtë nuk e kanë bërë në 24 aktgjykime të tjera.

Drejtori i INL për Kosovë-Departamentit Amerikan të Shtetit, Shawn Waddoups tha se Ambasada amerikane do t’i mbështesë gjykatësit dhe prokurorët për të aplikuar Udhëzuesin për Politikë Ndëshkimore në mënyrë efikase. Ai gjithashtu ftoi të gjithë akterët e institucioneve të drejtësisë që të bashkëpunojnë për luftimin e korrupsionit dhe zbatimin e ligjit në Kosovë.

Ndërsa, kryesuesi i KGJK-së, Skënder Çoçaj, tha se ka progres në luftimin e korrupsionit, por nuk është i kënaqur me nivelin e këtij progresi, për çka ai kërkoi të punohet më shumë në këtë drejtim.

Duke folur për Udhëzuesit për Politikë Ndëshkimore, Çoçaj tha se është në fazën fillestare të implementimit dhe se sipas tij është duke u punuar në drejtim të zbatimit të këtij udhëzuesi në praktikë.

Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci tha se Udhëzuesi për Politikë Ndëshkimore nuk mund të bëhet i obligueshëm, por në bazë të tij mund të përmirësohet sistemi, derisa drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj tha institucionet e drejtësisë mund të bëjnë më shumë në luftimin e korrupsionit.

Lidhur me këtë temë ka pasur debat përmbajtësor edhe nga pjesëmarrësit në tryezë, ndër të cilët ishin kryetarët dhe kryeprokurorët e të gjitha niveleve të gjykatave dhe prokurorive, gjykatës, prokurorë, përfaqësues të institucioneve të pavarura, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare dhe ambasadave të huaja në Kosovë, përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe mediat.

 

Rrecaj: Deri në tremujorin e 2020 do t’i kemi aktakuzat e para nga Specialja

Periskopi.com Lajme

Avokati Tahir Rrecaj ka folur për shtimin e aktivitetit të Gjykatës Speciale e cila së fundi ka shpeshtuar ftesat për intervistim ndaj ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Rrecaj ka thënë se intensifikimi i ftesave për intervistim, tregon se Dhomat e Specializuara janë në përfundim të hetimeve.

”Për herë te fundit në Hagë kam qenë në fillim të muajit gusht. Kërkesa ime ka qenë që intervista të ndodhë në Kosovë. Kanë ardhur një numër i madh ftesash brenda një dite. Kjo tregon se Dhomat e Specializuara kanë shtuar aktivitetin në përfundimin e hetimeve sepse të gjitha rastet janë në fazën e hetimeve”.

”Qëllimi i hetimit është grumbullimi i provave dhe grumbullimi i fakteve lidhur me personat që dyshohet se kanë kryer veprat. Nëse sigurojnë prova të mjaftueshme që mbështesin dyshim të bazuar, pritet të ngritën edhe aktakuzat”.

”Është çështje e prokurorëve të rastit, sepse nuk kemi informacione të ndara për secilin rast se për çka kanë siguruar prova. Nëse prokurori s’mund të sigurojë prova të mjaftueshme që mbështeten në një dyshim, atëherë pushohen hetimet.

Siç tha në Info Magazinën e Klan Kosovës, ai nuk beson që do të ketë të akuzuar në një numër të ngjashëm sikurse ata që u ftuan për tu intervistuar.

”Besoj që do të ketë aktakuza, jo në këtë numër sipas organizatës së UÇK-së mbi 120 persona të ftuar për intervistë. Nuk është reale të ketë mbi 100 persona të akuzuar por pritet ditëve në vazhdim si do të rrjedhin gjërat”.

”Deri në fund të këtij vitit, deri në tremujorin e vitit të ardhshëm mendoj që do t’i kemi aktakuzat e para”, shprehet ai.

”Nuk e kam vlerësuar të arsyeshme që t’i publikoj emrat dhe rastet e tyre, sepse nuk është korrekte të keqpërdoren emrat e tyre. Më vjen keq që ka ndodhur rastet e tilla por, jam avokat i akredituar dhe respektoj identitetin e secilit. Janë luftëtarë të luftës, por nga ajo që kam dëgjuar nga dëshmitë e tyre nuk ka pasur ndonjë informacion që do të bëjë pjesë lidhur me vërtetimin e ndonjë fakti”.

”Njëri është gazetar i luftës e tjetri është dyshuar si civil që ka qenë pjesë e luftës. Nuk është numri i kufizuar, por s’mund të merresh me një rast të dyshuar konkret në një procedurë të përbashkët. Në një procedurë unë s’mund t’i mbrojë pesë persona sepse ka konflikt interesi”.

”Klienti im është intervistuar për dy ditë rresht në Prishtinë, e ky i fundit për dy ditë rresht në Hagë. Por gjatë hetimit prokurori siguron prova materiale dhe vlerëson nëse ka vend për ngritje të aktakuzës apo jo. Nëse pushohet hetimi, njoftohet me aktvendim që për një person të caktuar ka pushuar hetimi”.

 

 

Brenda 24 orëve Prokuroria e Shtetit ka ngritur 103 aktakuza

Periskopi.com Lajme

Prokurori e Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 103 aktakuza kundër 111 personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë 12 persona, si dhe janë bërë 3 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 3 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Më poshtë gjeni raportin e plotë 24 orësh të Prokurorit të Shtetit:

Prokurori i Shtetit ka bërë 1 kërkesë për sekuestrim të një veture, për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare“.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh. Po ashtu, nga kjo Prokurori janë ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë  24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të  dyshuar për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore e Pejës, ka bërë kërkesë për caktimin  e masës se paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për veprën penale “Fajde”.  Gjithashtu kjo prokurori, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur shtatë  (7) aktakuza  ndaj shtatë (7) personave për shkak të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzetenëntë (29) aktakuza, kundër njëzetenëntë (29) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të një veture, për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare“. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur njëzetenëntë (29) aktakuza kundër tridhjetë (30) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.

  1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
  2. Prokuroria Themelore Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti  dyshohet  se ka kryer veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Lëndimi trupor”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”, si dhe një (1) person, pasi që i njëjti  dyshohet  se ka kryer veprën penale “Detyrimi”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhja”, si dhe një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Trafikimi me njerëz”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale ”Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja grabitqare”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhunimi”

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Keqpërdorimi i sigurimit”

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprat penale “Kanosja” dhe “Vrasja në tentativë”.

  1. Prokuroria Themelore Prizren:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar për 48 orë, katër (4) persona, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm janë ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;

Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve komunale”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi” lidhur me “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Sulmi”, “Lëndimi i lehtë trupor” lidhur me “Dhuna në familje”.

  1. Prokuroria Themelore Pejë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë  24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të  dyshuar për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar gjatë kryerjes se detyrave zyrtare”. Të dyshuarit  me aktvendim të prokurorit të shtetit janë  dërguar në ndalim 48 orësh.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

Prokuroria Themelore e Pejës, ka bërë kërkesë për caktimin  e masës se paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për veprën penale “Fajde”.

Aktakuzat:

Dy (2) aktakuza për veprën penale “Blerja, posedimi i paautorizuar i narkotikëve”

Një (1) aktakuzë për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”

Një (1) aktakuzë për veprën penale “Falsifikimi i parasë”

Një (1) aktakuzë për veprën penale “Vjedhje shërbimeve”

Një (1) aktakuzë për veprën penale “Vjedhje e pyllit”

  1. Prokuroria Themelore Gjilan:

Aktakuzat:

Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur njëzetenëntë (29) aktakuza, kundër njëzetenëntë (29) personave, për këto vepra penale:

Nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Kanosja’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Përvetësimi në detyrë’’ dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare’’.

  1. Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Aktakuzë:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Lëndim i lehtë trupor”, lidhur me veprën penale “ Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Kanosje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Vjedhja e shërbimeve”.

  1. Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Sekuestrimet e përkohshme:

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të një veture, për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare“.

Aktakuzat:

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëzetenëntë (29) aktakuza kundër tridhjetë (30) personave, për vepra të ndryshme penale.

Njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve komunale“;

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë“;

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Armëmbajtje pa leje“;

Tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhje e rëndë“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhunë në familje“;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge“;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje pylli“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje“.

  1. Prokuroria Themelore në Ferizaj:

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të pandehur, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale

Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kudër një (1) personi për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”

Ndërsa, Departamenti  Përgjithshëm, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për  veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për  veprën penale “Falsifikimi i dokumentit”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për  veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për  veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për  veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për  veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për  veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për  veprën penale “Vjedhje pylli”

 

Apeli konfirmon akuzat e “Prontos”

Periskopi.com Lajme

Gjykata e Apelit i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave, për të akuzuarit Adem Grabovci, Zenun Pajaziti, Njazi Kryeziu, Besim Beqaj, Ismet Neziraj, Sedat Gashi, Fatmir Shurdhaj, Rexhë Abazi, Arbenita Pajaziti dhe Xhavit Dakaj.

Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë i datës 5 mars 2019 ka mbetur në fuqi.

Sipas aktakuzës së prokurorisë, të gjithë këta po akuzohen se në formë të bashkëpunimit- bashkëkryerjes, kanë kryer veprës penale “Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës” nga neni 193 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit, në aktvendimin e kundërshtuar, gjykata e shkallës së parë, ka dhënë në mënyrë të mjaftueshme për këtë fazë të procedurës penale, arsye lidhur me dyshimin e bazuar mirë, rreth provave të kundërshtuara, dhe se drejt ka vërtetuar se ekzistojnë prova të mjaftueshme të pranueshme në aspektin ligjor-procedural, për të vazhduar më tutje.

Se a do të vërtetohet fajësia e tyre, mbetet të shqyrtohet gjatë fazave të ardhshme të procedurës penale dhe shqyrtimit kryesor të çështjes, e që në këtë fazë të procedurës penale fajësia nuk mund të supozohet as nga gjykata e as nga palët.